Mekanizmat mbrojtes sipas Teorise Psikanalitike

fredeuJeta sipas Frojdit  nuk  është një kafshatë e lehtë. Përballja me rreziqet  natyrore dhe  fizike, përballja me të tjerët dhe më shoqërinë shkaktojnë ankth. Ankthi është bashkëshoqërues i njeriut në jetë dhe në mënyrë që ta shmang atë atij i duhen disa mekanizma mbrojtës. Mekanizmat mbrojtës vihen në punë nga Egoja, kryesisht në mënyrë të pavetëdijshme. Ata shërbejnë për të fashitur ankthin dhe për të mos lënë  Egon të rrënohet prej tij. Frojdi renditi tetë mekanizma mbrojtes. Vajza e tij Ana Frojd i shtjelloi ato më  tepër  dhe e shtoi listen me disa të tjerë. Mekanizmat mbrojtës frojdiane janë nga më të thjeshtët tek më komplekset.

 

Mohimi është një nga mekanizmat më primitivë. Ai ka të bëje me mohimin e stimulit apo ngjarjes që  shkakton ankth. Në këtë mënyrë bllokohen ngjarjet e jashtme prej vetëdijes. Kur ngjarje është e papërballueshme personi thjesht e mohon atë. Nëse një situatë është e tepërt për t’u përballuar, personi thjesht  refuzon ta përjetojë atë. Siç mund ta imagjinoni ky është një mekanizëm mbrojtës primitiv dhe i rrezikshëm: nuk i shpëton dot për shumë kohë realitetit! Psh një nënë mund të mohojë që fëmija i saj ka vdekur apo ka një sëmundje të rëndë.

 

Represioni (ndrydhja) është shtytja e kujtimeve të padëshiruara në pavetëdije. Nëse një ngjarje që ka ndodhur prodhon ankth në një nivel shumë të lartë, Egoja automatikisht e shtyn atë tepër thellë aq sa të mos shkaktojë më shqetësim. Në shumicën e rasteve këto ngjarje nuk pluskojnë në pavetëdije. Ato na kujtohen vetëm kur dikush tjetër rrëmon në historinë tonë apo na i kujton.

 

Zhvendosja është ridrejtimi i nje impulsi drejt një drejtimi tjetër. Kjo ndodh kur ne kemi frikë ta drejtojme impulsin tonë drej një personi. Nëse impulsi, dëshira është në rregull, por personi ku e drejton  është  kërcënues,  ju  mund  ta  zhvendosni  tek  një  person  ose  diçka  që  shërben  si zëvendësues simbolik. Psh një vartës e urren  shefin e tij por nuk mund t’ia shprehë urrejtjen haptas atij dhe kështu kur kthehet në shtëpi i bërtet fëmijës së tij. Dikush që urren nënën mund ta represojë urrejtjen, por ta drejtojë atë tek gratë në përgjithësi. Dikush që nuk ka patur mundësinë të dojë dikë, mund ta zëvendësojë qenien njerëzore me mace apo qen. Dikush që ndjehet i sikletosur me dëshirën e tij seksuale për një person real mund ta zëvendësojë atë me një fetish. Dikush që është i frustruar nga shefat e tij ose të saj mund të shkojë në shtëpi, të godasë qenin, të rrahë një antar familjeje ose të përfshihet në djegie të kryqit. Kthimi kundër vetes është një formë shumë e veçantë e zhvendosjes, ku vetë personi bëhet objekti i zëvendësimit. Zakonisht përdoret në emocionet e urrejtjes, zemërimit dhe agresivitetit, më tepër sesa impulset pozitive, dhe është një shpjegim frojdian për shumë nga ndjenjat tona të inferioritetit, fajit ose depresionit. Ideja se depresioni është rezultat i zemërimit që ne refuzojmë ta njohim pranohet nga shumë njerëz, frojdianë dhe jo frojdianë.

 

Formimi i reagimit është ndryshimi i një impulsi të papranueshëm  në të kundërtën. Psh një njëri i cili është i prirur drejt instikteve seksuale, në mënyrë që të mbrihet prej tyre hidhet në ekstremin tjetër dhe bëhet një aktivist kundër pornografisë. Kështu një fëmijë i inatosur me të ëmën, mund të kthehet në tepër i shqetësuar për të dhe të shfaqë në mënyrë dramatike afeksionin për të. Një fëmijë i abuzuar mund të vrapojë drejt prindit abuzues. Ose dikush që s’mund ta pranojë një impuls homoseksual, mund të deklarojë se ndjen neveri nga homoseksualët.

 

Projeksioni është mveshja e ndjenjave dhe mendimeve të tua tjetrit. Ai ka të bëjë me prirjen për të parë dëshirat e papërshtatshme të vetes tek njerëz të tjerë. Me fjalë të tjera, dëshirat janë aty, por nuk janë më dëshirat e tua. E pranoj se sa herë dëgjoj dikë që thotë se sa agresiv është dikush tjetër, apo sesa perversë janë, vras mendjen nëse ky person ka vetë prirje agresive apo seksuale në  brendi  të  vetes,  që  më  mirë  të  mos  e  pranonte.  Më  lejoni  t’ju  jap  disa  shembuj:  një bashkëshort, i mirë dhe i ndershëm, tërhiqet jashtëzakonisht nga një grua lozonjare. Por në vend që të njohë këtë epsh të vetin, ai fillon të bëhet tepër xheloz për të shoqen, duke u shqetësuar vazhdimisht për besnikërinë e saj e kështu me radhë.  Psh nëse nuk të pëlqen dikush në vend që ta pranosh që nuk  e ke qejf ia mvesh atij ndjenjat e tua duke thene se ai nuk të ka qejf ty.

 

Regresi  është  një  kthim  mbrapa  në  një  fazë  më  të hershme  të zhvillimit.  Kur  ne  jemi të shqetësuar apo të  frikësuar, sjelljet tona shpesh bëhen më fëminore ose primitive. Kjo ndodh sepse stimuli që shkakton ankth është i papërballueshëm. Kështu personi kthehet mbrapa në një fazë më të hershme ku ai ka qënë ndjerë mirë. Fëmija mund të fillojë të thithë gishtin sërish ose të lagë në shtrat kur u duhet të kalojnë ca kohë në spital. Adoleshentët mund të jenë nervozë kur të sillen në një situatë sociale ku ndodhet edhe seksi tjetër. Një student fakulteti mund të dojë të marrë me vete një lodër nga shtëpia. Një mbledhje e njerëzve të civilizuar mund të kthehet në një turmë të dhunshme nëse i nxit të besojnë se mirëqenia e tyre vihet në rrezik. Ose një burrë më i vjetër pasi ka kaluar 20 vjet në një kompani dhe  tani e gjen veten të papunë, mund të zërë poltronën dhe të kthehet në një fëmijë të varur nga e shoqja. Ku strehohemi kur ndeshemi me stres? Në periudhën më të afërt në jetë, kur jemi ndjerë të sigurtë dhe të  shëndetshëm, sipas teorisë frojdiane. Psh nëse ngelja në provim shkakton shumë ankth një vajzë mund të kthehet mbrapash në zhvillim duke futur gishtin në gojë e duke bërë si një fëmijë në mënyrë që të ndihet më mirë.

 

Zhbërjka të bëjë me veprime apo rituale “magjike” që bëhen për të fshirë mendime apo ndjenja të  pakëndshme që kanë ndodhur. Ana Frojd përmend një shembull të një djali i cili e recitonte alfabetin mbrapsht sa herë që kishte një mendim seksual, apo do të kthehej dhe do të pështynte sa herë që takonte një djalë t jetër  që kishte të njëjtin  pasion  si ai  në  lidhje  me masturbimin.

 

Introjeksioni, i quajtur identifikim, është përvetësimi i karakteristikave të personalitetit të dikujt tjetër, pasi kështu  zgjidh disa vështirësi emocionale. Për shembull, një fëmijë që lihet vetëm vazhdimisht, mund të përpiqet të  kthehet në “mama” për të zvogëluar frikërat e saj. Mund t’i shohësh që u thonë kukullave apo kafshëve që të  mos  kenë frikë. Nga ana tjetër, shohim një fëmijë më të rritur ose një adoleshent që imiton heroin e tij të preferuar në muzikë ose në sport në përpjekje për të vendosur një identitet.

 

Racionalizimi është shndërrimi mendor i “fakteve” për ta bërë një ngjarje apo një impus më pak kërcënues. Ne e bëjmë këtë mjaft shpesh në nivel të vetëdijshëm kur e shfajësojmë veten. Por për shumë njerëz me ego të ndjeshme, shfajësimi vjen kaq i natyrshëm saqë nuk jemi të vetëdijshëm për këtë gjë. Me fjalë të tjera, shumë prej nesh janë të përgatitur për të besuar në gënjeshtrat që ngremë vetë.

 

Sublimimi është transformimi i një impulsi të papranueshëm, qoftë ai seks, zemërim, frikë apo çfarëdo në një formë më të pranueshme shoqërisht, madje edhe produktive. Kështu dikush me një ndjenjë të forte armiqësie mund të bëhet gjuetar, kasap, futbollist ose ushtarak. Dikush që vuan nga një ankth i tepërt mund të kthehet në një organizues, tregtar, shkencëtar. Dikush me dëshira të forta seksuale mund të kthehet në artist, fotograf, shkrimtar e kështu me radhë. Për Frojdin në fakt, të gjitha aktivitetet krijuese ishin sublimime dhe sidomos të impulsit seksual.

 

Burimi:

Tamo, A. (2007) “Keshillimi dhe Psikoterapia”.

Pasqyra: MSc.  Desarta Spahiu – vitrina.edu.al

Leave a comment

Filed under Psychology

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s