Historia e nudizmit fotografik

Nga Ph.D Rita Loloçi

photoFenomeni i arteve të bukura na prezanton përveç të tjerave një evolucion vizual të trupit njerëzor me bukurinë, tërheqjen si dhe funksionet e tij. Ne mund te shohim këtë transformim nga “Venusi i Willendorf” me format e saj fertile të egzagjeruara deri tek statujat “klasike” Greke dhe Romake, nga ndrydhja e trupit natyral në dialogun e mrekullueshëm të “Madona me një infant” tek plasticiteti abstrakt i figurave femërore të shekullit të 20’të. Historia e kuptimit të trupit njerëzor, historia e artit dhe historia e kulturës dhe shoqërisë në përgjithësi janë tre lloje të ndryshme historish që janë të ndërvarura me njëra tjetrën.
Nëse marrim historinë e fotografisë, e cila është shumë e shkurtër në krahasim me historinë e skulpturës dhe pikturës, do të gjejmë edhe atje një evolucion të imazhit të trupit lakuriq, një histori e shkurtër e prezantimit të trupit njerëzor në kulturë.
Historia e nudizmit fotografik mund të kornizohet lehtësisht në historinë e përgjithshme të nudizmit. Në fillim fotografia iu nënshtrua ligjeve të përcaktuara nga koncepti tradicional për nudizmin, por me kalimin e kohës u bë më këmbëngulëse në kërkimin e veçorive të saj; po shpërthente një zhanër “nu“. Sipas ideve ekstravagante të J. Baudrillard: ne besojmë se me ndihmën e teknologjisë ne mund të ndrydhim botën; por fakti është se bota duke përdorur teknologjinë na ndrydh ne dhe efekti i ketij shndërrimi është i papritur dhe i mrekullueshëm. Ne mendojmë se bëjmë një fotografi të një pamjeje për kënaqësinë tonë, por në fakt është pamja që dëshiron të fotografohet. Ne jemi vetëm figurantë në skenë. “Subjekti është thjesht një aktor në performancën ironike të objekteve“. Baudrillard zgjeron idenë e përgjithshme mbi fotografinë të psikoanalistit teoricien J. Lacan, idenë e cila shpreh se objekti është me të vertetë aktiv. Sipas një përkthyesi të famshëm të Lacan, S. Zizek, vizioni nuk i përket subjektit, por objektit. Çdo herë që syri veçon një pikë në objekt (në fotografi), personi që shikon është shikuar tashmë nga kjo pikë, sepse është objekti që shikon me të vërtetë dhe jo personi. Megjithatë subjekti nuk mund pas kësaj të perceptojë një fotografi thjesht analitikisht dhe në mënyrë neutrale. Një neutralitet i tille do të thoshte indiferenca e subjektit e fshehur nga ritualet e përdorimit shkencor.
(Pa)dëshira e objektit për tu fotografuar si dhe (pa)dëshira e një trupi njerëzor për tu kthyer në një objekt janë të dyja intriguese në mënyrë të veçantë kur shikojmë një trup njerëzor lakuriq. Skena e trupit njerëzor, teatri i emocioneve të tij, fuqia dhe dobesia e njeriut të zhveshur – të gjitha këto elemente formojnë një lloj simposiumi, duke pranuar ose mohuar subjektivitetin. Fakti që projekti epistemologjik bazuar në në idenë e subjektit aktiv dhe objektit pasiv ka provuar se është jo i sigurtë në situata ku duhej të ishte i besueshëm, na jep shpresë për një pastërti në fotografi.
Le të shohim çfarë ka ndodhur në zhanrin „nu“ në fotografi gjatë një shekulli e gjysëm. Prodhimi dhe shpërndarja e fotografive erotike ishte ilegal në Europë deri në vitet 1930 dhe në Rusi deri ne vitet 1980. Sipas historianit të fotografisë A. D. Coleman, rrethana e mëvonshme ishte një nga faktorët që inkurajoi shpikjen e sistemit “Polaroid“. Coleman thotë se përderisa kontrolli mbi prodhimin dhe shpërndarjen e fotografive me përmbajtje erotike egzekutohej në nivelin e punishteve stampuese, aparati “Polaroid”  çlironte entuziastët nga tutela për fotografimin e modeleve të zhveshura.
Kur W. Benjamin shkruajti për artin në fazën e riprodhimit teknologjik, vazhdonte të ishte periudha e artit para-teknologjik, koha e artit teknologjik joperfekt, duke përfshirë edhe atë fotografik, i cili ndoshta ndodhet në vend të parë. Në të vërtetë, kur kritikët e artit zbuluan se edhe fotografia ishte nje art, kriteret që ata përdorën ishin thjesht saktësi dhe natyralizëm të pikturës. Para ardhjes së kinemasë, televizionit dhe videos, fotografia konsiderohej si i vetmi mjet i sigurtë, fiksimi „preçiz“ dhe „i paanshçm“ i gjërave dhe ngjarjeve. Kriteret artistike që u përdorën për të ishin të aplikuara thjesht mekanikisht nga piktura. Ndërkohë që imazhet e fotografëve të shekullit të 19 të ishin të menuara për ti bëre vend fotografisi në artet tradicionale grafike, sot kjo është arsyeja e fundit e një fotografi për të bërë një fotografi, përkundrazi është dëshira për të theksuar dhe parë tjpërtej. I analizuar dhe procesuar nga aktualiteti, moderniteti është ne një ndryshim konstant, ku një „atom“ i të tashmes zëvendësohet nga një tjetër. Çdo moment atomik integral, i pandashëm dhe i pavdekshëm formon strukturën e përjetësisë. Ndarja e një atomi të vetëm, gjetja e ngjasimit të tij, theksimi i estetikës së tij, ndërtimi i një bote personale brënda tij – këto janë çfarë përcaktojnë kualitetin e një fotografi në ditët e sotme. Koha e shkurtër e ekspozitës së fotografisë koinçidon me shpejtësinë e jetës së njeriut. Njeriu është i hutuar nga rryma e informacionit vizual, i cili i faqos ndryshimin e shpejtë të çdo gjëje që korrespondon me sensin e tij të kohës, modën, mënyrën e të arsyetuarit dhe sjelljen. Parimi i ri i fotografisë ka zëvendësuar të vjetrit (ngjashmërinë dhe saktësinë) – atë të njohjes së të pangjashmes në të ngjashmen: ngjarjet dhe lëvizjet ndalohen në rrjedhjen e tyre dhe vjen momenti për të panjohurën për tu zbuluar. Përqëndrimi tek realja, tek diçka më të padukshme dhe të papranueshme jo vetëm nga ana psikoanalitike por gjithashtu edhe në universin pamor kërkon ushtrime të sofistikuara të tipit „yoga“. Historia foto-imazhit përsërit nga ana strukturore historinë e pikturës së peisazhit, lindjen dhe vdekjen e saj. Në kohët kur individët kujdeseshin vetëm për funksionet e organizmit social, kur e ndienin veten pjesë integrale të saj dhe kur veprimet e tij të përdithshme nuk ishin me gjëra „të dorës“, individit iu shfaq natyra në format e saj të rrezikshme dhe armiqësore. Nuk ishte ende e mundur shikimi i natyrës pa interes. Sot syri kap dhe manipulon çdo gjë dhe universi është në duart e tij. Ashtu siç mbaroi koha e zhanrit të peisazhit, e cila sipas një apokrifi lindi në Petrarca në vitin 1336, së bashku me Zotin, Autorin dhe Njeriun, mbaroi sot dhe zhanri klasik nu.
Burimet e dëshirës sonë ishin mbaruar shumë shpejt. Prodhimi në masë i pornografisë në fillim shkaktoi një tronditje, mpirje, por në vazhdim përfundoi në çmagnetizimin e fushës seksuale. Tani që jetojmë në situatën e „pas orgjisë“, në epokën e ashtuquajtur „post-erotike“, ose „post-gjenitale“, seksualiteti, i cili është mass-medial në formë dhe përmbajtje, na ka mësuar të shikojmë dallimin femër-mashkull si një skemë të thjeshtë të paraqitjes. Ne zbulojmë, për çudinë tonë, se erotizmi mund të shfaqë veten e tij jashtë trupit njerëzor. gjëja më erotike shfaqen të jenë mallrat e reklamuara. E anasjellta është e një pastërtie të mrekullueshme: janë këto mallra që i japin pothuajse një kënaqësi seksuale pronarit të tyre të ri gjatë blerjes. Njësoj si gratë në shoqërite arkaike të cilat përdornin mekanizmin e inkurajimit të bashkimit me gjuetarë që sillnin ushqimin në shtëpi, në mënyrë që të mbijetonin dhe të rrisnin fëmijët e tyre, edhe reklamuesit përdorin sot homologun modern të provokimit: bashkimi simbolik i pronarit me mallrat e blera. Rezervat e vitalitetit në mbarim të njeriut të civilizuar, janë kthyer nga reklamuesit në idenë e posesimit të mallrave erotike. Por sa më erotike të jenë objektet, aq më i pajetë dhe larg erotizmit bëhen trupat njerëzorë. Shpërndarja e seksualitetit në botën e artikujve të përdorimit, korrespondon me uljen e dëshirës seksuale dhe zbehjen e instiktit të riprodhimit. Për këtë arsye shkencëtarët e kanë quajtur kohën tonë epoka e seksualitetit “post-gjenital”

Leave a comment

Filed under Culture

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s