Category Archives: Psychology

Sleep Paralysis – “Paralyzed while Dreaming”

You are sleep, your body becomes paralyzed, you can’t speak, and no matter how hard you try to shake a finger or foot to wake up, you just can’t. While in a paralytic state, you hear voices whispering in your ear. You can feel someone breathing down your neck. You see demonic images, monsters, or ghosts that climb on top of your body and suffocate you, causing your body to become heavy and making it hard to breathe. For seconds or either minutes, you attempt to scream out and push these demonic figures off of your body. Then you wake up peacefully in a quiet room, in your own bed breathing normally as if nothing ever happened.

Lisa Ronkowski Photography

You experienced something called Hallucinatory Sleep Paralysis (HSP). Sleep Paralysis is a condition when you feel conscious but your body can’t move, which is a sign your body is not moving smoothly through the stages of sleep. Hallucinatory Sleep Paralysis is when you hallucinate while in the sleep paralysis stage.

Many people have linked alien abductions and other supernatural phenomena after experiencing one of these episodes. Each occurence is different and can take place anywhere while dreaming. However, most people who link their experience to something supernatural are usually unaware of what their body is experiencing.

Most religious people call it the “Devil riding your back”. Others will say it is your spirit jumping outside of your body, or an outer body experience. However, doctors have found this is simply a sleeping disorder.

I did research on this  condition and found there are millions of people who experience this sleeping “disorder”. For me it usually occurs when I wake up in the middle of the night and can’t fall back to sleep, growing very tired until my body finally shuts down, then the episodes begin.

I feel like my eyes are open but when in reality, they are closed. I can see everything around me but I can’t move. Then a door will open and an  image will walk towards me, I may hear a voice in my ear or feel the person or thing getting closer to my body.

Most of the time, it happens while I am sleeping on my back and the figure will climb on me and start choking me. I have experienced these episodes back to back and I’ve found myself waking up in another dream about seven different times. Each time I felt I was shaking myself out of one dream and waking in another, or maybe it was the same dream, but each time the setting was different and I was attacked by a different demon.

It is an unpleasant experience, but I have gotten so used to it after having over a hundred episodes  in my life time that when I see images I talk back, challenge them, and curse them out because I know it is not real. This is my coping method. It has helped me get used to being attacked so I won’t feel helpless; I scare the demons away, at least that’s what I tell  myself when in reality, it’s just me waking up. It’s psychological.

I am not sure if someone else can wake you out of this type of dream or the effects it may have if they do. I know there are some people who will say it is best not to wake someone out of a nightmare, but to me, this is beyond a nightmare. There  is something physically happening to your body; it’s not just a dream. I would love someone to shake me out of it.

There are some people who say they don’t try to come out of it; they just fall asleep and will automatically wake up. But personally, I hate the feeling of barely being able to breathe and would never allow myself to fall into it.

Other Examples

Some people have stated they were raped or attacked by strangers or people and can see and feel the pressure of the act, but can’t move. This can be very terrifying, especially if the person is not aware that they are asleep and that what is happening is not real. When you are explaining this to some people, they may look at you as if your crazy, especially if they have never experienced it themselves. Fortunately, it is not a mental or psychological disorder.

Our minds can play tricks on us.

 

Additional Information

 “When Does Sleep Paralysis Usually Occur?

Sleep paralysis usually occurs at one of two times. If it occurs while you are falling asleep, it’s called hypnagogic or predormital sleep paralysis. If it happens as you are waking up, it’s called hypnopompic or postdormital sleep paralysis.

What Happens With Hypnagogic Sleep Paralysis?

As you fall asleep, your body slowly relaxes. Usually you become less aware, so you do not notice the change. However, if you remain or become aware while falling asleep, you may notice that you cannot move or speak.

What Happens With Hypnopompic Sleep Paralysis?

During sleep, your body alternates between REM (rapid eye movement) and NREM (non-rapid eye movement) sleep. One cycle of REM and NREM sleep lasts about 90 minutes. NREM sleep occurs first and takes up to 75% of your overall sleep time. During NREM sleep, your body relaxes and restores itself. At the end of NREM, your sleep shifts to REM. Your eyes move quickly and dreams occur, but the rest of your body remains very relaxed. Your muscles are “turned off” during REM sleep. If you become aware before the REM cycle has finished, you may notice that you cannot move or speak.”

http://www.webmd.com/sleep-disorders/guide/sleep-paralysis

Leave a comment

Filed under Psychology

Burhus. F. Skiner

skinnerB.F. Skiner lindi në 1904, në Pensilvani, SHBA. I ati ishte gjykatës ndërsa e ëma një shtëpiake.

Edukimi që mori në fëmijërinë e hershme ishte tipik i stilit të vjetër që theksonte rregullat, ndershmërinë dhe punën rigoroze. Burhus Skineri ishte një fëmijë aktiv që i pëlqente mësimet dhe konstruktimet e objekteve. Në moshën 16 vjeçare, i vdes i vëllai nga një hemoragji cerebrale. Në rininë e tij të hershme, Skineri dëshironte të bëhej shkrimtar. Për t’ia arritur këtij qëllimi mbas diplomimit, ai ndërtoi edhe një studio në papafingon e prindërve. Megjithatë karriera e tij si shkrimtar nuk po ecte dhe ai vendosi të jetoje për pak kohë si artist bohem në Nju Jork. Gradualisht njihet me punën e një sërë bihejvioristeve dhe vendos të studiojë për psikologji në Harvard. Brenda një kohe të shkurtër mbaron masterin dhe doktoraturën, madje qëndron atje për të bërë edhe hulumtime deri në vitin 1936. Më pas shpërngulet në Mineapolis për të dhënë mësim. Aty njeh edhe gruan e tij të ardhshme.  Me 1945 u bë kryetari i departamentit të psikologjisë në universitetin Indiana. Më 1948, ftohet nga Harvardi për të dhënë mësim ku kaloi pjesën tjetër të jetës. Skineri ishte një psikolog dhe akademik mjaft aktiv dhe punonte sipas një rregjimi strikt. Në moshën 40 vjeçare kalon një periudhë depresive dhe i rikthehet edhe njëherë të shkruarit. Si rezultat i kësaj del libri Ëalden II që tregon për një komunitet të udhëhequr nga principet bijehvioriste. Në vitet 70-të, Skineri ishte gjithashtu një psikolog i famshëm edhe nga publiku i gjerë dhe fotoja e tij u shfaq në ballinën e revistës TIME. Vdes në vitin 1990 nga leuçemia duke lënë pas një punë voluminoze dhe mjaft influenciale.

Mirror: vitrina.edu.al

Leave a comment

Filed under Psychology

CARL JUNG

jungKarl Jungu lindi në 1875 në një fshat zvicerian të Kesevillit. Ai ishte pjesë e një familje të madhe, fetare dhe të edukuar. I ati ishte famulltar vendi. Gjithashtu edhe disa nga xhaxhallaret e tij  ishin  klerike.  Jungu  filloi të  mësonte  latinishten  qëkur  ai  ishte  gjashtë  vjeç  dhe  më  ps gradualisht disa prej gjuhëve të huaja kryesore. Interes zhvilloi edhe për letërsinë, shoqërinë dhe për kulturat e ndryshme. Përveç gjuhëve më moderne perëndimore, Jungu mund të lexonte disa gjuhë antike, përfshirë sanksritishten, gjuhën e librave të shenjtë  indianë.  Si adoleshent Jungu ishte mjaft i vetmuar, nuk e vriste mendjen dhe aq për shkollën dhe e kishte inat kompeticionin. Ai shkoi në një shkollë në Basel, Zvicër, ku u kthye në një objekt ngacmimesh të xhelozisë së të tjerëve. Ai filloi të përdorte sëmundjen si pretekst, duke zhvilluar edhe një prirje që t’i binin të fikët nëse ishte nën presion.  Edhe pse zgjedhja e parë e tij ishte arkeologjia, më pas, ai iu vu mjekësisë në Universitetin e  Baselit. Ndërkohë që punonte me neurologun e famshëm Kraft – Ebing,  ai u  orientua nga psikiatria.  Pas  diplomimit,  zuri një pozicion  në Spitalin  Mendor Burghoeltzli  në  Zyrih  nën  mbikëqyrjen  e  Juxhin  Blojerit,   një  ekspert  (dhe  emërtues)  i skizofrenisë. Në 1903, ai u martua me Ema Rauschenbachun. Në të njëjtën kohë që jepte mësim në  Universitetin  e  Zyrihut  dhe  ushtronte  praktikë  private,  shpiku  asosacionin  e  fjalëve! Si admirues i hershëm i Frojdit, më në fund arriti ta takonte në Vjenë në 1907. Thuhet se pasi u takuan, Frojdi anulloi të gjitha takimet e tij atë ditë dhe ata folën për plot 13 orë; i tillë ishte impakti i takimit të këtyre dy mendjeve të mahnitshme! Frojdi sigurisht filloi ta shihte Jungun si princin e kurorëzuar të psikoanalizës dhe pasuesin e tij. Por Jungu nuk i ishte dhënë krejtësisht teorisë së Frojdit. Marrëdhënia e tyre kishte filluar të  ftohej në 1909, gjatë një udhëtimi në Amerikë. Ata po zbaviteshin duke analizuar ëndrrat e njëri-tjetrit, kur Frojdi duket se tregoi mjaft rezistencë ndaj përpjekjeve të Jungut  për ta analizuar. Më së fundi, Frojdi tha se duhej  të ndaleshin, pasi ai kishte frikë se do të humbiste autoritetin e tij! Jungu u ndje shumë i ofenduar. Lufta e Parë Botërore ishte një periudhë e dhimbshme vetë -ekzaminimi për Jungun. Megjithatë ishte  fillimi i një  prej teorive më interesante të personalitetit që bota ka parë ndonjëherë. Pas luftës, Jungu udhëtoi gjatë, duke vizituar fise tribu në Afrikë, Amerikë dhe Indi. Ai doli në pension në 1946 dhe filloi të largohet nga vëmendja publike pas vdekjes së të shoqes në 1955. Ai vdiq në 6 qershor 1961 në Zyrih.

Adem Tamo

“Keshillimi dhe Psikoterapia”. 2007

Leave a comment

Filed under Psychology

PSE NJERIU KERKON MBESHTETJE?

dupportMSc. Anisa Subashi

Një grup i veçantë njerëzish që preferojnë të jetojnë vetëm për kohë të gjata janë eremitët, të cilët jetojën në vende të vetmuara dhe nuk kanë parë njerëz për kohë me radhe. Por pak nga ne kanë kënaqësi ta bëjnë diçka të tillë. Psikologë që e kanë studiuar këtë fakt paraqesin dy arsye se pse njerëzit nuk duan të qëndrojnë vetëm për kohë të gjata: së pari, sepse me të tjerët njeriu është më i qetë, më i ngushëlluar dhe më i siguruar, dhe së dyti, sepse të tjerët na sigurojnë një informacion se çfarë do të reagojmë në situatat e frikshme. Kur njeriu është i rrethuar nga të tjerët, ai mund të ballafaqohet me ta dhe të shohë nëse ata, të tjerët, kur ndodhen në një situatë të rrezikshme ia dalin mbanë apo jo.
Eksperimente të tjera që janë zhvilluar nga studiues të tjerë, kanë treguar se njerëzit kanë nevojë të ndihen të rrethuar nga të tjerë sepse në këtë mënyrë atyre iu ulet niveli i frikës dhe i ankthit.
Një arsye tjetër se pse njeriu do të jetë në shoqërinë e të tjerëve është se ai ka nevojë të krahasohet me të tjerët, si dhe të arrijë të gjejë një nivel vetëvlerësimi për vetveten.
Folëm pra, se njeriu ka nje nevojë të arsyeshme që të shoqërohet me të tjerët. Por kjo nevojë nuk mbaron këtu. Komunikimi i njeriut shkon përtej këtij limiti, sepse kërkohet miqësia, tërheqja, dashuria, intimiteti, dhe të gjitha këto kanë mjaft rëndësi për jetën sociale të njeriut.

Leave a comment

Filed under Psychology

Mekanizmat mbrojtes sipas Teorise Psikanalitike

fredeuJeta sipas Frojdit  nuk  është një kafshatë e lehtë. Përballja me rreziqet  natyrore dhe  fizike, përballja me të tjerët dhe më shoqërinë shkaktojnë ankth. Ankthi është bashkëshoqërues i njeriut në jetë dhe në mënyrë që ta shmang atë atij i duhen disa mekanizma mbrojtës. Mekanizmat mbrojtës vihen në punë nga Egoja, kryesisht në mënyrë të pavetëdijshme. Ata shërbejnë për të fashitur ankthin dhe për të mos lënë  Egon të rrënohet prej tij. Frojdi renditi tetë mekanizma mbrojtes. Vajza e tij Ana Frojd i shtjelloi ato më  tepër  dhe e shtoi listen me disa të tjerë. Mekanizmat mbrojtës frojdiane janë nga më të thjeshtët tek më komplekset.

 

Mohimi është një nga mekanizmat më primitivë. Ai ka të bëje me mohimin e stimulit apo ngjarjes që  shkakton ankth. Në këtë mënyrë bllokohen ngjarjet e jashtme prej vetëdijes. Kur ngjarje është e papërballueshme personi thjesht e mohon atë. Nëse një situatë është e tepërt për t’u përballuar, personi thjesht  refuzon ta përjetojë atë. Siç mund ta imagjinoni ky është një mekanizëm mbrojtës primitiv dhe i rrezikshëm: nuk i shpëton dot për shumë kohë realitetit! Psh një nënë mund të mohojë që fëmija i saj ka vdekur apo ka një sëmundje të rëndë.

 

Represioni (ndrydhja) është shtytja e kujtimeve të padëshiruara në pavetëdije. Nëse një ngjarje që ka ndodhur prodhon ankth në një nivel shumë të lartë, Egoja automatikisht e shtyn atë tepër thellë aq sa të mos shkaktojë më shqetësim. Në shumicën e rasteve këto ngjarje nuk pluskojnë në pavetëdije. Ato na kujtohen vetëm kur dikush tjetër rrëmon në historinë tonë apo na i kujton.

 

Zhvendosja është ridrejtimi i nje impulsi drejt një drejtimi tjetër. Kjo ndodh kur ne kemi frikë ta drejtojme impulsin tonë drej një personi. Nëse impulsi, dëshira është në rregull, por personi ku e drejton  është  kërcënues,  ju  mund  ta  zhvendosni  tek  një  person  ose  diçka  që  shërben  si zëvendësues simbolik. Psh një vartës e urren  shefin e tij por nuk mund t’ia shprehë urrejtjen haptas atij dhe kështu kur kthehet në shtëpi i bërtet fëmijës së tij. Dikush që urren nënën mund ta represojë urrejtjen, por ta drejtojë atë tek gratë në përgjithësi. Dikush që nuk ka patur mundësinë të dojë dikë, mund ta zëvendësojë qenien njerëzore me mace apo qen. Dikush që ndjehet i sikletosur me dëshirën e tij seksuale për një person real mund ta zëvendësojë atë me një fetish. Dikush që është i frustruar nga shefat e tij ose të saj mund të shkojë në shtëpi, të godasë qenin, të rrahë një antar familjeje ose të përfshihet në djegie të kryqit. Kthimi kundër vetes është një formë shumë e veçantë e zhvendosjes, ku vetë personi bëhet objekti i zëvendësimit. Zakonisht përdoret në emocionet e urrejtjes, zemërimit dhe agresivitetit, më tepër sesa impulset pozitive, dhe është një shpjegim frojdian për shumë nga ndjenjat tona të inferioritetit, fajit ose depresionit. Ideja se depresioni është rezultat i zemërimit që ne refuzojmë ta njohim pranohet nga shumë njerëz, frojdianë dhe jo frojdianë.

 

Formimi i reagimit është ndryshimi i një impulsi të papranueshëm  në të kundërtën. Psh një njëri i cili është i prirur drejt instikteve seksuale, në mënyrë që të mbrihet prej tyre hidhet në ekstremin tjetër dhe bëhet një aktivist kundër pornografisë. Kështu një fëmijë i inatosur me të ëmën, mund të kthehet në tepër i shqetësuar për të dhe të shfaqë në mënyrë dramatike afeksionin për të. Një fëmijë i abuzuar mund të vrapojë drejt prindit abuzues. Ose dikush që s’mund ta pranojë një impuls homoseksual, mund të deklarojë se ndjen neveri nga homoseksualët.

 

Projeksioni është mveshja e ndjenjave dhe mendimeve të tua tjetrit. Ai ka të bëjë me prirjen për të parë dëshirat e papërshtatshme të vetes tek njerëz të tjerë. Me fjalë të tjera, dëshirat janë aty, por nuk janë më dëshirat e tua. E pranoj se sa herë dëgjoj dikë që thotë se sa agresiv është dikush tjetër, apo sesa perversë janë, vras mendjen nëse ky person ka vetë prirje agresive apo seksuale në  brendi  të  vetes,  që  më  mirë  të  mos  e  pranonte.  Më  lejoni  t’ju  jap  disa  shembuj:  një bashkëshort, i mirë dhe i ndershëm, tërhiqet jashtëzakonisht nga një grua lozonjare. Por në vend që të njohë këtë epsh të vetin, ai fillon të bëhet tepër xheloz për të shoqen, duke u shqetësuar vazhdimisht për besnikërinë e saj e kështu me radhë.  Psh nëse nuk të pëlqen dikush në vend që ta pranosh që nuk  e ke qejf ia mvesh atij ndjenjat e tua duke thene se ai nuk të ka qejf ty.

 

Regresi  është  një  kthim  mbrapa  në  një  fazë  më  të hershme  të zhvillimit.  Kur  ne  jemi të shqetësuar apo të  frikësuar, sjelljet tona shpesh bëhen më fëminore ose primitive. Kjo ndodh sepse stimuli që shkakton ankth është i papërballueshëm. Kështu personi kthehet mbrapa në një fazë më të hershme ku ai ka qënë ndjerë mirë. Fëmija mund të fillojë të thithë gishtin sërish ose të lagë në shtrat kur u duhet të kalojnë ca kohë në spital. Adoleshentët mund të jenë nervozë kur të sillen në një situatë sociale ku ndodhet edhe seksi tjetër. Një student fakulteti mund të dojë të marrë me vete një lodër nga shtëpia. Një mbledhje e njerëzve të civilizuar mund të kthehet në një turmë të dhunshme nëse i nxit të besojnë se mirëqenia e tyre vihet në rrezik. Ose një burrë më i vjetër pasi ka kaluar 20 vjet në një kompani dhe  tani e gjen veten të papunë, mund të zërë poltronën dhe të kthehet në një fëmijë të varur nga e shoqja. Ku strehohemi kur ndeshemi me stres? Në periudhën më të afërt në jetë, kur jemi ndjerë të sigurtë dhe të  shëndetshëm, sipas teorisë frojdiane. Psh nëse ngelja në provim shkakton shumë ankth një vajzë mund të kthehet mbrapash në zhvillim duke futur gishtin në gojë e duke bërë si një fëmijë në mënyrë që të ndihet më mirë.

 

Zhbërjka të bëjë me veprime apo rituale “magjike” që bëhen për të fshirë mendime apo ndjenja të  pakëndshme që kanë ndodhur. Ana Frojd përmend një shembull të një djali i cili e recitonte alfabetin mbrapsht sa herë që kishte një mendim seksual, apo do të kthehej dhe do të pështynte sa herë që takonte një djalë t jetër  që kishte të njëjtin  pasion  si ai  në  lidhje  me masturbimin.

 

Introjeksioni, i quajtur identifikim, është përvetësimi i karakteristikave të personalitetit të dikujt tjetër, pasi kështu  zgjidh disa vështirësi emocionale. Për shembull, një fëmijë që lihet vetëm vazhdimisht, mund të përpiqet të  kthehet në “mama” për të zvogëluar frikërat e saj. Mund t’i shohësh që u thonë kukullave apo kafshëve që të  mos  kenë frikë. Nga ana tjetër, shohim një fëmijë më të rritur ose një adoleshent që imiton heroin e tij të preferuar në muzikë ose në sport në përpjekje për të vendosur një identitet.

 

Racionalizimi është shndërrimi mendor i “fakteve” për ta bërë një ngjarje apo një impus më pak kërcënues. Ne e bëjmë këtë mjaft shpesh në nivel të vetëdijshëm kur e shfajësojmë veten. Por për shumë njerëz me ego të ndjeshme, shfajësimi vjen kaq i natyrshëm saqë nuk jemi të vetëdijshëm për këtë gjë. Me fjalë të tjera, shumë prej nesh janë të përgatitur për të besuar në gënjeshtrat që ngremë vetë.

 

Sublimimi është transformimi i një impulsi të papranueshëm, qoftë ai seks, zemërim, frikë apo çfarëdo në një formë më të pranueshme shoqërisht, madje edhe produktive. Kështu dikush me një ndjenjë të forte armiqësie mund të bëhet gjuetar, kasap, futbollist ose ushtarak. Dikush që vuan nga një ankth i tepërt mund të kthehet në një organizues, tregtar, shkencëtar. Dikush me dëshira të forta seksuale mund të kthehet në artist, fotograf, shkrimtar e kështu me radhë. Për Frojdin në fakt, të gjitha aktivitetet krijuese ishin sublimime dhe sidomos të impulsit seksual.

 

Burimi:

Tamo, A. (2007) “Keshillimi dhe Psikoterapia”.

Pasqyra: MSc.  Desarta Spahiu – vitrina.edu.al

Leave a comment

Filed under Psychology

Sjellja anormale

tettKur një individ nuk është në gjendje ti përshtatet si duhet jetës së përditëshme, ai vuan nga ndonjë ç’rregullim. Format më të lehta të sjelljes anormale quhen ç’rregullime te ankthit. Gjendjet anormale më të rënda përfshijnë depresionin dhe skizofreninë. Psikologët po përpiqen të zbulojnë shkaqet e sjelljeve anormale në mënyrë që t’i trajtojnë ato sa më efektivisht.

Artikulli i Deivid Rozenhanit ( David Rosenhan) i vitit 1973, “Të jesh me mendjen në vend mes të çmendurve”, është një studim klasik për të diagnostikuar sjelljen anormale.Ai vë në dukje se shpesh gjykohet qe të sëmurët mendorë shfaqin simptoma të veçanta që mund të kategorizohen në mënyrë të tillë, që ata të dallohen prej njerezve normalë. Për të vërtetuar këtë supozim, Rozenhan realizoi pranimin e tetë personave normalë në spitale psikiatrike për diagnostikim dhe trajtim.
Tetë “pseudopacientët” e Rozenhanit përfshinin një student të vitit të fundit, tre psikologë, një psikiatër, një mjek, një piktor dhe një amvisë. Në këtë grup tre ishin gra dhe pesë burra. Ata u pranuan në 12 spitale psikiatrike, si ne lindje ashtu dhe në perëndim të vendit. Spitalet ishin të ndryshëm për nga madhësia, vjetërsia, orientimi i punës kërkimore, si dhe për nga raporti personel-pacient.
Kur u paraqitën në zyrat e pranimit të spitaleve, pseudopacientët u ankuan se dëgjonin zëra. Ata thonin se zërat ishin të paqartë , por dukej sikur thërrisnin fjalët “bosh”, ” i zbrazët”, “zhurmë e mbytur”. Me përjashtim të ankimit për këto simptoma dhe faktit që dhanë emra dhe profesione të rreme, pseudopacientët u treguan shumë të ndershëm në përgjigjet e tyre ndaj të gjitha pyetjeve. Ata i përshkruan me korrektesë marrëdhëniet e tyre me njerëzit e tjerë, gëzimet dhe hidhërimet. Asnjë prej këtyre gjendjeve nuk mund të quhej patologjike. Por menjëherë pas pranimit në spital, ata pushuan së ankuari nga ndonjë simptomë dhe silleshin “normalisht”, duke u përpjekur kështu për të dalë nga spitali.
Gjatë kohës së qëndrimit në spitalet psikiatrike, pseudopacientët bisedonin lirisht me pacientët e vërtetë dhe me personelin. Të pyetur se si ndjeheshin ata përgjigjeshin se tani nishin fare mirë dhe se nuk ndjenin ndonjë simptomë. Bashkëpunonin plotësisht me personelin,( përveç faktit që nuk pinin ilaçet). Pseudopacientët mbanin shënim për vëzhgimet që bënin në spital. Në fillim këto shënime i mbanin fshehurazi, por më pas u pa qartë që askush nuk çante kokë se ç’benin ata në pavion, kështu që pseudopacientët i mbanin shënimet haptas.
Pacientëve të Rozenhanit u thanë se duhet të punonin për të dalë sa më parë nga spitali. Kjo i motivoi ata për të bashkëpunuar plotësisht dhe për t’u sjellë sa më normalisht që ishte e mundur. Raportet nga personeli i spitalit më vonë konfirmuan se pseudopacientët ishin dashamirës, bashkëpunues dhe silleshin normalisht gjatë gjithë kohës./ ©Graffox
Megjithatë pseudopacientët jo vetëm që nuk u zbuluan se ishin të sëmurë të vërtetë, por shtatë prej tyre u diagnostikuan se vuanin nga skizofrenia, (një ç’rregullim mendor serioz) kur u pranuan në spital, dhe dolën nga spitali me diagnozën “Skizofreni në rënie”. Në rënie do të thotë se pacienti nuk shfaq më simptomat e ç’rregullimit, por ai ose ajo mund të fillojë t’i shfaqë ato në të ardhmen. Kjo diagnozë, vë në dukje Rozenhani, do të thotë që spitalet i shikonin pseudopacientët sikur ata të vazhdonin të kishin ç’rregullime psikike, megjithëse ata nuk shfaqnin simptoma të të qënit anormalë.
Ata u mbajtën në spitale mesatarisht për 19 ditë (nga shtatë deri në pesëdhjetë e dy ditë) dhe gjatë kësaj periudhe personeli mjekësor nuk i vuri në dyshim motivet e tyre. çuditërisht, pati pacientë të tjerë që dyshuan se ata po shtireshin. Gjatë tre shtrimeve të para, 35 nga 118 pacientët e spitalit shprehën dyshimin se pseudopacientët ishin normalë. Disa pacientë madje i akuzuan pseudopacientët se ishin gazetarë ose profesorë të ardhur për të kontrolluar spitalin.
Duke parë që personat normalë u diagnostikuan kaq lehtë si anormalë, Rozenhan ndërmori një studim të dytë për të provuar nëse e kundërta ishte gjithashtu e vërtetë. Personeli i spitalit psikiatrik që nuk mori pjesë në studimin e parë u vu në dijeni se një apo më shumë pseudopacientë do të orvateshin të pranoheshin në spital gjatë tre muajve të ardhshëm. Secilit prej anëtarëve të personelit iu kërkua që të shprehte mendim për mundesinë në se ndonjë pacient i ri i paraqitur në spital ishte pseudopacient. Nga 193 pacientë të pranuar, për 41 u dyshua ( me një besim të lartë) nga të paktën një anëtar i personelit, se ishin pseudopacientë. Për 19 të tjerë u dyshua nga një mjek psikiatër dge një person tjetër nga personeli. Në fakt gjatë kësaj periudhe nuk u shtrua asnjë pseudopacient, çka dëshmon për rrezikun potencial që përbën etiketimi i njerëzve në këtë situatë.
Studimi i Rozenhanit provon se sa e lehtë është që njerëzit normalë të diagnostikohen si anormalë në një spital psikiatrik. Ai është i mendimit se emërtimet që ne perdorim në diagnostikimin e njerëzv, janë aq të përgjithshme, sa ato janë fare pak të dobishme.
Siç mund të shihet nga diagnoza “skizofreni në rënie” e lëshuar para daljes nga spitali, kur dikush diagnostikohet dhe etiketohet si anormal, është shumë e vështirë për t’i shpëtuar këtij etiketimi. Ndonëse disa profesionistë e vënë në pikëpyetje studimin e Rozenhanit, për arsye metodologjike dhe etike, ky studim ngre shumë probleme rreth diagnozës dhe trajtimit të personave me shqetësime mendore./©Graffox

Psikologjia, një hyrje konçize
Terry F. Pettijohn

fq 455,456,457

 

Leave a comment

Filed under Psychology

KESHILLIMI DHE DISA NGA ASPEKTET E TIJ

zo MSc. Zoje Abazi – vitrina.edu.al

Kuadri i përgjithshëm i këshillimit
• Klinik • Shkollor
Kuadri varet nga :
1. origjina e kërkesës
2. forma e ushtrimit të profesionit (privat/publik)
3. institucioni (spital/shkollë/burg)
4. formimi i këshilluesit
Kuadri ka të bëjë me:
1. oraret
2. çmimet ose jo
3. pasojat praktike të mungesës
4. frekuenca e seancave
5. objektivat e tyre
Mënyra si përcaktohen këto të fundit varet nga origjina e kërkesës, anamneza, koha e seancës dhe e gjithë këshillimit në vazhdimësi.
Faktorët e jashtëm që ndikojnë këshillimin:
• vendi
• zhurma
• pozicionimi
• ndërprerjet
Faktorët e brendshëm :
• mbështetja pa rezerva
• dëshira për ta ndihmuar
• ndershmëria / dëgjimi / informacioni / vëmendja aktive
• deontologjia
• të tjera
Në mënyrë përmbledhëse do të thuhej se të qenurit njerëzor, që përfshin: respektin pranimin interesimin dëgjimin kuptueshmërinë empatinë
Këshilluesi duhet të dijë jo vetëm të dëgjojë, por edhe të ndërhyjë në momentin e duhur dhe në mënyrën e dobishme për personin në këshillim. Në kuadrin e punës në shkollë, ai mund të përdorë që nga formularë të thjeshtë vlerësimi, pyetsorë deri dhe teste t ë ndryshme psikologjike. Pyetjet janë të nevojshme jo vetëm gjatë vlerësimit të problemit por edhe gjatë seancave të tjera në vazhdim të këshillimit.
• Pyetje të hapura / të mbyllura
• Pyetje direkte /jo direkte
• Pyetje të dyfishta
• Bombardimi me pyetje
• Kërkimi i informacionit
• Pyetjet e klientit për të tjerët
• Pyetjet e klientit për këshilluesin
• Pyetjet e klientit për veten
• Pyetjet përse
Përdorimi i pyetjeve nga këshilluesi vjen si pasojë e këtyre situatave:
– kur s’kuptojmë
– kur duam të dimë nëse klienti na ka kuptuar
– për të ndihmuar klientin të qartësojë diçka
– kur klienti do të thotë diçka por e ka të vështirë
– etj.

Leave a comment

Filed under Psychology

Zbulohet shkaku pse gjermanët janë të vrazhdë

germansA keni menduar ndonjëherë pse gjermanët janë të njohur si stereotipe të të qënit të vrazhdë?
Instituti kombëtar Goethe, i cili  është i njëllojtë me “British Council”  thotë se tashmë ka një shpjegim zyrtar për sjelljen që shpesh është përcaktuar si “e vrazhdë’.
Instituti thotë se kjo vjen për shkak të ndarjes për një periudhë të gjatë të vendit në minishtete- gjë që i bën njerëzit të ndjehen “vazhdimisht si të rrethuar nga armiq”.
Arsyet për vrazhdësinë e gjermanëve janë tashmë në një seri videosh të titulluara “Gjermani tipik”. Kristina Xhensen e zyrës së Amsterdamit e cila filloi projektin tha se videot ishin bërë për të inkurajuar një ‘debat rreth ndryshimeve kulturore kur të negocioje për biznes me gjermanët.” Në një video duket një gjerman i nervozuar nën një ore në një stacion treni. ‘Korrektesa gjermane nuk është e natyrshme tek kushdo’ – shpjegon zëri në video. Dhe nuk po bën shaka.
Historia e turbulluar gjermane dhe shekujt me “luftra, kaos dhe depresion’ i bënë njerëzit të përqëndrohen në fakte, argumenta, në qëndrueshmëri ddhe në struktura të cilat ofronin një ndjesi sigurie dhe rregulli,- thotë Instituti Goethe. -Gjermanët nuk ia lënë gjërat rastësisë.”/©Graffox

Leave a comment

Filed under Psychology

Teoria e Këshillimit për Terapinë e Realitetit

Nga Anisa Subashi

williamGlasser kur krijoi Terapinë e Realitetit po reagonte në kundërshtim me parimet e Teorisë Psikoanalitike. Terapia e Realitetit ndryshon nga ajo e Psikoanalizës në 6 drejtime.
I. Terapistët e Realitetit ndryshuan konceptin e sëmundjes mendore në favor të përgjegjësisë. Tradicionalisht, njerëzit sillen ne menyre te papërgjegjshme sepse janë të sëmurë mendore, kur ndërkohë Glasser besonte se njerëzit vuajnë nga sëmundjet mendore sepse ata sillen me papërgjegjshmëri.
II. Terapistët e Realitetit fokusohen në çështjet morale të së drejtës dhe të së gabuarës. Një çështje kjo që shpesh ështe injoruar në këshillim sepse shumë vetë besojnë se njerëzit ndjehen fajtorë për shkak të konflikteve të pazgjidhura.
III. Terapistët e Realitetit injorojnë të kaluarën në favor të marrjes në konsideratë të së tashmes dhe të ardhmes. Shumë nga diskutimet në Terapinë e Realitetit vlerësojnë mënyrën se si sjellja prezente ndihmon personin të plotësojë nevojat e veta. Në qoftë se sjellja prezente nuk funksionon, alternativat e së ardhmes duhen ekzaminuar dhe sjellje të ndryshme duhen ndërmarrë.
IV. Ndryshimi i katërt përfshin transferimin. Në praktikën tradicionale psikoanalitike, transferimi shpesh herë përdoret si mekanizëm terapeutik për të bërë të mundur jetesën me konfliktet e pazgjidhura. Në Terapinë e Realitetit, këshilluesi i drejtohet klientit në një mënyrë të drejtpërdrejtë (si këshillues) dhe jo në rolin e dikujt tjetër. Psh një fëmijë nuk i drejtohet këshilluesit si prind, mësues apo ndonjë figurë tjetër autoritare.
V. Terapia e Realitetit injoron të pandërgjegjshmen, e cila ishte fokusi kryesor ne praktiken psikoanalitike. Sipas Glasser e pandërgjegjshmja është një bazë shterpë për të justifikuar sjellje të gabuara. Këshilluesi duhet të fokusohet në atë çka po ndodh dhe jo në arsyen “pse” ndodhi.
VI. Këshillimi është një proces i të mësuarit më tepër se një proces kurimi. Këshillimi i kryer me fëmijët është para së gjithash një process i të mësuarit situacional.Nga kendveshtrimi I terapise se realitetit, keshillimi eshte nje menyre per te mesuar si te zgjidhesh problemet.\burimi: vitrina.edu.al

Leave a comment

Filed under Psychology

Kriminel i lindur

krimmNë pjesën e dytë të Shek. XIX. Cezario Lombrozo,1835-1909, profesor i njohur i Mjekësisë Forenzike dhe i Kriminologjisë në Torino në veprën e tij të johur “Huomo Deliquenta“, i bëri të njohur opinionit shkencor Teorinë mbi “Kriminelin e lindur”, të mbështetur në hulumtime të shumta (mbikëqyrjen e rreth 5500. kriminelëve të sëmurë psikik) në Institutin për Krime Shpirtërore, me theks të veçantë në karakteristikat antropologjike dhe simptomat shpirtërore. Me teorinë e “Kriminelit të Lindur” Lombrozo, mbështetë ”stigmat” degjeneruese, (të cilat shihen dhe vërehen në vijat e ballit dhe fytyrës, rrashtën abnormale, të madhe ose të vogël, veshllapushë, nofulla të dalura, ballë ashpër etj.) si dhe karakteristikat psikologjike; ndjeshmëria e zvogëluar ndaj dhembjes, indiferenca, dhe një varg i tërë karakteristikash.Edhe pse Teoria e Llombrozos, e “kriminelit të lindur”, në opinionin shkencor, në fillim e pati një jehonë magjepsëse, megjithatë interesimi dhe ngazëllimi për të shumë shpejtë u shua dhe Teoria si e tillë iu nënshtrua kritikës së ashpër për t’u flakur më vonë në tërësi, si shkencërisht e pabazë. Shumë më vonë, para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, me këtë teori u bënë spekulime komprometuese dhe keqpërdorime të tmerrshme. Në vitet e 60-ta të shekullit të XX. me zhvillimin madh të gjenetikës, dhe me zbulimet e saj epokale u bë kthesë edhe në kriminologji. Kështu së pari në Paris, më 1966, te Daniel Igoni, një kriminel i papërmirësueshëm dhe recidiv, u zbulua konstelacioni i kromozomit 47 XYY (në gjenetikën klinike i njohur si sindromë ”double-y”), prandaj pikërisht Zhan Graven thekson se kromozomi “Y” konsiderohet si “kromozom i krimit” apo “ Stigma e Kainit”. Ky zbulim e tronditi legjislacionin penal francez dhe u bë objekt i diskutimeve të shumta shkencore. Më vonë në Skoci, në një kriminel të madh u konstatua kariogrami identik.Në SH.B.A. u diagnostifikuan me këtë sindrom shumë raste të rrezikshme të mbikëqyrura në burgje, sidomos në Sing-Sing. Rasti impresiv gjenetik dhe befasues e i habitshëm kriminologjik na
paraqitet me Riçard Spekun, një model monstrumi nga Çikago, i cili në mënyrën më mizore i mbyti tetë infermiere të mjekësisë. Kariotipi i tij ishte i ngjashëm me sindromin e përshkruar më lartë “double-y” (formula 47 XYY). Personat me këtë sindrom janë të gjatësisë mbi 180 cm, me koeficient të vogël të inteligjencës, janë shumë agresiv, me sjellje devijante antisociale, kurse pjesëmarrja e tyre në popullatë është 2 promilë. Së këndejmi shkenca kriminologjike duhet ta pranojë dhe njoh definimin gjenetik, krahas fakteve tjera si dhe tipologjinë trashëguese determinuese të kriminelit. Hovi i zbulimeve teknike dhe biologjike në fundit të shek. XIX. dhe gjatë shek. XX. pati një reflektim të fuqishëm në aplikimin e inovacioneve në fushën e kriminalistikës, e me këtë edhe të Mjekësisë Forenzike (kriminalistike).

burimi: vitrina.edu.al

Leave a comment

Filed under Psychology