Sjellja anormale

tettKur një individ nuk është në gjendje ti përshtatet si duhet jetës së përditëshme, ai vuan nga ndonjë ç’rregullim. Format më të lehta të sjelljes anormale quhen ç’rregullime te ankthit. Gjendjet anormale më të rënda përfshijnë depresionin dhe skizofreninë. Psikologët po përpiqen të zbulojnë shkaqet e sjelljeve anormale në mënyrë që t’i trajtojnë ato sa më efektivisht.

Artikulli i Deivid Rozenhanit ( David Rosenhan) i vitit 1973, “Të jesh me mendjen në vend mes të çmendurve”, është një studim klasik për të diagnostikuar sjelljen anormale.Ai vë në dukje se shpesh gjykohet qe të sëmurët mendorë shfaqin simptoma të veçanta që mund të kategorizohen në mënyrë të tillë, që ata të dallohen prej njerezve normalë. Për të vërtetuar këtë supozim, Rozenhan realizoi pranimin e tetë personave normalë në spitale psikiatrike për diagnostikim dhe trajtim.
Tetë “pseudopacientët” e Rozenhanit përfshinin një student të vitit të fundit, tre psikologë, një psikiatër, një mjek, një piktor dhe një amvisë. Në këtë grup tre ishin gra dhe pesë burra. Ata u pranuan në 12 spitale psikiatrike, si ne lindje ashtu dhe në perëndim të vendit. Spitalet ishin të ndryshëm për nga madhësia, vjetërsia, orientimi i punës kërkimore, si dhe për nga raporti personel-pacient.
Kur u paraqitën në zyrat e pranimit të spitaleve, pseudopacientët u ankuan se dëgjonin zëra. Ata thonin se zërat ishin të paqartë , por dukej sikur thërrisnin fjalët “bosh”, ” i zbrazët”, “zhurmë e mbytur”. Me përjashtim të ankimit për këto simptoma dhe faktit që dhanë emra dhe profesione të rreme, pseudopacientët u treguan shumë të ndershëm në përgjigjet e tyre ndaj të gjitha pyetjeve. Ata i përshkruan me korrektesë marrëdhëniet e tyre me njerëzit e tjerë, gëzimet dhe hidhërimet. Asnjë prej këtyre gjendjeve nuk mund të quhej patologjike. Por menjëherë pas pranimit në spital, ata pushuan së ankuari nga ndonjë simptomë dhe silleshin “normalisht”, duke u përpjekur kështu për të dalë nga spitali.
Gjatë kohës së qëndrimit në spitalet psikiatrike, pseudopacientët bisedonin lirisht me pacientët e vërtetë dhe me personelin. Të pyetur se si ndjeheshin ata përgjigjeshin se tani nishin fare mirë dhe se nuk ndjenin ndonjë simptomë. Bashkëpunonin plotësisht me personelin,( përveç faktit që nuk pinin ilaçet). Pseudopacientët mbanin shënim për vëzhgimet që bënin në spital. Në fillim këto shënime i mbanin fshehurazi, por më pas u pa qartë që askush nuk çante kokë se ç’benin ata në pavion, kështu që pseudopacientët i mbanin shënimet haptas.
Pacientëve të Rozenhanit u thanë se duhet të punonin për të dalë sa më parë nga spitali. Kjo i motivoi ata për të bashkëpunuar plotësisht dhe për t’u sjellë sa më normalisht që ishte e mundur. Raportet nga personeli i spitalit më vonë konfirmuan se pseudopacientët ishin dashamirës, bashkëpunues dhe silleshin normalisht gjatë gjithë kohës./ ©Graffox
Megjithatë pseudopacientët jo vetëm që nuk u zbuluan se ishin të sëmurë të vërtetë, por shtatë prej tyre u diagnostikuan se vuanin nga skizofrenia, (një ç’rregullim mendor serioz) kur u pranuan në spital, dhe dolën nga spitali me diagnozën “Skizofreni në rënie”. Në rënie do të thotë se pacienti nuk shfaq më simptomat e ç’rregullimit, por ai ose ajo mund të fillojë t’i shfaqë ato në të ardhmen. Kjo diagnozë, vë në dukje Rozenhani, do të thotë që spitalet i shikonin pseudopacientët sikur ata të vazhdonin të kishin ç’rregullime psikike, megjithëse ata nuk shfaqnin simptoma të të qënit anormalë.
Ata u mbajtën në spitale mesatarisht për 19 ditë (nga shtatë deri në pesëdhjetë e dy ditë) dhe gjatë kësaj periudhe personeli mjekësor nuk i vuri në dyshim motivet e tyre. çuditërisht, pati pacientë të tjerë që dyshuan se ata po shtireshin. Gjatë tre shtrimeve të para, 35 nga 118 pacientët e spitalit shprehën dyshimin se pseudopacientët ishin normalë. Disa pacientë madje i akuzuan pseudopacientët se ishin gazetarë ose profesorë të ardhur për të kontrolluar spitalin.
Duke parë që personat normalë u diagnostikuan kaq lehtë si anormalë, Rozenhan ndërmori një studim të dytë për të provuar nëse e kundërta ishte gjithashtu e vërtetë. Personeli i spitalit psikiatrik që nuk mori pjesë në studimin e parë u vu në dijeni se një apo më shumë pseudopacientë do të orvateshin të pranoheshin në spital gjatë tre muajve të ardhshëm. Secilit prej anëtarëve të personelit iu kërkua që të shprehte mendim për mundesinë në se ndonjë pacient i ri i paraqitur në spital ishte pseudopacient. Nga 193 pacientë të pranuar, për 41 u dyshua ( me një besim të lartë) nga të paktën një anëtar i personelit, se ishin pseudopacientë. Për 19 të tjerë u dyshua nga një mjek psikiatër dge një person tjetër nga personeli. Në fakt gjatë kësaj periudhe nuk u shtrua asnjë pseudopacient, çka dëshmon për rrezikun potencial që përbën etiketimi i njerëzve në këtë situatë.
Studimi i Rozenhanit provon se sa e lehtë është që njerëzit normalë të diagnostikohen si anormalë në një spital psikiatrik. Ai është i mendimit se emërtimet që ne perdorim në diagnostikimin e njerëzv, janë aq të përgjithshme, sa ato janë fare pak të dobishme.
Siç mund të shihet nga diagnoza “skizofreni në rënie” e lëshuar para daljes nga spitali, kur dikush diagnostikohet dhe etiketohet si anormal, është shumë e vështirë për t’i shpëtuar këtij etiketimi. Ndonëse disa profesionistë e vënë në pikëpyetje studimin e Rozenhanit, për arsye metodologjike dhe etike, ky studim ngre shumë probleme rreth diagnozës dhe trajtimit të personave me shqetësime mendore./©Graffox

Psikologjia, një hyrje konçize
Terry F. Pettijohn

fq 455,456,457

 

Leave a comment

Filed under Psychology

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s