EKSKLUZIVE: Who’s that girl? Nxirren në ankand fotografi të Madonës që askush s’i kishte parë me parë.

Nga Sara Nathan

Një adoleshente me flokë të errët dhe me sy të zjarrtë, me vështrim  nga aparati, me asgjë mbi vete përveçse një këmishe burrash dhe një kravate në ngjyrë të kuqe të errët, ndërsa kafshon joshëse bishtin e syzeve. Shprehja e sertë që ajo ka patur ndërkohë që ishte në fillim të rrugës për t’u bërë një nga yjet e botës, me një pasuri që kap shifrën prej 500 milionë dollarësh, mbërriti.
Në moshën 18 vjeccare, në fund të 1977, një studente kërcimi e Universitetit të Micciganit e quajtur Madonna Louise Ciccone pozoi lakuriq për 10 dollarë ora për fotografin Herman Kulkens, fotot dolën në sipërfaqe vetëm 10 vjet më vonë, pasi ajo ishte bërë dikush.madona 1 kesmishe madina girl madona kapele

Në një foto tjetër kurrë të treguar më parë, tani në ankand, Madona, tani 55 vjecc është lakuriq duke krehur flokët e një gruaje tjetër. Në një foto tjetër tregohet Madona e zhveshur, me kurriz nga aparati, vetëm më nje kapele në koke dhe më një kuvertë hedhur përqark këmbëve.
Me buzëqeshje në fytyrë, vajza e re pozon me gjinjtë jashtë për Kuklensin në fotografinë që do ishte epiqendra e një beteje ligjore më 1985, kur Penthouse dhe Playboy të dyja revistat mundoheshin ta publikonin.
Këto fotografi të bujshme janë ndërmjet gjërave që la themeluesi i Penthouse, Bob Guccione, i cili vdiq nga kanceri në moshën 79 vjeccare në tetor të 2010, të zotëruara tashmë nga Jeremy Frommer, i  cili bleu të gjithë pronën e Gucciones vitin që shkoi.
Pamje të hershme të Arnold Schëarzenegger, të së dashurës të  presidentit Bill Klinton, Gennifer Flowers dhe të Lauren Hutton, ndërmjet shumë e shumë të tjereve, janë gjetur nëper letra të cilat i përkisnin Gucciones, letra të cilat janë parë me shumë kujdes nga Jeremy dhe bashkëpuntorët e tij.
Për Madonën lajmi i publikimit të fotove nudo, nuk ishte ndonjë lajm shokues, ajo ka pozuar e zhveshur për 3 fotografë ndërmjet viteve 1978 dhe 1980.madona shalli madona  boobs

Kulkens mban mend se sa shumë përshtypje i kishte bërë atij kjo vajzë që ai takoi në një orë skulpture në Botën e Artit, shkollë në Ann Arbor, Michigan.
Fytyra e saj më kujtoi Kleopatrën,-thotë ai. Në atë kohë Kulkens dhe Suzana, gruaja e tij fotografe, morën një deklaratë të firmosur nga Madona, e cila u jepte atyre të drejtat për ‘të shitur apo përdorur fotot si të donin ata’ në këmbim të një shume të vogël parash.
Gjithësesi Kulkens hodhi në gjyq Guccionen për 2 milionë dollarë më 1985 si dhe u mundua për të ndaluar publikimin; Madona në ato vite sapo bëhej një yll dhe kishte nxjerrë disa nga hitet e saj të suksesshme, Holiday, Like a Virgin dhe Into the Groove dhe po niste turneun e saj “Like a Virgin”. Guccione deklaronte  se ai dhe Penthouse kurrë nuk kishin nënshkruar një kontratë dhe se ai donte t’i botonte fotot  tek Playboy.
Në fund, fotografitë u botuan në të dyja revistat Playboy dhe në Penthouse, me Guccionen  që mbronte veten duke thenë që kishte një marrëveshje me Kulkens, ndërsa Playboy nxitoi tek shitësit e gazetave dhe deklaroi që i kishte nxjerrë i pari.
Liz Rosenberg, publicistja për një kohë shumë të gjatë e Madonës, e cila ende dhe sot punon me të, thotë për atë histori se: Madona e ka pranuar në intervista të së shkuarës që ka pozuar nudo për klasat e artit, kur ajo ishte një modele. Madona nuk ndjen se ka bërë ndonjë gjë për të cilën t’i vijë turp.”

madona red hat

 

Jeremy Frommer është duke nxjerrë fotot e Madonës në ankand, në 9 nëntor në guccionecollection.com dhe i tha MailOnline se: “Ne do të shesim 21 nga slidet 35 mm, nga të cilat vetëm 6 janë publikuar… gjëja më e çmendur është se ne ende nuk e dimë se cila është vajza e mistershme më flokët e së cilës po luan Madona.
Jeremy gjithashtu rrëfen se ai është refuzuar nga shtëpitë e ankandeve, të cilat ai i etiketon si “të rënda” pasi ato nuk kanë pranuar të shesin  imazhet  erotike nga pasuria e Gucciones.
Ai tha: Shtëpitë e ankandeve kanë qënë shumë të gatshme të shesin memuare  nga Hugh Hefner dhe punime të Jeff Koons, e megjithatë, ccdo shtëpi ankandi që ne kontaktuam ishte e trembur dhe e frikësuar. Sado që entuziazmi i njerëzve që punojnë tek to  ishte shume i madh për  këtë material, vetë shtëpitë e ankandeve nuk pranuan t’i ofrojnë Bob Gucciones vlerësimin që ai meriton, ndaj vendosa t’a bëj vetë.”

guccione

 

 

Bob Guccione

Ndërmjet fotografive që do nxirren në ankand, janë fotografitë origjinale të një gruaje bjonde, botuar në një artikull të Penthouse më 1980, artikull i cili pretendonte se fotot e zbuluara nga një fotograf suedez ishin të Marilyn Monroes, në një film porno pa zë, pa titull që zgjat rreth 6 minuta.
Gjithësesi asnjë biograf i Monroes nuk ka gjetur ndonjëherë ndonjë dëshmi apo fakt që aktorja ka bërë ndonjë film të tillë, dhe gratë aty ngjajnë pak ose aspak me aktoren e famshme të Hollyëood.
Megjithatë, Penthhouse në artikull shpall se është ajo, duke shkruar: “Këtu, në këtë celuloid me puprriza, mund të jetë perëndesha e sexit, atëherë ende e pahyjnizuar, ajo që publiku se njihte, përpara operacioneve plastike, para se stilistët dhe desinjatorët ta ndryshonin në mitiken Marilyn Monroe.”merlin marilyn

Këto foto të një gruaje të paidentifikuar thuhet se janë të një MarilynMonroje të re, por kjo gjë nuk është provuar kurrrë. Këto foto janë gjendur në sendet e Bob Gucciones.

Fotografitë pa datë të kampionit të boksit Muhamet Ali, të marra ndërsa ai ishte për vizitë në Lindjen e Mesme, dhe ato do të nxirren në ankand, ashtu si dhe pikturat e vajit të Gucciones.
Në të vërtetë, Guccione e nisi Penthouse vetëm sepse ai mendoi se ajo do të subvenciononte karrierën e tij artistike.
Penthouse e bëri një nga njerëzit më të pasur në botë, Neë York Post llogariti se ai kishte fituar 4 miliardë dollarë që nga fillimi i Penthouse më 1965. Megjithatë, pak para se të vdiste, Guccione falimentoi, ai mbeti pa asnjë grosh nga një sërë investimesh të këqija dhe aventurave të rrezikshme. Jeremy thotë’ se ai do t’i tregoj botës si shkelqimin, ashtu dhe bukurine erotike të syve të Bob Gucciones.

Një dokumentar për Guccionen do të shfaqet në Epix më 8 nentor.
Nëse doni të shihni koleksionin e Gucciones, shkoni në http://guccionecollection.com

muhameti 3 muhameti 2 muhametiguccione 2 guccione coll

©Graffox

Burimi anglisht: dailymail.co.uk

 

Leave a comment

Filed under Photography

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s