AUTOPORTRETET – NGA PENELOPE KOLIOPOULOU. ATO TREGOJNË SE SI DO TË DUKEJ NËSE DO ISHIM NË NJË MARRËDHËNIE ME VETEN TONË.

Ju ndoshta nuk keni parë kurrë portrete të çifteve si këto.
Fotografja me vendbanim në Angli, Penelope Koliopoulou ka një seri fotografish ku ajo pozon si ‘dy gjysmat’ e çifteve romantike, shkrirja gjinore në këto fotografi është hipnotizuese.
Kaliopoulou filloi punën me këto seri ‘auto-portretesh’ si program master në Kolegjin e Modës të Londrës për Modë dhe Film.
“Ajo që më frymëzoi kryesisht janë njerëzit e së përditshmes’-thotw Kaliopoulou ‘çiftet që njoh, miqtë, prindërit, miqtë e tyre dhe njerëz të cilët i has në rrugë. Një tjetër frymëzim për ktë ishte se sa keq i paraqesin marrëdhëniet disa nga komeditë romantike të Hollivudit.
Artistja është shprehur më shumë se si komeditë romantike kanë ndikuar në një intervistë në 1 Nëntor tek Vice: ‘Problemi me këta filma është se bëhet gjithçka për të arritur të kapësh djalin ose vajzën. Sapo ata janë bashkë, gjithçka zgjidhet dhe presupozohet që ata jetojnë të lumtur pas kësaj. Fillimisht mendova të bëja sekuenca nga filmat ekzistues që do të tregonin personazhet në situata të jetës së vërtetë, të mira dhe të këqija.’
Koliopoulou vendosi që ky projekt, në vend që të kishte modele, të ishte një auto portret me qëllim që të formësonte se si imazhi lidhet me identitetin, për të inkurajuar shikuesit të vinin veten në vend të saj. ‘Unë shpresoj që njerëzit që i shohin fotot e mia, të pëlqejnë dhe historitë.’-tha ajo për HuffPost. ‘ Nëse ata e shohin veten në një nga situatat e çiftit tim, atëherë kjo është ajo çka e quaj fitore.’/graffox

slide_324002_3085759_freeslide_324002_3085768_freeslide_324002_3085770_freeslide_324002_3085771_freeslide_324002_3085779_freeslide_324002_3085782_freeslide_324002_3085784_freeslide_324002_3085801_freeslide_324002_3085806_freeslide_324002_3085814_freeslide_324002_3085815_free

Leave a comment

Filed under Photography

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s