13 FOTOGRAFI TË NJË KLINIKE PSIKIATRIKE TË BRAKTISUR

 

2013-11-01-image2Këto janë 13 fotografi nga Qendra Psikiatrike e Creedmoor në Queens Village, Nju Jork. Godina 25, e cila është bosh që nga fillimet e 1970. Me kalimin e viteve pavioni psikik është kthyer nga një objekt i trajtimit të sëmundjeve mendore në një godinë të kalbur.

 

Kur Creedmoor u themelua më 1912 një nga kurat e saj më të efektshme mendohej të ishte ajri i freskët dhe puna fizike. Me kalimin e kohës u rrit dhe numri i pacientëve, nga 150 në 1918 në mbi 7000 në 1960.
Nuk ishte Çudi që me këtë fluks, objekti u bë gjithmonë e më pak idilik nga sa ishte, duke u shndërruar në një vrimë ferri me higjenë që zbriti në nivelet e ulta të të paimagjinueshmes.
‘ Në vitet e fundit të shekullit të 19 ata ishin bërë model të pisllëkut dhe neglizhenceës dhe ishin drejtuar shpesh nga njerëz të korruptuar apo burokratë, situatë që zgjati dhe gjatë gjysmës së parë të shekullit të 20.’- shkruan neurologu Oliver Sacks në një libër për shkatërrimin e Creedmoorit.
Pas një shpërthimi dizanterie në 1940, spitali u vendos nën mbikqyrje. Në vitet 1970 Creedmore ishte krejtësisht jashtë kontrollit, u hetua për përdhunime, abuzime, vetëvrasje dhe vrasje të bëra aty. Pas një hetimi policor më 1974 qendra reduktoi ndjeshëm numrin e pacientëve të saj, duke e mbyllur me urgjencë godinën 25. Rrënojat janë aty, dhe sot e kësaj dite, gjithësesi, një kujtesë ogurzezë e kohës kur “njerëzit me probleme’ thjesht mbylleshin diku.
Fotografja Hannah Frishberg ka kapur gjendjen e errët të kësaj godine të braktisur një një seri të jashtëzakonshme fotosh. Një një artikull për “Atlas Obscura” Frishberg shpjegon përvojën e endjes në këtë hapësirë të rrënuar.
“Kati i parë është ai që mban pjesën më të madhe të artifakteve, por është e tejmbushur dhe e zezë sterrë, as drita e diellit nuk hyn nga kanatet. Në katin e sipërm, në të katërtin, mbretërojnë pëllumbat, o zot Ç’kanë bërë ata aty. Male jashtëqitjesh pirg në tuba dhe në kafazet e tyre. Qelbet erë, shumë sendje thjesht janë bërë si pirg glasash. Zogjtë, pa kontakt me njerëzit janë bërë shumë agresive, fluturojnë ulët dhe i sulen Çdo gjëje që lëviz. Mes pisllëkut, nga muri i plasaritur duket ende një mural i Virgjëreshës Mari.”
Nëpërmjet lentes së Frishbergut, letra murale e shkërrmoqur, varesë të ndryshkura dhe të brendshme të hedhura fitohet një personazh fantazëm, më objektet më banale të hedhura në një histori e cila është shumë e shëmtuar për t’u thënë. Pamjet e mëposhtme janë rrëqethëse./graffox burimi: huffingtonpost

2013-11-01-image2013-11-01-image12013-11-01-image22013-11-01-image42013-11-01-image52013-11-01-image62013-11-01-image72013-11-01-image82013-11-01-image92013-11-01-image102013-11-01-image112013-11-01-image12

Leave a comment

Filed under Photography

Leave a comment