Afrikë e Jugut : Rrëmbim, përdhunim dhe vrasje të miturash, tronditet Diepslooti.

Në një vend ku ndodhin disa përdhunime në minutë, në një qytezë ku dhuna është diçka e zakonshme, ndodh një krim që shokon të gjithë komunitetin e Diepsloot të Afrikës së Jugut.
3Dy vajza të mitura, kushërira, të moshës 2 dhe 3, u rrëmbyen nga pragu i derës, – u rrembyen në mes të ditës.
Kur Yonelisa dhe Zandile Mali u gjetën disa ditë më vonë në një qytezë në jug të Johannesburgut, lajmi u bë edhe më i rëndë.
Të dy vajzat ishin përdhunuar dhe vrarë, trupat e tyre të pajetë ishin hedhur në banjot publike të Diepslootit.
Që nga momenti që kjo ndodhi, në 15 tetor, 5 burra janë akuzuar për rrëmbim, përdhunim dhe vrasje të dy vajzave të vogla.
Të dyshuarit u paraqitën për pak në gjykatë në Pretoria,por gjyqi është shtyrë për në 1 nëntor, ndërsa vazhdojnë hetimet. Medupe Simasiku i thotë CNN se hetuesit po analizojnë provat e ADN dhe po presin identifikim zyrtar të të 5 të pandehurve.
është marrë një rrëfim zyrtar nga njëri prej tyre, por asnjë prej te tjerëve nuk ka pranuar lidhjen me krimin. Të pestë do të mbrohen vetë.1
Presidenti i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma dënoi vrasjen e vogëlusheve, ashtu si dhe torturimin dhe përdhunimin e një djali të ri, trupi i të cilit u gjend në një fushë të Katlehongut, në lindje të Johanesburgut.
“Këto krime të mynxyrshme të torturave dhe të vrasjeve të fëmijëve tanë nuk i përkasin shoqëerisë që ne vazhdimisht po mundohemi të ndërtojmë të gjithë së bashku!- tha ai në një deklaratë.
‘Ne i bëjmë thirrje komunitetit të mos e marrë ligjin në duart e tij, u kërkojmë autoriteve vendore të shtojnë sigurinë dhe të gjejnë fajtorët dhe t’i dënojnë sipas ligjeve përkatëse.”
Arrestimet për përdhunime janë shumë të rralla në Afrikën e Jugut, vetëm 6% e rasteve të përdhunimit ndëshkohen.
Vetë përdhunimi është diçka që ndodh vazhdimisht. Afrika e Jugut zë vendin e parë për krimet seksuale në vend, me një mesatare prej 55 mijë cështjesh të denoncuara çdo vit.
Numri i vërtetë është shumë më i lartë, megjithatë, meqënëse shumë nga viktimat nuk flasin, thotë Prof. Rachel Jeëkes e Këshillit për Kërkime Mjekësore të Afrikës së Jugut.Capture

Sondazhet e ndërmarra tek femrat e rritura në Provincën e Gautengut në Afrikën e Jugut tregojnë se vetëm 1 ndër 25 raste përdhunimi denoncohet tek policia. -thotë ajo.
Kur mendojmë që përdhunimi denoncohet kaq rrallë, i bie që të ndodhin disa përdhunime në minutë, sipas këtyre përllogaritjeve. Vetëm 60% e grave të përdhunuara në Afrikën e Jugut janë në moshë madhore, 15% janë fëmijë nën moshën 11 vjeçare.
Ne shohim përdhunime të fëmijëve të moshës 2 dhe 3 vjeçare çdo vit, sigurisht jo dhe aq shume.- thotë Jeëkes.Ajo thotë se vihet re rritje e rasteve të përdhunimit që shoqërohen me vrasje. 1 e 4 e vajzave që janë vrarë, janë përdhunuar,-shton Jeëkes.
Rajoni i Policisë në Diepsloot ka numrin më të lartë të denoncimeve për përdhunim në vend.4
Jeëkes beson se për t’u ndryshuar kjo gjë, autoritetet duhet të presin rrënjët e së keqes, varfërinë, mungesën e politikave dhe problemin e qëndrimit të burrave karshi të drejtave seksuale të gruas./©Graffox

Leave a comment

Filed under News

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s