Futbollisti danez Kim Kallstrom qetëson vogëlushin 8 vjeçar, fotografia shpërndahet gjithandej.

kallstroimMesfushori suedez është fotografuar ndërsa qetësonte këtë djalë 8 vjeçar para ndeshjes Suedi -Gjermani, për kualifikimet në Botëror.
Max ishte një nga 11 fëmijët me syndromën Uilliam që ishin maskotët e skuadrës suedeze. Ç’rregullimi gjenetik i bën këta të vuajnë veçanërisht nga ankthi dhe të jenë shumë të ndjeshëm ndaj zhurmave. Sapo doli në fushë, Max u bë shume nervoz. Në këtë çast, Kallstrom ka braktisur figurën e tij si një futbollist macho dhe është përkulur dhe ka qetësuar djaloshin.
Babai i Maksit është ndjerë shumë mirënjohës, ai i shkroi Kallstromit për ta falenderuar. Ai gjithashtu e publikoi atë letër në Facebook. Letra thotë: Po ju shkruaj sepse nuk jam i sigurtë nëse e dini çfarë ndryshimi keni sjellë tek ne. Të martën pashë tim bir, Maksin, të bëjë diçka kaq të veçantë, në krahasim me fëmijët e tjerë. Ishin 15 minuta përqëndrim dhe nervozizëm, si dhe një lumturi e pamatë që ai po takonte ekipin kombëtar.
Ishte gjesti yt i cili e bëri tim bir të provoj të njëjtën ndjenjë si gjithë të tjerët, krenari, një ndjesi i të qënit i veçantë.
Zgjedhja juaj për të ndihmuar Maksin kur ai u tremb, perkulja dhe qetësimi bëri ndryshimin ndërmjet një fitoreje apo një humbjeje për Maksin.”
Foto që është postuar në reddit ditë më parë me këtë histori që e shoqëron është pëlqyer nga shumë fansë. Kallstrom nuk është thjesht një futbollist i mirë, por dhe një njeri shumë i mirë.

Leave a comment

Filed under Sport

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s