Magjia e zezë tmerron banorët e një fshati në Itali

 

CaptureNë një fshat  të Italisë, Giavenale, banorët janë tmerruar kur kanë gjetur kukulla të gjymtuara, kunja, arkivole, flokë të lidhura, lecka të lyera me gjak, bizhuteri dhe kostume të vogla për kukulla.

Ajo që i ka trembur më shumë banorët është se kukulla e quajtur “Voodoo”, është gjetur gjithandej e gjymtuar, e nxirë, e lidhur me fije flokësh, me lecka dhe në trup ka kunja. Ata që janë tmerruar më shumë janë pesë fëmijët që jetojnë në fshatin Giavenale. E përditshmja “Il Giornale di Vicenza” ka treguar për tmerrin që po kalojnë banorët e kësaj zone. Mësohet se fillimisht këto materiale, më të cilat kryhet një magji e lashtë Afrikane janë gjetur në një shtëpi të boshatisur vitin e kaluar. Banorët në gusht të vitit 2012 kanë bërë një denoncim në polici, por ende s’ka dalë asnjë rezultat. Tani kukullat e gjymtuara bashkë me materialet e tjera janë gjetur jo vetëm nëpër fushat e fshatit, por edhe nëpër kopshtet e garazhet e shtëpive. Banorët ndjehen shumë të frikësuar sa do të vendosin kamera sigurie në të gjithë fshatin për të zbuluar misterin që i ka përfshirë.

Kukulla “Voodoo”

Kjo kukull është përdorur në kohët e hershme në Afrikë për të bërë magji të zezë. Sipas ritualit përdorej shpirti i dikujt që kishte vdekur që të pushtonte kukullën. Personi që do të ketë këtë shpirt nën kontroll nëpërmjet një ritual të quajtur “Voodoo” e transformon shpirtin e të vdekurit te kukulla. Materiale të tjera që duhen përdorur janë dylli, kukulla të ndryshme, fije flokësh të personave të ndryshëm, thonj, gjilpëra, lecka me gjak etj. Sipas të dhënave kjo është një magji e fuqishme dhe përdoret për arsye të forta për t’i bërë keq dikujt. /shekullionline

Leave a comment

Filed under News

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s