Kriminel i lindur

krimmNë pjesën e dytë të Shek. XIX. Cezario Lombrozo,1835-1909, profesor i njohur i Mjekësisë Forenzike dhe i Kriminologjisë në Torino në veprën e tij të johur “Huomo Deliquenta“, i bëri të njohur opinionit shkencor Teorinë mbi “Kriminelin e lindur”, të mbështetur në hulumtime të shumta (mbikëqyrjen e rreth 5500. kriminelëve të sëmurë psikik) në Institutin për Krime Shpirtërore, me theks të veçantë në karakteristikat antropologjike dhe simptomat shpirtërore. Me teorinë e “Kriminelit të Lindur” Lombrozo, mbështetë ”stigmat” degjeneruese, (të cilat shihen dhe vërehen në vijat e ballit dhe fytyrës, rrashtën abnormale, të madhe ose të vogël, veshllapushë, nofulla të dalura, ballë ashpër etj.) si dhe karakteristikat psikologjike; ndjeshmëria e zvogëluar ndaj dhembjes, indiferenca, dhe një varg i tërë karakteristikash.Edhe pse Teoria e Llombrozos, e “kriminelit të lindur”, në opinionin shkencor, në fillim e pati një jehonë magjepsëse, megjithatë interesimi dhe ngazëllimi për të shumë shpejtë u shua dhe Teoria si e tillë iu nënshtrua kritikës së ashpër për t’u flakur më vonë në tërësi, si shkencërisht e pabazë. Shumë më vonë, para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, me këtë teori u bënë spekulime komprometuese dhe keqpërdorime të tmerrshme. Në vitet e 60-ta të shekullit të XX. me zhvillimin madh të gjenetikës, dhe me zbulimet e saj epokale u bë kthesë edhe në kriminologji. Kështu së pari në Paris, më 1966, te Daniel Igoni, një kriminel i papërmirësueshëm dhe recidiv, u zbulua konstelacioni i kromozomit 47 XYY (në gjenetikën klinike i njohur si sindromë ”double-y”), prandaj pikërisht Zhan Graven thekson se kromozomi “Y” konsiderohet si “kromozom i krimit” apo “ Stigma e Kainit”. Ky zbulim e tronditi legjislacionin penal francez dhe u bë objekt i diskutimeve të shumta shkencore. Më vonë në Skoci, në një kriminel të madh u konstatua kariogrami identik.Në SH.B.A. u diagnostifikuan me këtë sindrom shumë raste të rrezikshme të mbikëqyrura në burgje, sidomos në Sing-Sing. Rasti impresiv gjenetik dhe befasues e i habitshëm kriminologjik na
paraqitet me Riçard Spekun, një model monstrumi nga Çikago, i cili në mënyrën më mizore i mbyti tetë infermiere të mjekësisë. Kariotipi i tij ishte i ngjashëm me sindromin e përshkruar më lartë “double-y” (formula 47 XYY). Personat me këtë sindrom janë të gjatësisë mbi 180 cm, me koeficient të vogël të inteligjencës, janë shumë agresiv, me sjellje devijante antisociale, kurse pjesëmarrja e tyre në popullatë është 2 promilë. Së këndejmi shkenca kriminologjike duhet ta pranojë dhe njoh definimin gjenetik, krahas fakteve tjera si dhe tipologjinë trashëguese determinuese të kriminelit. Hovi i zbulimeve teknike dhe biologjike në fundit të shek. XIX. dhe gjatë shek. XX. pati një reflektim të fuqishëm në aplikimin e inovacioneve në fushën e kriminalistikës, e me këtë edhe të Mjekësisë Forenzike (kriminalistike).

burimi: vitrina.edu.al

Leave a comment

Filed under Psychology

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s