Teoria e Këshillimit për Terapinë e Realitetit

Nga Anisa Subashi

williamGlasser kur krijoi Terapinë e Realitetit po reagonte në kundërshtim me parimet e Teorisë Psikoanalitike. Terapia e Realitetit ndryshon nga ajo e Psikoanalizës në 6 drejtime.
I. Terapistët e Realitetit ndryshuan konceptin e sëmundjes mendore në favor të përgjegjësisë. Tradicionalisht, njerëzit sillen ne menyre te papërgjegjshme sepse janë të sëmurë mendore, kur ndërkohë Glasser besonte se njerëzit vuajnë nga sëmundjet mendore sepse ata sillen me papërgjegjshmëri.
II. Terapistët e Realitetit fokusohen në çështjet morale të së drejtës dhe të së gabuarës. Një çështje kjo që shpesh ështe injoruar në këshillim sepse shumë vetë besojnë se njerëzit ndjehen fajtorë për shkak të konflikteve të pazgjidhura.
III. Terapistët e Realitetit injorojnë të kaluarën në favor të marrjes në konsideratë të së tashmes dhe të ardhmes. Shumë nga diskutimet në Terapinë e Realitetit vlerësojnë mënyrën se si sjellja prezente ndihmon personin të plotësojë nevojat e veta. Në qoftë se sjellja prezente nuk funksionon, alternativat e së ardhmes duhen ekzaminuar dhe sjellje të ndryshme duhen ndërmarrë.
IV. Ndryshimi i katërt përfshin transferimin. Në praktikën tradicionale psikoanalitike, transferimi shpesh herë përdoret si mekanizëm terapeutik për të bërë të mundur jetesën me konfliktet e pazgjidhura. Në Terapinë e Realitetit, këshilluesi i drejtohet klientit në një mënyrë të drejtpërdrejtë (si këshillues) dhe jo në rolin e dikujt tjetër. Psh një fëmijë nuk i drejtohet këshilluesit si prind, mësues apo ndonjë figurë tjetër autoritare.
V. Terapia e Realitetit injoron të pandërgjegjshmen, e cila ishte fokusi kryesor ne praktiken psikoanalitike. Sipas Glasser e pandërgjegjshmja është një bazë shterpë për të justifikuar sjellje të gabuara. Këshilluesi duhet të fokusohet në atë çka po ndodh dhe jo në arsyen “pse” ndodhi.
VI. Këshillimi është një proces i të mësuarit më tepër se një proces kurimi. Këshillimi i kryer me fëmijët është para së gjithash një process i të mësuarit situacional.Nga kendveshtrimi I terapise se realitetit, keshillimi eshte nje menyre per te mesuar si te zgjidhesh problemet.\burimi: vitrina.edu.al

Leave a comment

Filed under Psychology

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s