Në sëmundje dhe në shëndet! 3 vjet më parë nusja i kishte dhuruar dhëndrit një veshkë, ndonëse ishin krejtësisht të panjohur.

kyle chelseaChelsea Clair dhe Kyle Froelich nga Broënsburg, Indiana, Sh.B.A u martuan në një ceremoni të thjeshtë. Ata shkëmbyen unazat vetëm kohët e fundit, por 3 vjet më parë, ata shkembyen dicka shumë të rëndësishme, një organ. Kyle kishte një sëmundje e cila bëri që veshkat e tij të ndalonin së funksionuari dhe ai ishte i dëshpëruar për një dhurues, por nuk gjente dot atë që mund t’i përshtatej organizmit të tij nga miqtë dhe familja. Në shtator të 2009 ai takoi 22 vjeçaren Chelsea një një shfaqje makinash dhe një ditë më pas, ajo u ofrua t’i dhuronte atij një nga veshkat.

Shumë çifte flasin për ‘shpëtimin’ që kanë gjetur tek njëri-tjetri, por për Kyle dhe Chelsea ky shpëtim është i njëmendtë.
Sikur Kyle të mos e kishte njohur vajzën, atëherë ai nuk do ishte gjallë, ajo mundësoi një transplant veshke me rëndësi jetike. Ata u martuan në 12 Tetor.
Në një intervistë Kyle tregon se ata u takuan 3 vjet më parë, atë vit që do ishte i fundit për të, ashtu siç kishin thënë mjekët.
Ata u njohën në një festë makinash, ajo i ofroi atij veshkën. Ai ishtë mësuar që shumë njerëz ofronin, por ishin veç fjalë. Chelsea ishte ndryshe, ajo bëri testet dhe ata përshtateshin. Një ndër shkaqet për këtë dhurim ishte vdekja e babait të saj, i cili nuk kishte gjetur asnjë dhurues palce.Nuk ishte një rrugë e thjeshtë, megjithatë. Pasi kishte parë një video për dhurimin e veshkës, mamaja i kërkon asaj të mos e bëjë, ky ishte shkaku pse ato u ftohën me njëra tjetrën.cupole 1

Chelsea Clair dhe Kyle Froelich nga Broënsburg, Indiana, Sh.B.A u martuan në një ceremoni të thjeshtë. Ata shkëmbyen unazat vetëm kohët e fundit, por 3 vjet më parë, ata shkembyen dicka shumë të rëndësishme, një organ. Kyle kishte një sëmundje e cila bëri që veshkat e tij të ndalonin së funksionuari dhe ai ishte i dëshpëruar për një dhurues, por nuk gjente dot atë që mund t’i përshtatej organizmit të tij nga miqtë dhe familja. Në shtator të 2009 ai takoi 22 vjeçaren Chelsea një një shfaqje makinash dhe një ditë më pas, ajo u ofrua t’i dhuronte atij një nga veshkat. U bë testi dhe u pa se ata përshtateshin shumë mirë, 6 muaj më pas ata iu nënshtruan operacionit i cili doli me sukses.martesa

Leave a comment

Filed under News

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s