Category Archives: Curiosities

VIDEO – FOSHNJA I EMOCIONUAR QAN NDËRSA E EMA KËNDON KËNGËN E ROD STEWART

as3 (1)Një foshnje qan ndërsa e ema këndon këngën e Rod Steëart ‘Zemra ime s’mund të të thotë jo’
Tekstet e këngëtarit britanik është e njohur të kenë këtë efekt tek seksi i kundërt por foshnja që qajnë është një fenomen i ri.
Do që mami të këndojë? Më thuaj si ndjehesh kur dëgjon këtë këngë- pyet e ema para se ajo të filloj të këndojë një hit.
Foshnjat thuhet se qajnë kur janë të uritura, por kjo foshnjë 10 muajshe mundohet të mbajë emocionet gjatë 2 minutave të klipit. Video ka patur mbi 3 milion  klikime në youtube

 

Advertisements

Leave a comment

Filed under Curiosities

Secret Fore-Edge Paintings Revealed in Early 19th Century Books at the University of Iowa

1 2 3 4 5 6 7 8A few days ago Colleen Theisen who helps with outreach and instruction at the Special Collections & University Archives at the University of Iowa shared an amazing gif she made that demonstrates something called fore-edge painting on the edge of a 1837 book called Autumn by Robert Mudie. Fore-edge painting, which is believed to date back as early as the 1650s, is a way of hiding a painting on the edge of a book so that it can only be seen when the pages are fanned out. There are even books that have double fore-edge paintings, where a different image can be seen by flipping the book over and fanning the pages in the opposite direction.

When I realized the book Theisen shared was only one of a series about the seasons, I got in touch and she agreed to photograph the other three so we could share them with you here. Above are photos of Spring,Summer, Autumn and Winter which were donated to the University of Iowa by Charlotte Smith. How much fun are these? Keep an eye on the University of Iowa’s special collections Tumblr as they unearth more artificats from the archives.

 

source :thisiscolossal.com

Leave a comment

Filed under Curiosities

NJOHJA E VETES PERMES SHKRONJES SE PARE TE EMRIT!

letterletterCaptureA
Jeni origjinalë dhe nuk ndikoheni lehtë nga rrethi. Jeni mjaft të pavarur. Edhe të guximshëm. Nuk mund të thuhet se nuk i doni ndryshimet, jeni për to. Do të ishte e mirëseardhur të jeni më të hapur në bashkëpunim me të tjerët, dhe të jeni të gatshëm t’i merrni parasysh edhe sugjerimet e të tjerëve.
B
Jeni tipa me ndjeshmëri të theksuar, të begatë me emocione dhe të pranueshëm në aspektin shoqëror. Harmonia e marrëdhënieve është diçka esenciale për lumturinë tuaj. Duhet të insistoni t’i përshtateni kohës, gjegjësisht ndryshimeve që ndodhin me kohën, dhe të arrini një pavarësi më të madhe në të menduar dhe në sjelljen e gjykimeve për çështje të ndryshme.
C
Keni intuitë të zhvilluar, që është veti e admirueshme për secilin njeri. Lirshëm i shfaqni ndjenjat tuaja. Shprehjet i keni të lira dhe të qarta. Ju përcjell edhe sensi për humor. U takoni tipave të njerëzve spontan, por me një optimizëm që ju përshkon vazhdimisht. Keni ekstravagancë sjelljesh dhe qëndrimi.
D
Jeni tipa me autoritet të lindur. Për bga natyra jeni tipa të vendosur dhe rezistentë, të aftë për të anashkaluar pengesat e ndryshme të mundshme. Keni të zhvilluar sensin praktik. Jeni konkret, të prajshëm, të rregullt dhe sistematik.
E
Jeni tipa tejet origjinalë, dhe çdo person dhe çdo situatë jeni të pirur ta vështroni nga këndvështrime të ndryshme. Mbi të gjitha e doni lirinë personale, edhe pse jeni të përshtatshëm edhe në aspektin shoqëror. Nuk inatoseni lehtë. E justifikoni mundësinë që të martoheni më shumë se një herë.
F
Mund të jeni të sulmuar nga melankolia dhe depresioni, dhe ato të jua sjellin të zitë e ullirit. Jeni tipa shoqëror dhe të dhembshëm, me prirje të theksuar që t’iu ndihmoni të tjerëve në çdo situatë; por kujdes: mos ia lejoni vetvetes luksin që t’iu përziheni në punët e brendshme, se nuk ju bën nder. Jeni mikpritës, të dashur, të përgjegjshëm,
G
Keni prirje për t’u marrë me spiritualizëm dhe telepati. Jeni metodist i mirë, të prirur për disiplinë dhe rregull, por di të veprosh edhe shpejt kur është nevoja. Vendosmëria që keni dhe zgjuarsia e imagjinata juaj ju bëjnë që në çdo situatë të ndiheni mirë.
H
Ruajeni mirë drejtimin, pasi që të duhet kohë ta ruani atë pasi ta keni humbur njëherë. Jeni të pavarur. I besoni vetvetes, gjykimit tuaj. Ndaj, skepticizmi dhe dyshimi janë armiqtë tuaj më të mëdhenj, kurdo që të shfaqen ata, ju jeni më të vegjël. Paratë i fitoni dhe i humbni shpejt, por, megjithatë, rezultati përfundimtar në instancën e fundit fo të jetë pozitiv. Jeni krijimtar origjinal.
I
Jeni njeri i ekstremeve, por, megjithatë mundohu që të mos kalosh nga njëri ekstrem në tjetrin. Ekujlibi është gjëja më e domosdoshme. Pa një ekuilibrim të mirë, mund të përballeni me tensionet e mundshme nervore. Ke botë të pasur emotive, prirje artistike dhe shije të hollë.
J
Puno që talentet tuaja të dalin në dritë, sepse jeni të zgjuar dhe të talentuar. Përpiqu të ndikosh që edhe jetët e të tjerëve të jenë më të mira. Megjithatë, jeni të sinqertë dhe të ndershëm.
K
Jeni me tensione nervore, frikë dhe hezitim kur përballeni me ndëermarrje të mëdha. Megjithatë, jeni të shumanshëm dhe: të përndriturit, intuita e begatë, derdhaza e emocioneve janë karakteristikë e personave, emri i të cilëve fillon me këtë shkronjë.
L
Ka shumë rëndësi që ta mbani ekuilibrin në të gjitha aspektet e jetës. Me rastin e streseve emocionale, keni prirje t’i minimizoni incidentet. Megjithatë, jeni të ndershëm dhe të sinqertë; të prirur për lëvizje dhe udhëtime të shpeshta. Përvoja juaj është përvojë intelektuale, gjë që mund të ju bëjë të ngadaltë në marrje dhe zbatimin e vendimeve.
M
Jeni mjaft tolerantë, por duhet të keni durim edhe më të madh në raport me të tjerët. Jeni shtëpiakë dhe ju pëlqen siguria financiare. Jeni punëtor i madh dhe keni energji të madhe; por mbi të gjitha që duhet çmuar te ju është qëndrueshmëria: angazhimet tuaja japin rezultate vetëm pasi që ju nuk tërhiqeni lehtë.
N
Keni shumë dëshirë t’i leni gjurmët tuaja në jetë. Jeni sensualë, mund të jeni të përfshirë në disa histori dashurie gjatë jetës suaj. Por, nuk jeni shumë të vendosur dhe lehtë e ndryshoni mendjen, vetëm pasi ta keni diskutuar një gjë me dikë. Keni intuitë të zhvilluar, jeni kreativë dhe origjinalë.
O
I respekton rregullat. Ke një botë ndjenjash të begata; pra, jeni tejet emocionalë, por duhet të keni kujdes nga ndjenja e xhelozisë. Ke standarde morale të përcaktuar mirëfilli dhe jeni religjiozë. Jeni të matur dhe të qëndrueshëm kur vendosni për të ndërmarrë një gjë të re.
P
Jeni të rezervuar dhe mbani distancë nga njerëzit. Jeni inteligjentë dhe keni njohuri nga shumë fusha. Shpeshherë të mungon durimi, ndaj përpiqesh ta shfrytëzosh mirë kohën tënde. Në takimin e parë lë përshtypjen sikur je mendjemadh, imponues dhe ke dëshirë të dominosh, por kjo është përshtypje vetëm në shikim të parë.
Q
Dukesh i mistershëm, edhe pse ke një talent të lindur për oratori. Por, ngandonjëherë flet më shumë ngaqë duhet dhe bëheni të bezdisshëm. Keni një autoritet të natyrshëm dhe keni fuqi të ndikoni mbi të tjerët. Edhe pse rëndom të tjerët nuk ju kuptojnë mjaft. Jeni të dhënë pas parasë, por si tip nuk jeni të qëndrueshëm. Kjo shpeshherë ju shkakton humbje.
R
Keni prirje të jeni të sjellshëm, dhe iu ndihmoni të tjerëve. Jeni të gatshëm të sakrifikoni kohë dhe energji për të mirën e përgjithshme. Jeni emocionalë dhe keni fuqi të brendshme kolosale. Por, duhet të përpiqeni të jeni të ekuilibruar e të mos i lejoni vetvetes të jeni shumë kritikë, por më tepër tolerantë. Keni prirje t’i humbni sendet, meqë keni vështirësi me kujtesën.
S
Kujdes, mos reago shpejt dhe menjëherë, por gjyko më urtësisht para se të marrësh një vendim që ka një rëndësi për ty. Shamngëju emocioneve. Se je i pasionuar dhe kjo bën që nga emocionet të përjetosh shumë rënie e ngritje. Megjithatë, jeni persona karizmatikë, të ngrohtë dhe të përkushtuar. E meta juaj më e madhe që duhet korrigjuar domosdoshmërish është se reagoni shpejt dhe në mënyrë ekstreme. Provojeni të kundërtën e kësaj.
T
Dëshiron ta shtrish ndikimin tënd vazhdimisht kah të tjerët. Por, jeni tipa shumë dinamikë dhe duhet ta mësoni vetveten të jeni më të qetë. Kontrollojini emocionet, se ato mund të ju bëjnë të prekeni aq shumë, saqë ta humbni toruan, ta humbni gjykimin e drejtë. Madje, ngandonjëherë, ndoshta shpesh, dini të bëheni edhe nervozë e agresivë në marrëdhënie me të tjerët. Kujdesuni të mos ju ndodh kjo. Jini më të butë, më tolerantë.
U
Mësoni të reagoni më mirë dhe më shpejt. Është në nderin tënd të mësosh t’i vlerësosh më shpejt situatat. Mund të jeni kreativë, pasi që veç keni intuitë mjaft të zhvilluar. Jeni të përpiktë në takime. Jeni tipa tërheqës dhe gazmorë. Por, jini ca të pavendosur, të luhatshëm, ky është problemi juaji. Siç e grumbulloni një gjë, ashtu ju ikën nga dora, sidomos paraja.
V
Jeni të sinqertë, të butë, të këndshëm; por, duhet të jeni paksa më të vendosur në raport me njerëzit, sidomos me përfaqësuesit e polit të kundërt. Keni intuitë, jeni gjithnjë të frymëzuar, si profetët. Keni plane dhe ide të mëdha, edhe aftësi për t’i paraqitur ato. Por, ngandonjëherë imagjinata juaj shkon përtej realitetit të mundshëm, domethënë është më e fortë se realiteti. Andaj, në sy të botës mund të dilni ekscentrikë dhe fluturonjës.
X
Keni temperament dhe personalitet të zhvilluar. Ju pëlqejnë qejfet, ju joshin ato dhe s’përmbaheni dot para tyre. Por, nuk do të ishte në favorin tuaj të zhyteni së tepërmi në veprimet seksuale. Jeni tipa të ndjeshëm me prirje të theksuara artistike. Jeni të përgjegjshëm, gjërat i përvetësoni me lehtësi.
Y
Jeni tipa ambiciozë, të guximshëm, të pavarur. Liria ka vlerë mbi të gjitha në sytë tuaj. Nuk i duroni dot përkufizimet dhe shtrëngesat. Por, e meta juaj më e madhe është se jeni paksa të ngadalshëm në marrjen e vendimeve. Keni intuitë të zhvilluar dhe perceptim të mirë të gjërave.
Z
Jeni të sjellshëm dhe i kuptoni mirë të tjerët. Jeni optimistë dhe dinamikë. Iu përgjigjeni shpejt situatave të caktuara. Keni aftësinë që të jeni ndërmjetës në mes palësh. Por, e keni të metë të vuani nga padurimi. Reflekset tuaja funksionojnë në mënyrë të përsosur.

Leave a comment

Filed under Curiosities

10 fakte të çuditshme për Isak Njutonin

 new1. Bebi Njuton lindi shtatanik Në vitin 1642, vitin që Galileo Galilei vdiq, Isak Njutoni lindi shtatanik në ditën eKrishtlindjes. Me emrin e të atit, i cili vdiq 3 muaj para se ai të lindte, Isaku ishte një bebe e pazhvilluar dhe të gjithë mendonin se nuk do të mbijetonte. Mamaja e tij thoshte se nuk peshonte as një çerek kilogrami.

2. Njutoni gati sa nuk u bë fermer Njutoni lindi në një familje fshatarësh. Kur ishte 17-vjeç, mamaja insistoi ta linte shkollën e të merrej me fermën e familjes. Për fat të mirë, Njutoni ishte një fermer i keq dhe jo shumë kohë më pas, xhaxhai ia mbushi mendjen mamasë ta linte të ndiqte kolegjin “Trinity” në Kembrixh.

3. Njutoni dhe pema e mollës, histori e vërtetë Historia e popullarizuar nga Volteri thotë se Njutoni u frymëzua kur pa një mollë të binte ndërsa ecte në oborrin e familjes në Woolsthorpe, për të formuluar teorinë e forcës universale të rëndesës (një version është dhe që molla i ra në kokë). Shkolla “King” në Grantham, që Njutoni ndoqi, e mban pemën në oborrin e saj.

4. Njutoni ishte i fshehtë, rrallë publikonte.  Nuk ka dyshime se Njutoni ishte i shkëlqyer, por pjesa më e madhe e zbulimeve të tij janë bërë të njohura kur ai ishte 27-vjeç. Eksperimentet për natyrën e dritës, se drita e bardhë përbëhet nga një spektër ngjyrash, ia paraqiti “British Royal Society” kur ishte 30 vjeç. Fshehtësia e tij ka shkaktuar mjaft zënka.

5. Njutoni ishte jashtëzakonisht besimtar Puna e Njutonit, veçanërisht ligjet e lëvizjes dhe forca e rëndesës universale, janë përdorur nga shumë njerëz për të argumentuar kundër ekzistencës së Perëndisë. Por vetë Njutoni ka thënë: “Graviteti shpjegon lëvizjen e planetëve, por nuk shpjegon si janë vënë në lëvizje planetët. Perëndia drejton gjithçka dhe ai di si bëhet”.

6. Por nuk besonte tek satani apo trinia e shenjtë Me gjithë bindjet e thella fetare, Njutoni ishte jokonformist kur bëhej fjalë për besimin tek trinia e shenjtë . Ky duket si qëndrim i arsyeshëm për një burrë të shkencës, por në atë kohë e kundërta besohej e vërtetë. Njerëzit e shkolluar besonin ekzistencën e trinitetit dhe pikëpamjet e tij ishin blasfemi.

7. Njutoni ishte i dhënë pas Biblës Bibla ishte pasioni më i madh i Njutonit. Ai shkroi më shumë për fenë se sa për shkencën dhe matematikën. Njutoni llogariti datën e kryqëzimit të Jezus Krishtit, 3 prill, në vitin 33 pas Krishtit dhe datën më të hershme të apokalipsit si vitin 2060, pas Krishtit. Një nga parashikimet e tij u realizua: Hebrenjtë u kthyen në Izrael.

8. Njutoni ishte alkimist Letra të zbuluara kohët e fundit të Njutonit zbuluan interesin sekret të alkimisë (në kthimin e metalit bazë në ar) dhe se ka shkruar për eksperimentet e kryera. Studimet i ka mbajtur të fshehta kur ishte gjallë. Bërja e arit dhe argjendit ishte krim nën një ligj të vitit 1404.

9. Njutoni luftoi me falsifikatorët Në vitin 1696, Njutoni u bë drejtor i London Mint”, vendit ku priteshin paratë dhe iu dha detyra e zbulimit të falsifikimeve, gjë që ishte e përhapur në atë kohë. Ai mblodhi prova, u maskua dhe kërkoi në bare dhe taverna. U shpall “Gjykatës i Paqes” për një vit kreu 200 hetime. Pas gjyqit urdhëroi shkatërrimin e provave.

10. Njutoni politikani shqiptoi vetëm një fjali Njutoni u zgjodh Anëtari i Parlamentit në vitin 1689 dhe shërbeu ekzaktësisht për një vit. Ai nuk është shquar asnjëherë si politikan i zoti, pasi nuk ishte profesioni i preferuar. Gjatë kësaj kohe, ai tha vetëm dhe vetëm një fjali gjatë seancave të gjata. Ai i kërkoi një personi pranë të hapte dhe të mbyllte dritaren e ajrosjes.

Leave a comment

Filed under Curiosities

Histori e çuditshme

leoniMë 1961, Leonid Rogozov, 27 vjeç, ishte i vetmi kirurg në Ekspeditën Sovjetike të Antarktides. Gjatë ekspeditës ai ndjeu dhimbje të mprehta në stomak dhe kishte temperaturë të lartë. Rogozov kuptoi që kishte apendisit, që mund t’i plaste nga një moment në tjetrin. Me një anestezi të pjesshme, ai u operua vetë, hoqi apendicitin. Një inxhinier dhe një meteorlog asistuan gjatë operacionit.

Leave a comment

Filed under Curiosities

Argjentinasi Leandro Granato… I qan pikturat.

 

d31da4d7-2096-4f65-850d-cea592d8dadc-620x420a

Artist-Leandro-Granato-2360561

 

o-LEANDRO-GRANATO-570

Leandro-Granato

Artist-Leandro-Granato-2360564

0003617511

2013-10-11T010942Z_581361848_GM1E9AB0PBH01_RTRMADP_3_ARGENTINA

 

leandro-granato-presente-l-une-de-ses-oeuvres

hqdefault

 

Leave a comment

Filed under Curiosities

Ngjashmëri të çuditshme.

kenediAbraham Linkoln u zgjodh në Kongres më 1846.
Xhon Kenedi u zgjodh në Kongres më 1946
Abraham Linkoln u zgjodh president më 1860
Xhon Kenedi u zgjodh president më 1960
Të dy ishin shumë të dhënë pas të drejtave civile.
Gratë e të dyve humbën një fëmijë gjatë kohës që jetonin në Shtëpinë e Bardhë.
Të dy presidentët janë qëlluar në kokë.

Tani është dhe më e cuditshme…
Sekretari i Linkolnit quhej Kenedi
Sekretari i Kenedit quhej Linkoln
Të dy janë zëvëndësuar nga jugorë
Të dy janë zëvëndësuar nga jugorë që quhen Johnson.
Andrew Johnson që zëvëndësoi Linkolnin, u lind më 1808
Lyndon Johnson që zëvëndësoi Kenedin, lindi më 1908

John Wilkes Booth që vrau Linkolnin, kishte lindur më 1839
Lee Harvey Oswald që vrau Kenedin, lindi më 1939
Të dy vrasësit thirreshin me të tre emrat.

Të dy emrat janë të përbërë nga 15 shkronja.

Tani… mbahu mirë.

Linkolni u qëllua në teatrin “Ford”
Kenedi u qellua një një makinë “Linkoln” të bërë nga “Ford”
Të dy, Booth dhe Oswald u vranë para gjyqit.
Një javë para se Linkolni të qëllohej, ai ishte në Monroe, Maryland.
Një javë para se Kenedi të qëllohej, ai ishte me Merlin Monroe.
Linkolni u qëllua në një kinema dhe vrasësi vrapoi në një magazinë.
Kenedi u qëllua nga një magazinë dhe vrasësi vrapoi në një kinema.

 

Leave a comment

Filed under Curiosities