Category Archives: News

Rregullon takim me njërën online, zbulon se ishte nusja e djalit.

china-2Një burrë nga Kina u shokua kur zbuloi se ajo ishte gruaja e djalit të tij. ëang, 57 vjeç rregulloi një takim me Lilin në një hotel ne Muling, kur bëri zbulimin e tmerrshëm.
Djali i ëang dhe burri i Lilit, e kishte ndjekur të shoqen për të parë se ku do shkonte, u tmerrua kur pa që ishte babai i tij.
Sipas mediave vendasem Da Jun i rrahu të dy, babain dhe gruan, kësaj i theu dhe tre dhëmbë.
ëang përdorte pseudonimin “I mirë të kuptoj të tjerët” ndërsa Lili “Lulja e vetmuar”.
Burri i saj është shofer kamioni, ai bënte rrugë të gjata. china-2
ëang i dërgoi asaj foto kur kishte qëënë ushtar ndërsa ajo foto të një mikes së saj.
Ata rregulluan të takoheshin në një hotel. Ditën e takimit, Da Jun pa planin e tyre, nga historia online e së shoqes. Që ajo të mos dyshonte, i tha që do nisej sërish për punë. Kur Lili hapi derën, pa vjehrrin e saj, ajo u bë gati të ikte, por i doli i shoqi përpara dhe filloi ta godiste.
Policia ndaloi vjehrrin dhe gruan e djalit të tij për t’i marrë në pyetje.

Leave a comment

Filed under News

Afrikë e Jugut : Rrëmbim, përdhunim dhe vrasje të miturash, tronditet Diepslooti.

Në një vend ku ndodhin disa përdhunime në minutë, në një qytezë ku dhuna është diçka e zakonshme, ndodh një krim që shokon të gjithë komunitetin e Diepsloot të Afrikës së Jugut.
3Dy vajza të mitura, kushërira, të moshës 2 dhe 3, u rrëmbyen nga pragu i derës, – u rrembyen në mes të ditës.
Kur Yonelisa dhe Zandile Mali u gjetën disa ditë më vonë në një qytezë në jug të Johannesburgut, lajmi u bë edhe më i rëndë.
Të dy vajzat ishin përdhunuar dhe vrarë, trupat e tyre të pajetë ishin hedhur në banjot publike të Diepslootit.
Që nga momenti që kjo ndodhi, në 15 tetor, 5 burra janë akuzuar për rrëmbim, përdhunim dhe vrasje të dy vajzave të vogla.
Të dyshuarit u paraqitën për pak në gjykatë në Pretoria,por gjyqi është shtyrë për në 1 nëntor, ndërsa vazhdojnë hetimet. Medupe Simasiku i thotë CNN se hetuesit po analizojnë provat e ADN dhe po presin identifikim zyrtar të të 5 të pandehurve.
është marrë një rrëfim zyrtar nga njëri prej tyre, por asnjë prej te tjerëve nuk ka pranuar lidhjen me krimin. Të pestë do të mbrohen vetë.1
Presidenti i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma dënoi vrasjen e vogëlusheve, ashtu si dhe torturimin dhe përdhunimin e një djali të ri, trupi i të cilit u gjend në një fushë të Katlehongut, në lindje të Johanesburgut.
“Këto krime të mynxyrshme të torturave dhe të vrasjeve të fëmijëve tanë nuk i përkasin shoqëerisë që ne vazhdimisht po mundohemi të ndërtojmë të gjithë së bashku!- tha ai në një deklaratë.
‘Ne i bëjmë thirrje komunitetit të mos e marrë ligjin në duart e tij, u kërkojmë autoriteve vendore të shtojnë sigurinë dhe të gjejnë fajtorët dhe t’i dënojnë sipas ligjeve përkatëse.”
Arrestimet për përdhunime janë shumë të rralla në Afrikën e Jugut, vetëm 6% e rasteve të përdhunimit ndëshkohen.
Vetë përdhunimi është diçka që ndodh vazhdimisht. Afrika e Jugut zë vendin e parë për krimet seksuale në vend, me një mesatare prej 55 mijë cështjesh të denoncuara çdo vit.
Numri i vërtetë është shumë më i lartë, megjithatë, meqënëse shumë nga viktimat nuk flasin, thotë Prof. Rachel Jeëkes e Këshillit për Kërkime Mjekësore të Afrikës së Jugut.Capture

Sondazhet e ndërmarra tek femrat e rritura në Provincën e Gautengut në Afrikën e Jugut tregojnë se vetëm 1 ndër 25 raste përdhunimi denoncohet tek policia. -thotë ajo.
Kur mendojmë që përdhunimi denoncohet kaq rrallë, i bie që të ndodhin disa përdhunime në minutë, sipas këtyre përllogaritjeve. Vetëm 60% e grave të përdhunuara në Afrikën e Jugut janë në moshë madhore, 15% janë fëmijë nën moshën 11 vjeçare.
Ne shohim përdhunime të fëmijëve të moshës 2 dhe 3 vjeçare çdo vit, sigurisht jo dhe aq shume.- thotë Jeëkes.Ajo thotë se vihet re rritje e rasteve të përdhunimit që shoqërohen me vrasje. 1 e 4 e vajzave që janë vrarë, janë përdhunuar,-shton Jeëkes.
Rajoni i Policisë në Diepsloot ka numrin më të lartë të denoncimeve për përdhunim në vend.4
Jeëkes beson se për t’u ndryshuar kjo gjë, autoritetet duhet të presin rrënjët e së keqes, varfërinë, mungesën e politikave dhe problemin e qëndrimit të burrave karshi të drejtave seksuale të gruas./©Graffox

Leave a comment

Filed under News

Në sëmundje dhe në shëndet! 3 vjet më parë nusja i kishte dhuruar dhëndrit një veshkë, ndonëse ishin krejtësisht të panjohur.

kyle chelseaChelsea Clair dhe Kyle Froelich nga Broënsburg, Indiana, Sh.B.A u martuan në një ceremoni të thjeshtë. Ata shkëmbyen unazat vetëm kohët e fundit, por 3 vjet më parë, ata shkembyen dicka shumë të rëndësishme, një organ. Kyle kishte një sëmundje e cila bëri që veshkat e tij të ndalonin së funksionuari dhe ai ishte i dëshpëruar për një dhurues, por nuk gjente dot atë që mund t’i përshtatej organizmit të tij nga miqtë dhe familja. Në shtator të 2009 ai takoi 22 vjeçaren Chelsea një një shfaqje makinash dhe një ditë më pas, ajo u ofrua t’i dhuronte atij një nga veshkat.

Shumë çifte flasin për ‘shpëtimin’ që kanë gjetur tek njëri-tjetri, por për Kyle dhe Chelsea ky shpëtim është i njëmendtë.
Sikur Kyle të mos e kishte njohur vajzën, atëherë ai nuk do ishte gjallë, ajo mundësoi një transplant veshke me rëndësi jetike. Ata u martuan në 12 Tetor.
Në një intervistë Kyle tregon se ata u takuan 3 vjet më parë, atë vit që do ishte i fundit për të, ashtu siç kishin thënë mjekët.
Ata u njohën në një festë makinash, ajo i ofroi atij veshkën. Ai ishtë mësuar që shumë njerëz ofronin, por ishin veç fjalë. Chelsea ishte ndryshe, ajo bëri testet dhe ata përshtateshin. Një ndër shkaqet për këtë dhurim ishte vdekja e babait të saj, i cili nuk kishte gjetur asnjë dhurues palce.Nuk ishte një rrugë e thjeshtë, megjithatë. Pasi kishte parë një video për dhurimin e veshkës, mamaja i kërkon asaj të mos e bëjë, ky ishte shkaku pse ato u ftohën me njëra tjetrën.cupole 1

Chelsea Clair dhe Kyle Froelich nga Broënsburg, Indiana, Sh.B.A u martuan në një ceremoni të thjeshtë. Ata shkëmbyen unazat vetëm kohët e fundit, por 3 vjet më parë, ata shkembyen dicka shumë të rëndësishme, një organ. Kyle kishte një sëmundje e cila bëri që veshkat e tij të ndalonin së funksionuari dhe ai ishte i dëshpëruar për një dhurues, por nuk gjente dot atë që mund t’i përshtatej organizmit të tij nga miqtë dhe familja. Në shtator të 2009 ai takoi 22 vjeçaren Chelsea një një shfaqje makinash dhe një ditë më pas, ajo u ofrua t’i dhuronte atij një nga veshkat. U bë testi dhe u pa se ata përshtateshin shumë mirë, 6 muaj më pas ata iu nënshtruan operacionit i cili doli me sukses.martesa

Leave a comment

Filed under News

Adoleshenti italian rrihet për vdekje në Britaninë e Madhe

letottaXhoele Leota, një emigrant italian 19 vjeçar, vdiq në spital pasi mori plagë të rënda nga rrahja prej një bande në Meidstoun, në Kontenë e Kentit, Angli. Sipas gazetës italiane “Il Giorno” të dyshuarit  mendohet se kanë thirrur “Ju na vidhni punët” gjatë sulmit, gjithësesi policët nuk po  kërkojnë një motiv racor në këtë ngjarje. 9 burra janë arrestuar për vrasjen e Leotas të dielën në darkë jashtë një restoranti italian ku ai punonte. Policia e Kentit tha se vetëm një nga të dyshuarit është britanik , ata nuk po e hetojnë sulmin si të motivuar nga racizmi./ ©Graffox

Leave a comment

Filed under News

Ngordh Gjiganti Xhorxh, qeni më i lartë në botë sipas Guinness.

xhorxh 1Një gjigant i butë dhe i mirë ka shkuar në parajsën e qenve. Ai ishte me i madhi sipas librit të rekordeve Guiness, afro një metër e 9 cm, ai lartësohej mbi këdo që i afrohej.
Fatkeqësisht Xhorxh ngordhi, një muaj para se të bënte 8 vjeç. Ai ishte i rrethuar nga njerëz që e donin, thotë i zoti i tij në faqen e facebook.

xhorxh 2 xhorxh 3

 

 

Ai  ishte dhe një dado shumë i mirë

©Graffox

Leave a comment

Filed under News

Magjia e zezë tmerron banorët e një fshati në Itali

 

CaptureNë një fshat  të Italisë, Giavenale, banorët janë tmerruar kur kanë gjetur kukulla të gjymtuara, kunja, arkivole, flokë të lidhura, lecka të lyera me gjak, bizhuteri dhe kostume të vogla për kukulla.

Ajo që i ka trembur më shumë banorët është se kukulla e quajtur “Voodoo”, është gjetur gjithandej e gjymtuar, e nxirë, e lidhur me fije flokësh, me lecka dhe në trup ka kunja. Ata që janë tmerruar më shumë janë pesë fëmijët që jetojnë në fshatin Giavenale. E përditshmja “Il Giornale di Vicenza” ka treguar për tmerrin që po kalojnë banorët e kësaj zone. Mësohet se fillimisht këto materiale, më të cilat kryhet një magji e lashtë Afrikane janë gjetur në një shtëpi të boshatisur vitin e kaluar. Banorët në gusht të vitit 2012 kanë bërë një denoncim në polici, por ende s’ka dalë asnjë rezultat. Tani kukullat e gjymtuara bashkë me materialet e tjera janë gjetur jo vetëm nëpër fushat e fshatit, por edhe nëpër kopshtet e garazhet e shtëpive. Banorët ndjehen shumë të frikësuar sa do të vendosin kamera sigurie në të gjithë fshatin për të zbuluar misterin që i ka përfshirë.

Kukulla “Voodoo”

Kjo kukull është përdorur në kohët e hershme në Afrikë për të bërë magji të zezë. Sipas ritualit përdorej shpirti i dikujt që kishte vdekur që të pushtonte kukullën. Personi që do të ketë këtë shpirt nën kontroll nëpërmjet një ritual të quajtur “Voodoo” e transformon shpirtin e të vdekurit te kukulla. Materiale të tjera që duhen përdorur janë dylli, kukulla të ndryshme, fije flokësh të personave të ndryshëm, thonj, gjilpëra, lecka me gjak etj. Sipas të dhënave kjo është një magji e fuqishme dhe përdoret për arsye të forta për t’i bërë keq dikujt. /shekullionline

Leave a comment

Filed under News

Ferrari feston 30 vjetorin në Hong Kong- Prezanton tipin e fundit – FOTOT

1 2 3 5 6 7 Ferrari ka festuar 30 vjetorin e pranisë në Hong Kong, në një panair super gjigant, më i madhi i realizuar ndonjëherë në Kinë.

Më shumë se 600 makina të çdo kohe u mblodhën në ishullin e Lantaut, ku u ekspozuan duke formua simbolin e Hong Kongut, lulen me pesë petale të Bauhinia Blakeanas.
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm më shumë se 2 mijë klientë të Ferrarit dhe të apasionuar të tjerë të kësaj makine.
Aty u prezantua dhe makina më e re e Ferrarit, 458 Speciale, e treguar nga piloti Marc Gene.

Leave a comment

Filed under News

Djali perleshet me hajdutin e cantes

CaptureGruaja le ne makine 2 djemte, nje nga femijet, ai 8 vjecar lufton me hajdutin e cantes dhe e ndjek per t’a marr ate serish

Leave a comment

October 21, 2013 · 8:23 am

Adoleshentja kishte një foshnjë të vdekur në çantë ndërsa blinte në Victoria’s Secret

CaptureNjë 17 vjeçare është kapur ndërsa bënte shopping në Manhatan, në Victoria’s Secret me një foshnje te vdekur në çantë, thotë policia e Nju Jorkut.
Një roje i sigurisë ndali vajzën në dyqanin që ndodhet në rrugën 34 pasi dyshoi që kishte vjedhur. Një kundermim i fortë vinte nga çanta e saj, ai e kontrolloi dhe pa trupin e foshnjës.Burimet thonë se foshnja nuk kishte shenja goditjesh, por kontrolli mjekësor do tregojë se si vdiq.
Vajza i ka thënë policisë se ishte 6 muajsh shtatëzanë dhe e dështoi fëmijën të mërkurën. Policia nuk ka ngritur akuzë ndaj saj për ndonjë krim në lidhje me fëmijën, por ajo dhe miku i saj janë të dy të akuzuar për vjedhje dhe posedim të pronës së vjedhur.
Vajza, e cila ka dhe një fëmijë tjetër, është shtruar në Spitalin Bellevue për vlerësim të gjëndjes  mendore./©Graffox

Leave a comment

Filed under News

Tre motra martohen njëherësh për të plotësuar dëshirën e nënës para vdekjes

marriageTre motra Sarah 19 vjeç, Kaylee 21 vjeç dhe Jodie Swales 22 vjeç, nga Snellville në Georgia, vendosën që të martohen në fillim të tetorit, që të gjitha në të njëjtën ditë. Gjithë kjo për të bërë të mundur që nëna e tyre, prej kohësh e sëmurë nga kanceri dhe tashmë në fund të jetës, të shikonte “të voglat” e saj teksa martoheshin dhe të veshura nuse. Por e plotësuar tashmë, nëna e tyre vdiq 12 orë pas ceremonisë. Gruaja kishte zbuluar se kishte tumor në gjoks në vitin 2010 dhe qysh nga ai moment tentoi me çdo mënyrë për të luftuar dhe kuruar sëmundjen, por pa rezultat. Gjithsesi ajo arriti të realizojë një nga dëshirat e saj, të shikonte vajzat teksa martoheshin / burimi : noa.al

Leave a comment

Filed under News