Category Archives: Health

Një aftësi sociale, çelës i suksesit

Nga MSc. Zoje Abazi

lifhtGjithkush do donte të ish i aftë të mbante mend emrat e njerëzve që takon, veçanërisht të njerëzve që takojmë në situata te reja shoqërore. Disa nga këto situata janë thjesht argëtuese, ndërsa të tjera kanë shumë më tepër rëndësi. Nëse merreni në intervistë për një punë, për shembull, dhe prezantoheni menjëherë tek shefi potencial, emri i tij/saj është diçka që ju ka fluturuar nga mendja në mënyrë të menjëhershme. Fatkeqësisht, ju do të humbisni shancet për atë punë po aq shpejt sa keni humbur atë emër nga kujtesa. Kur vjen puna të takosh njerëz nepër festa, apo takime të rastësishme kur prezantoheni nga miqtë tuaj, ju do të dukeni të paktën i çuditshëm nëse takoni sërish personin dhe shtireni sikur i dini emrin.
E dimë që nuk është gjë e mire të harrosh emrin e njerëzve që takojmë, e nga ana tjetër, ne gjithashtu dimë sa kuptimplotë është të mundesh ti thërrasësh në emër personat që takon sërish. Pesë minuta apo pesë vjet më pas, ai emër i kujtuar ju bën të dukeni (dhe ndjeheni) si dikush që kujdeset për tjetrin. Vështirë të ketë një fakt me impresionues se sa thirrja në emër e dikujt që e keni takuar një apo dy herë gjithsej.
Disa njerëz duket sikur e kanë në gjak këtë aftësi për të lidhur fytyrat me emrat. Ju mund ti keni zili, pa shpresuar se mund te jeni si ata. Ata mund të jenë nga ata tipa që shohin një film dhe mund t’ju tregojnë jo vetëm emrat e aktorëve por edhe në cilët filma kanë luajtur më parë. Me disa stile ju mund të mësoni shpejt, se shumë shpejt mund të bëheni një nga këta kampione të memorjes fytyrore. Kampione te kujtesës së emrave mund të bëheni, nëse nuk jeni lindur të tillë.
Çuditërisht, aftësia jonë për të dalluar fytyrat është shumë më e zhvilluar se sa aftësia për të mbajtur mend emrat e ketyre fytyrave. Studiuesit vleresojne se te gjithe jane “eksperte fytyrash” duke qenë të aftë të dallojnë me qindra, e pse jo mijëra, fytyra që shohim gjatë jetës sonë. Zotësia është të lidhësh këto fytyra me emrat të cilët i përkasin.
Përpara se të arrijmë në 6 stilet e garantuara për të mbajtur mend emrat, le të shohim çfarë mund të mësojmë nga disa studime më të fundit mbi ketë çështje. Së pari, do të shohim rrolin e fytyrës në vetvete kundrejt kontekstit në të cilin shihni fytyrën. Ju mund të mendoni se është një ide e mirë të ndihmoni kujtesën e fytyrave duke parë detaje të tilla si flokët e personit, veshët apo qafën dhe shpatullat. Sidoqoftë, psikologu Britanik Charlie D. Froëd dhe kolegët e tij (2012) zbuluan se përqëndrimi tek këto aspekte të jashtme nuk ish fort një ide e mirë. Ata investiguan memorjen e fytyrave duke përdorur një program që nënvizonte, ndryshonte, apo hiqte fare aspektet e jashtme si flokët apo edhe veshët. Programi përdorej në krijimin e profileve kriminale për tu identifikuar nga dëshmitarët okular. Në një seri eksperimentesh, Froëd dhe ekipi i tij treguan me bindje se njerëzit kanë më shumë gjasa për të kujtuar kur nuk ndalen tek pamja e jashtme. Njohja më e mirë u arrit kur njerëzit arrinin të shikonin fytyrën pa pasur shpërqëndrimin e aspektit të jashtëm.
Ne eksperimentin e dytë, të realizuar nga Universiteti Viktoria, neurologjistja Iris Gordon dhe James Tanaka (2011), pjesëmarrësit shikonin fytyrat dhe emrat ndërkohe që ishin të lidhur me një skaner truri i cili maste përgjigjen elektrike të trurit ndaj stimujve. Pyetja që ata analizuan kish të bënte me kohëzimin e aftësive tona për të fiksuar fytyrat dhe emrat. Për të thjeshtuar një shpjegim kompleks, mund të thuhet se Gordon dhe Tanaka arritën në përfundimin se nje nga arsyet se perse ne harrojmë emrat e njerëzve është sepse ne e shohim më parë personin dhe më pas marrim vesh emrin e tij/saj. Kjo nuk është gjithmonë praktikë, por siç do ju shpjegoj më vonë, është një strategji dhe ndihmesë në shumë raste.
Së fundmi, le të flasim mbi një eksperiment të realizuar në Tokyo Gakugei University në Koganei, Japoni nga Takahiro Sekiguchi (2011) i cili tregon stilet e përdorura nga njerëzit që kanë memorje të mirë fytyrore. Pjesëmarrësit u lidhen me një detektor të lëvizjeve të syrit ndërkohë që shikonin fytyra të reja. Memorja e emrave nuk u mat në studim, por zbulimet hodhën dritë në atë çka njerëzit me memorje të mirë për fytyrat bëjnë në të vërtetë. Pjesemarrësit me memorjen më të mirë të fytyrave, kur shikonin fytyrat për të cilat po testoheshin, fiksonin shumicën e kujdesit të tyre tek zona e syve. Ata nuk i kushtuan vëmendje të veçantë asnjë zonë tjetër, përfshirë hundën, gojën, faqet, flokët, buzët, veshët apo edhe ballit. Për të mbajtur mend një fytyrë ju duhet ta shikoni atë drejt në sy.
Atëherë ka ardhur koha të vëmë këto studime së bashku me disa fakte që kanë lidhje me memorjen për të dalë në 6 stilet për të mbajtur mend fytyrat.
2. Përdorni procesim të thelluar të informacionit. Kur ju përpiqeni të mësoni një listë fjalësh, për shembull, ju nuk ngeleni vetëm tek shikimi i fjalëve apo tek mënyra si ato tingëllojnë. Memorja më e mirë do te vijë për ato sende të cilave ja kapni kuptimin. Vendosni këto fjalë në një fjali apo krijoni lidhje personale logjike me to, sado të çuditshme që mund të duken. Në fakt, sa më të çuditshme aq më mirë. Duke ju kthyer fytyrave, ky është një stil të cilin ekspertet e rekomandojnë shumë. Krijoni lidhje midis emrit të personit dhe fytyres së tij (veçanërisht syve). Mendoni se çfarë mund t’ju kujtojnë (për shembull “Lulzim” ju kujton “lulet” apo “Yllka” “yllin”), dhe kaloni këteë lidhje në fytyrën e këtij personi.1. Shikoni personin drejt në sy. Fytyra në vetvete, dhe sytë në veçanti, hapin derën jo vetëm drejt shpirtit, por edhe drejt memorjes së mirë ndaj fytyrave. Sytë janë një aspekt i personit i cili ndryshon pak me kalimin e kohës dhe të kushteve jetike. Përveç plakjes, që shton disa rrudha këtu e aty, sytë e njerëzve nuk ndryshojnë. Duke u përqëndruar tek një pjesë e pandryshueshme e anatomisë, ju do të influencoheni me pak nga ndryshimet në gjatësinë apo ngjyrën e flokëve, veshjet (që është e sigurtë që ndryshojnë), dhe gjithashtu format e trupit dhe lartësia e tyre (që gjithashtu ndryshon.)
3. Zbuloni emrin më përpara, kur është e mundur. Siç tregon edhe studimi mbi trurin, njerëzit qenë më të aftë të mësojnë emrat kur e dinin përpara. Kjo është e mundshme kur shkoni të bëni një intervistë pune apo në një festë ku ju ka ftuar miku juaj (i cili mund t’ju japë këtë info). Ky variant fatkeqsish nuk ju ndihmon shumë kur takoni rastësisht dikë për herë të parë. Sidoqoftë, meqë ka dhe shumë situata të tjera të cilat lejojnë parapërgatitjen, ju mundeni shumë mirë ta shfrytëzoni këtë stil.
4. Dëgjoni me vemëndje të vërtetë kur ju prezantojnë dikë. Shpesh hutohemi kur takojmë një person aq sa mund të mos e kapim fare emrin e tij/saj. Nëse jeni nëpër festa apo evente të mëdha ju mund edhe të mos e dëgjoni emrin me qartësi. Në fund të fundit është pak si turp të pyesni për herë të dytë (kështu mendoni ju). Nëse do ti lejonit vetes një fraksion momenti të dytë dedikuar lidhjes midis fytyrës dhe emrit, do të rriteshin shumë mundësitë që ju të mbanit mend atë emër dhe fytyrë. Gjithashtu, ju nuk keni përse të turpëroheni për të pyetur një herë të dytë apo edhe të tretë emrin e personit. Kjo bile mund të rrisë vlerat tuaja sepse do dukeni si një njeri që po merr mundimin.
5. Praktikoni ushtrimin fytyrë – emër në shtëpi. Kryerja e ushtrimit me emra vipash te TV apo internetit ju ndihmon ne zhvillimin e aftesive te memorizimit te fytyrave. Ndërkohë që shihni një spektakël në TV mundohuni të krijoni lidhje midis fytyrës dhe emrit të prezantuesit apo protagonistit kryesore. Keshtu mund te zbuloni edhe dobesite tuaja. Ndoshta do të zbuloni se kini difekt më të madh me emrat e meshkujve, apo ndoshta do të zbuloni se shikoni shumë aspektin e jashtëm dhe veshjet. Vërini nota vetes dhe mundohuni ti përmirësoni ato.
6. Çlodhuni!Kur ju jeni të stresuar, trupi juaj lëshon kortizon në qelizat tuaja si kundërpërgjigje. Kortizoni shkatërron çfarëdo lloj memorje, përfshirë (dhe ndoshta në veçanti) tipin e memorjes që përdoret për të mbajtur mend emrat. Në një situatë intervistimi për punë, ju mund të fokusoheni në pozicionin e vështire ne te cilin gjendeni ne ato momente te para takimi dhe te harroni plotesisht ushtrimin e lidhjes midis fytyrës dhe emrit. Ndërkohe që intervista vazhdon, stresi juaj mund të rritet në nivele të rrezikshme, veçanërisht nëse filloni të preokupoheni se si do ti thoni mirëupafshim intervistuesit, emri i të cilit ju ka dalë krejtësisht nga mendja. Intervistuesi sigurisht di emrin tuaj, kështu që nëse doni të lini një përshtypje të mirë, ju duhet ti kundërpërgjigjeni. Ju mund ta arrini në mënyre të sukseshme këtë nëse do ti lejoni vetes të merrni një fraksion sekonde në fillim të interviste për të realizuar procesimin e thellë të emrit të personit.
Çelësi i suksesit në lidhje me memorizimin e emrave ka të bejë shumë me besimin në vetvete se mund t’ia dalësh. Nëse keni vendosur në mendjen tuaj se jeni një rast i pashpresë, mungesa juaj e besimit do ti çojë gjërat në përkeqësim. Ndërtoni dita ditës memorjen e emrave në trurin tuaj, person pas personi, rast pas rasti, dhe shumë shpejt do të jenë miqtë tuaj që do ju kenë zili për aftësitë shoqërore që keni.

Leave a comment

Filed under Health

NGROHJA GLOBALE, JA USHQIMET QE DO TE BEHEN LUKS NE TE ARDHMEN

vinoImagjinoni një ditë dimri pa një kafe apo kakao të ngrohtë. Sipas revistës ambientaliste amerikane Good, këto ushqime janë të destinuara të zhduken shekullin e ardhshëm për shkak të ndryshimeve klimatike. Këto të fundit do të ndikojnë në ekonominë globale nëse nuk do të merren masa përsa u përket politikave ambientale. Revista ka listuar tetë ushqime që janë të rrezik zhdukjeje.
Rritja e temperaturës së planetit, reshjet e paparashikueshme, përmbytjet dhe periudhat e gjata të thatësirës ndikojnë negativisht në prodhimin e mjaltit, kafesë, kakaos, drithërave e vreshtave.
Kafeja
Ndryshimi i cikleve të reshjeve çon në zhvendosjen e plantacioneve të kafesë (Brazil, Vietnam e Afrikë) drejt lartësive më të mëdha. Kjo do të thotë më shumë vështirësi kultivimi dhe transporti, rrjedhimisht ngritje e çmimit. Ndërkohë, kompanitë amerikane si Maxwell House e Folgers e kanë rritur çmimin me 25 për qind në krahasim me një vit më parë.

Çokollata
Rritja e temperaturës me 3 gradë do të reduktojë në mënyrë drastike kultivimin e kakaos në Gana dhe Costa d’Avorio, duke e rënduar ekonominë e këtyre vendeve, e cila varet nga eksportet.

Drithërat
Në 18 muaj e fundit të gjithë kemi qenë dëshmitarë të shtrenjtimit të bukës. Në krahasim me një vit më parë, në mbarë botën çmimi i drithërave është dyfishuar për shkak të thatësirës e zjarreve në Rusi dhe përmbytjeve në Australi. Ekspertët thonë se ky është vetëm fillimi. Në 20 vitet e ardhshme, çmimi i bukës mund të rritet me 90 për qind.

Mjalti
Një nga treguesit kryesorë të efekteve negative që kanë ndryshimet klimatike është edhe rënia në mënyrë dramatike e numrit të bletëve dhe si pasojë e prodhimit të mjaltit.

Kikirikët
SHBA-të kanë vërejtur një rënie të numrit të rrënjëve të bimës së preferuar, rrjedhimisht çmimi i gjalpit është ngritur menjëherë. Prodhimi vjetor në jug të vendit ka qenë i dobët për shkak të verës së nxehtë e të thatë.

Vera
Ngrohja globale bëhet përgjegjëse për reduktimin me 50 për qind të prodhimit të rrushit që përdoret për verë, brenda vitit 2040 në Kaliforni.

Agave
Thatësira në veri të Meksikës rrezikon të shkatërrojë prodhimin e agaves, bima e cila shërben për prodhimin e tekilës.

 

Leave a comment

Filed under Health

Sa kafe nuk e dëmtojnë shëndetin?

kafeShkencëtarët spanjollë para pak kohesh kanë ardhur ne përfundim qe deri ne gjashtë filxhanë me kafe në ditë, me ose pa kafeinë, nuk e shkurtojnë jetëgjatësinë.
Ata në revistën “Annals of Internal Medicine” kanë publikuar rezultatet e studimit për lidhjen mes konsumimit të kafesë me paraqitjen e sëmundjeve të zemrës, kancerit ose sëmundjeve të tjera.
Të anketuarit kanë qenë pjesëmarrës të dy studimeve të mëdha (Health Professionals Follow-Up Study i Nurses’ Health Study), në të cilat kanë marrë pjesë 43 mijë meshkuj dhe 84 mijë femra.
Gjendja e tyre shëndetësore dhe shprehitë jetësore janë përcjellë për disa vite, në rastin e femrave prej vitit 1980 deri në vitin 2004, ndërsa te meshkujt prej vitit 1986 deri në vitin 2004. Për çdo vit ata kanë plotësuar një pyetësor në lidhje me shprehitë në të ushqyer, duke përfshirë edhe konsumimin e kafesë, duhanit dhe gjendjen shëndetësore.

burimi: vitrina.edu.al

Leave a comment

Filed under Health

Shëndeti si koncept “tërësor”

healthSipas këtij këndvështrimi, shëndeti konsiderohet si koncept “tërësor” duke i’u referuar shumë elementëve si: “tërësisë së individëve” të një shoqërie, “tërësisë së komuniteteve”, “tërësisë së dimensioneve të shëndetit”, apo “tërësisë së faktorëve përcaktues të shëndetit”.

Kështu, sipas këtij koncepti, “trupi”, “mendja”, “shpirti” dhe “emocionet” ndërveprojnë dhe funksionojnë si “një e tërë”.

Gjithashtu, në këtë konceptim të shëndetit, theksohet edhe ndër-varësia (marrëdhëniet reciproke) mes individëve me njëri-tjetrin. Një vëmendje e veçantë i kushtohet të gjithë dimensioneve të shëndetit dhe të gjithë faktorëve përcaktues të shëndetit në mënyrë të tillë që, shëndeti fizik dhe ai mendor konsiderohen njëlloj të “çmuar”.

Koncepti “tërësor” i shëndetit përshkohet nga një filozofi e unitetit mes dimensioneve dhe aspekteve të ndryshme që përcaktojnë shëndetin e individit në veçanti, dhe të popullatës në tërësi.

Sipas këtij konceptimi, fokusi qendror përqëndrohet në karakterin sinergjik të shëndetit, individit dhe shoqërisë, ku të gjithë elementët përbërës ndër-veprojnë në mënyrë sinergjike duke përftuar një “tërësi” që është më e madhe sesa shuma e të gjithë elementëve përbërës.

Prandaj, këndvështrimi “tërësor” i shëndetit është shumë i rëndësishëm përsa i takon evokimit të karakterit ndër-veprues të të gjithë komponentëve të shëndetit, individëve, shoqërisë, dhe botës në tërësi.

Kjo përqasje “tërësore” ndaj shëndetit është përqafuar nga shumë shkolla Perëndimore gjatë këtyre dekadave të fundit. Kështu, njerëzit po bëhen gjthnjë e më të ndërgjegjshëm për lidhjen e ndërsjellë mes “trupit” dhe “mendjes” mbi çështjet e lidhura me shëndetin.

Koncepti “tërësor” mbi shëndetin aludon gjithashtu për një ekuilibër mes të gjitha pjesëve përbërëse të shëndetit; nga kjo pikëpamje, “ekuilibri” i këtyre komponentëve, sipas shumë autorëve, është edhe thelbi i shëndetit.

Koncepti “tërësor” i shëndetit është i një rëndësie vendimtare për një shoqëri që pretendon të jetë progresive. Kështu, preokupimi i një shoqërie vetëm për sëmundje të karakterit fizik do të ishte shumë defektoz dhe i njëanshëm.

Ky ka qenë rasti i pothuajse të gjitha shoqërive në mbarë botën deri në dekadat e fundit, ku theksi i vihej vetëm trajtimit të sëmundjeve pas shfaqjes së tyre dhe/ose mënjanimit të faktorëve “klasikë” të rrezikut (p.sh. ndotjes mjedisore, apo përmirësimit të kushteve higjieno-sanitare).

Vitet e fundit, gjithnjë e më shumë po i mëshohet studimit të faktorëve të tjerë përcaktues të shëndetit, përfshi nivelin e edukimit, të ardhurat materiale, strehimin, apo punësimin.

(Burimi: OBSH)

vitrina.edu.al

Leave a comment

Filed under Health

7 gjëra që duhet të shihni kur nuk ju pëlqen trupi juaj.

Çdokush ka ditë kur  ndjehet shumë keq për trupin që ka, qoftë kjo për ndonjë koment të  bërë dikush, qoftë nga një vështrim i shpejtë në pasqyrë apo thjesht sepse jeni zgjuar ashtu. Problemet me trupin ndikojnë shumë në jetën tuaj, mund ta bëjnë jetën seksuale më pak të kënaqshme,  mund të shtojnë stresin dhe ankthin, sigurisht që ndikojnë  edhe në si dhe çfarë hani.
Fatmirësisht ndonjëherë mjafton një dozë realiteti apo thjesht disa fjalë të mira  për të të nxjerrë nga kjo vorbull e urrejtjes për trupin. Këtu po listojmë 7 gjëra që duhet të shihni kur nuk ndjeheni të rehat me lekurën tuaj:
1-Ilustrimet e mahnitshme të Colleen Clark, të cilat na kujtojnë se trupi nuk përcakton atë që jemi.1

2-Fotografitë e kukullës Barbie janë bazuar në atë se si do ishte një vajzë 19 vjeç. Nikolaj Lamm përdori teknologjinë e printerit 3Ddhe informacion nga CDC për të krijuar një Barbie të zakonshëm dhe krahasimi me kukullën është me të vertëtë befasues. Ky krahasim provon se idealet e së bukurës të cilat na janë krijuar  që në fëmijëri, në pjesën me të madhe janë të pavërteta.2
3-Projekti “Ti nuk je e bukur sa duhet”
Sipas Jennifer Tress, burri i parë e tradhëtoi pasi ajo nuk ishte e bukur sa duhet.Tress e ndau këtë histori me të tjerët në faqen e internetit yourenotprettyenought.com.Vizitorët e kësaj faqeje e bënë të kuptojë se ajo kishte probleme më të mëdha se të mos ndjerit e bukur, ajo kishte mangësi në  vetëvlerësim dhe me të qënit e pasigurtë. Faqja e saj e internetit është një kujtesë e fuqishme se si ne duhet të fillojmë të flasim për problemet që kemi.

-E njëjta dashuri -mesazhi dashamirës për problemet e trupit nga këngëtarja Mary Lambert.
“Unë jam një vajzë e rritur. Argëtuese, topolake, një vajzë që vishet si lezbike. Unë e dua trupin tim,do kem vetëm këtë trup. Unë ha shumë perime dhe stërvitem, pi xhin dhe martini dhe më pëlqejnë cokollatat m&m tek kosi im dhe ndonjëherë nuk bëj asgje veç se shoh televizor.
Më lejohet të dukem seksi, të ndjehem seksi dhe të jem e dashuruar. Jam e denjë për të gjitha këto, edhe ju po ashtu.Zotëro çfarë ke,e mirë apo e keqe qoftë, të gjitha ato pjesë të cilat i ke fshehur gjer më sot sepse janë të tuat, asnjë gjykim nuk mund të të tregojë si t’a duash trupin tënd. Apo si Sonja Renee thotë ” Trupi nuk është ndjesë” . Ti je i magjepsës.

5-Letër e hapur e një gruaje, e cila u kërkon ndjesë të gjithë klientëve të saj që kanë rënë në peshë
-Në një postë në blogun e saj, në gusht të 2013 Iris Higgins rrëfen se si në pozitat si këshilluese për rënien në peshë, ajo shpeshherë nxiste klientët për të ngrënë më pak dhe kritikonte trupat e tyre. Ajo shkruan:
Më vjen keq sepse shume nga ju hytë të shëndetshëm dhe dolët me çrregullime në të ushqyer, me një imazh të dëmtuar të trupit dhe duke u ndjerë se ishit “dështakë”. Askush nga ju nuk ishte i dështuar. Askush, asnjhëherë. Firma e rënies në peshë dështoi. Shoqëria ka dështuar.”
Fjalët e saj na sjellin ndër mend se sa me të meta është industria e humbjes së peshë dhe se si ata po ekspozojnë dredhi marketingu që mundohen si e si për të bërë gratë të ndjehen me turp dhe të blejnë ushqime dietike, plane ushtrimesh dhe broshura mode. Duke sjellë ndër mend mekanizmat e një sipërmarrjeje të tillëqë ka si synim të bëjë para, është më e thjeshtë për t’a injoruar të gjithë këtë industri.

6-Kjo grua që është në gjendje të thotë “Unë e adhuroj trupin tim” Të pranuarit e trupit që ke. Liz Casey shpreh qëndrimin e saj pozitiv karshi trupit dhe dëshirën që ajo ka pëer të ndihmuar të tjerët që të arrijnë të ndjejnë dashuri për veten.

7-Si shprehen këto vajza për trupin.
Nga një artikull nisur nga thëniet e fëmijeëve, çfarë u pëlqente nga trupi i tyre. Disa nga përgjigjet e këtyre vajzave ishin veçanërisht të mahnitshme.
Lola- 5 vjeç- Unë e dua trupin tim sepse është magjik
Mundohuni të sillni ndër mend kur dhe ju besonit që trupi juaj ishte “magjik” dhe mundohuni të ktheni atë ndjenjë.

magic

Fakte për gratë dhe imazhin për trupin.

1-Gratë kanë mesatarisht 13 mendime negative për trupin e tyre çdo ditë, ndërsa 97% e grave pranon qe kanë të paktën 1 moment ” E urrej trupin tim” çdo ditë.

2-Vetëm 5% e grave amerikane kanë natyrshëm atë tip trupi që portretizohet si “ideali” nga reklamat.

3- 3- 5 nga 12 gratë e pyetura

4- 47% deklaruan se donin të humbisnin peshë për shkak të fotove nëpër revista
69% thane se fotot nëpër revista ndikojnë në idene se si duket trupi ideal

5- Industria e dietave nxjerr të paktën 55.4 miliardë dollarë të ardhura çdo vit.

6-Në një studim të kryer tek vajzat e moshës mesatare 14-18
më shumë se 59% e vajzave po mundoheshin të dobësoheshin.
Gjatë 30 ditëve para studimit, mbi 18% e vajzave kishin qëndruar pa ngrënë për një ditë apo më shumë, me qëllim që të dobësoheshin.
11.3% e vajzave që u studiuan kishin përdorur medikamente për dobësim dhe 8.4 % kishin vjellë apo kishin marrë laksativë për të rënë në peshë.

7-Një studim ka treguar se si atletë të njohur kanë patur më shumë çrregullime në të ushqyer (20%) në krahasim me atë të vajzave të studiuara ( 9%)

Vajzat atlete në sportet estetike si gjimnastika, baleti, baleti artistik mbi akull rrezikojnë më shumë se të tjerat për të patur çrregullime të të ngrënit.

8-42% e vajzave në klasë të tretë duan të jenë më të dobëta.
81% e vajzave 10vjeçare kanë frikë se mos shëndoshen.

9-24 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara vuajnë nga një formë e çrregullimit të të ngrënit, si anoreksia dhe bulimia.

10-91% e vajzave të studiuara pranuan që ato “janë në dietë”
22 % që kishin qënë në dietë ‘shpesh’ ose “gjithmonë”

source: huffingtonpost.com

Leave a comment

Filed under Health

Zbulim i rëndësishëm për kurimin e Alzheimerit: Shkencëtarët britanikë mundësojnë një pilulë të thjshtë për t’a kuruar sëmundjen.

CaptureEshtë konsideruar si një “kthesë” historike, shkencëtarët anglezë zbulojnë si të ndalin vdekjen e qelizave të trurit, duke hapur kështu një shteg të ri për kurimet e së ardhmes me medikament. Për herë të parë është përdorur me sukses një preparat i cili ndali vdekjen e qelizave të trurit tek minjtë.
Edhe pse e ardhmja për një pilulë për kurimin e Alzheimerit mbetet ende e largët, studimi britanik të cilit po i referohemi ofron një shteg të ri të rëndësishëm për kurimin me ilaçe.
Preparati punon duke bllokuar një sinjal defektoz në trurin e prekur nga sëmundjet neurodegenerative, swmundje tw cilat  ndalin  prodhimin e proteinave bazë, gjë që çon në lënien e qelizave trunore të pambrojtura dhe rrjedhimisht në vdekjen e tyre.
Eshtë testuar tek minjtë me sëmundje e prionit- modeli më i mirë i mundshëm nga kafshët për çrregullimet neurodegenerative tek njerëzit- por shkencëtarët thonë se kanë besim se do të mund të zbatohet dhe tek truri njerëzor,  me  sëmundje të trurit të tilla si Alzheimeri apo Parkinsoni.
Studimi i botuar në revistën “Science Translational Medicine” është kryer në Këshillin Mjekësor të Kërkimeve dhe Studimeve, në Laboratorin e Toksikologjisë të Universitetit të Leicesterit.
është me të vertetë një hap shumë i rëndeësishëm përpara, thotë udhëheqesja e  ekipit të shkencëtarëve Pr. Xhovana Maluçi për The Independent. – Eshtë hera e parë që një substancë e provuar tek minjtë parandalon një sëmundje të trurit. Eshtë hera e parë që ndodh një gje e tillë, që një substancë që merret nga goja, shkon në tru dhe e parandalon sëmundjen. Ne mund të përparojmë dhe të mund të zhvillojme deri dhe tek molekulat e shwndetshme, unë nuk shoh arsye pse parandalimi i këtij proçesi duhet të mbetet vetëm tek minjtë. Mendoj se do e studiojmë këtë dhe tek truri i gjitarëve të tjerë.”
Në sëmundjë të tilla të trurit si Alzheimeri, prodhimi i proteinave të reja në tru ndalet nga një masë “mbivendosje  e proteinave” apo nga amyloidet. Kjo masë con një një ‘mbi aktivizim’ të mekanizmit natyral mbrojtës që ndalon prodhimin e proteinave të domosdoshme. Pa këto proteina që i mbrojnë, qelizat e trurit vdesin, duke çuar në simptoma të sëmundjeve të tilla si Alzheimer.
Përbëresi i përdorur në studim punon duke frenuar një enzimë, që njihet si PERK dhe luan një rol kyç në aktivizimin e mekanizmit mbrojtës. Tek minjtë me sëmundjen e prionit, ky përbërës kthen proteinat për të mbrojtur qelizat e trurit’ duke ndaluar sëmundjen në fillimet e veta”që nga rrënja”
duke rikthyer sjellje normale dhe duke parandaluar humbjen e kujtesës.
Ndonëse përbëresi ka patur gjithashtu dhe shumë efekte anësore tek minjtë, si humbje të peshës dhe shfaqje të diabetit, të cilat shkaktohen nga dëmtimi i pankreasit, pr. Maluçi thotë se nuk ështe “e pamundur’ për të krijuar një ilaç që e mbron trurin pa patur këto efekte anësore dhe se puna për të arritur këtë ka qënë “shumë premtuese”.
Ky zbulim i rëndësishëm u prit me entuziazëm nga shkencëtarët, ata thonë se kjo është në parim një provë e rëndësishme dhe se kjo do të jetë baza e mundshme që do të mundësojë kurën për Alzheimerin në të adhmen e afërt.
Pr. Roxher Morris, shef i Departamentit të Kimisë në Kolegjin e Mbretit në Londër thotë ” ky është rezultati i parë bindës që një medikament i vogël, nga ai lloj që është bërë ilaç, ndal vdekjen progresive të neuroneve në tru, gjë që ndodh tek ata me sëmundjen e Alzheimerit psh. është e vertetë që ky eksperiment është bërë tek minjtë, jo tek njerëzit dhe se ka kuruar prionin, jo alzheimerin. Megjithatë ka prova të shumta që mënyra se si vdesin neuronet,në të dyja sëmundjet është e ngjashme. Nga vëzhgimet e bëra tek minjtë me prion është provuar saktë mënyra që çojnë në zbutjen e sëmundjes së Alzheimerit tek pacientët.”`1
“Zakonisht duhen dekada që të kalohet nga gjetja e efektshme e medikamentit tek një kavie për të patur ilaçin e efektshëm për njeriun, me përjashtim të atyre rasteve kur është shumë i suksesshëm, ndaj kura për Alzheimerin nuk është dhe aq pranë. Sidoqoftë, pika kritike e studimit që është ndërmarrë nga pr. Maluçi është që një ilaç, i marrë nga goja, mund të ndalë neurodegenerimin e shkaktuar nga amyloidet në tru. graffox/
Unë mendoj se ky zbulim do të gjykohet nga historia si një pikë e rëndësishme kthese në kërkimet e mjekësisë për të kontrolluar dhe për të parandaluar sëmundjen e Alzheimerit.
David Ollsop, profesor i neuroshkencës në Universitetin e Lancaste-it, thotë se studimi ka nxjerrë në pah “rezultate inkurajuese dhe shumë të rëndësishme”, por shton se duhen kërkime të mëtejshme për të mposhtur problemet me efektet anësore dhe për të provuar që kjo do të jetë e efektshme në sëmundje si ajo e Alzheimerit dhe e Parkinsonit.
Në Mbretërinë e Bashkuar janë mbi 800 mijë njerëz që vuajnë nga dementia (çmenduria) dhe sëmundja e Alzheimerit është shkaku kryesor i saj. Numri i njerëzve që mendohet të preken nga kjo është thënë të arrijë në 1 milion në 2021, gjë që paraqet një ngarkesë të madhe për Shërbimin Kombëtar të Shëndetësisë dhe për sistemin e Kujdesit Shëndetësor. Parkinson prek 1 në 500 vetë dhe afro 127 mijë njerëz vuajnë nga kjo.
Dr Erik Karran, drejtor i Kërkimeve për Alzheimerin në Britaninë e Madhe thotë
“Duke patur parasysh njerëzit e prekur nga semundjet neurodegenerative, është e rëndësishme prodhimi i një medikamenti të vetëm me këtë gamë të gjerë përfituesish, por ky medikament është ende në një fazë të hershme. është shumë e rëndësishme që të përsëriten kërkimet dhe të testohen edhe në lloje të tjera të semundjeve neurodegenerative, duke përfshirë këtu dhe Alzheimerin. Alzheimeri është forma më e zakonshme e shfaqjes së dementias , por dhe sëmundjet e tjera që shkaktojnë dementia karakterizohen po nga këto masa të çregullta të mbivendosjes së proteinave në tru.
është për t’u theksuar megjithatë se jo gjithmonë diçka që vepron tek kafshët,ka të njëjtin efekt edhe tek njerëzit dhe se testi përfundimtar për këtë përbërës do të tregojë nëse është i sigurtë dhe i efektshëm tek njerëzit me këto sëmundje.”/graffox

Leave a comment

Filed under Health