Një aftësi sociale, çelës i suksesit

Nga MSc. Zoje Abazi

lifhtGjithkush do donte të ish i aftë të mbante mend emrat e njerëzve që takon, veçanërisht të njerëzve që takojmë në situata te reja shoqërore. Disa nga këto situata janë thjesht argëtuese, ndërsa të tjera kanë shumë më tepër rëndësi. Nëse merreni në intervistë për një punë, për shembull, dhe prezantoheni menjëherë tek shefi potencial, emri i tij/saj është diçka që ju ka fluturuar nga mendja në mënyrë të menjëhershme. Fatkeqësisht, ju do të humbisni shancet për atë punë po aq shpejt sa keni humbur atë emër nga kujtesa. Kur vjen puna të takosh njerëz nepër festa, apo takime të rastësishme kur prezantoheni nga miqtë tuaj, ju do të dukeni të paktën i çuditshëm nëse takoni sërish personin dhe shtireni sikur i dini emrin.
E dimë që nuk është gjë e mire të harrosh emrin e njerëzve që takojmë, e nga ana tjetër, ne gjithashtu dimë sa kuptimplotë është të mundesh ti thërrasësh në emër personat që takon sërish. Pesë minuta apo pesë vjet më pas, ai emër i kujtuar ju bën të dukeni (dhe ndjeheni) si dikush që kujdeset për tjetrin. Vështirë të ketë një fakt me impresionues se sa thirrja në emër e dikujt që e keni takuar një apo dy herë gjithsej.
Disa njerëz duket sikur e kanë në gjak këtë aftësi për të lidhur fytyrat me emrat. Ju mund ti keni zili, pa shpresuar se mund te jeni si ata. Ata mund të jenë nga ata tipa që shohin një film dhe mund t’ju tregojnë jo vetëm emrat e aktorëve por edhe në cilët filma kanë luajtur më parë. Me disa stile ju mund të mësoni shpejt, se shumë shpejt mund të bëheni një nga këta kampione të memorjes fytyrore. Kampione te kujtesës së emrave mund të bëheni, nëse nuk jeni lindur të tillë.
Çuditërisht, aftësia jonë për të dalluar fytyrat është shumë më e zhvilluar se sa aftësia për të mbajtur mend emrat e ketyre fytyrave. Studiuesit vleresojne se te gjithe jane “eksperte fytyrash” duke qenë të aftë të dallojnë me qindra, e pse jo mijëra, fytyra që shohim gjatë jetës sonë. Zotësia është të lidhësh këto fytyra me emrat të cilët i përkasin.
Përpara se të arrijmë në 6 stilet e garantuara për të mbajtur mend emrat, le të shohim çfarë mund të mësojmë nga disa studime më të fundit mbi ketë çështje. Së pari, do të shohim rrolin e fytyrës në vetvete kundrejt kontekstit në të cilin shihni fytyrën. Ju mund të mendoni se është një ide e mirë të ndihmoni kujtesën e fytyrave duke parë detaje të tilla si flokët e personit, veshët apo qafën dhe shpatullat. Sidoqoftë, psikologu Britanik Charlie D. Froëd dhe kolegët e tij (2012) zbuluan se përqëndrimi tek këto aspekte të jashtme nuk ish fort një ide e mirë. Ata investiguan memorjen e fytyrave duke përdorur një program që nënvizonte, ndryshonte, apo hiqte fare aspektet e jashtme si flokët apo edhe veshët. Programi përdorej në krijimin e profileve kriminale për tu identifikuar nga dëshmitarët okular. Në një seri eksperimentesh, Froëd dhe ekipi i tij treguan me bindje se njerëzit kanë më shumë gjasa për të kujtuar kur nuk ndalen tek pamja e jashtme. Njohja më e mirë u arrit kur njerëzit arrinin të shikonin fytyrën pa pasur shpërqëndrimin e aspektit të jashtëm.
Ne eksperimentin e dytë, të realizuar nga Universiteti Viktoria, neurologjistja Iris Gordon dhe James Tanaka (2011), pjesëmarrësit shikonin fytyrat dhe emrat ndërkohe që ishin të lidhur me një skaner truri i cili maste përgjigjen elektrike të trurit ndaj stimujve. Pyetja që ata analizuan kish të bënte me kohëzimin e aftësive tona për të fiksuar fytyrat dhe emrat. Për të thjeshtuar një shpjegim kompleks, mund të thuhet se Gordon dhe Tanaka arritën në përfundimin se nje nga arsyet se perse ne harrojmë emrat e njerëzve është sepse ne e shohim më parë personin dhe më pas marrim vesh emrin e tij/saj. Kjo nuk është gjithmonë praktikë, por siç do ju shpjegoj më vonë, është një strategji dhe ndihmesë në shumë raste.
Së fundmi, le të flasim mbi një eksperiment të realizuar në Tokyo Gakugei University në Koganei, Japoni nga Takahiro Sekiguchi (2011) i cili tregon stilet e përdorura nga njerëzit që kanë memorje të mirë fytyrore. Pjesëmarrësit u lidhen me një detektor të lëvizjeve të syrit ndërkohë që shikonin fytyra të reja. Memorja e emrave nuk u mat në studim, por zbulimet hodhën dritë në atë çka njerëzit me memorje të mirë për fytyrat bëjnë në të vërtetë. Pjesemarrësit me memorjen më të mirë të fytyrave, kur shikonin fytyrat për të cilat po testoheshin, fiksonin shumicën e kujdesit të tyre tek zona e syve. Ata nuk i kushtuan vëmendje të veçantë asnjë zonë tjetër, përfshirë hundën, gojën, faqet, flokët, buzët, veshët apo edhe ballit. Për të mbajtur mend një fytyrë ju duhet ta shikoni atë drejt në sy.
Atëherë ka ardhur koha të vëmë këto studime së bashku me disa fakte që kanë lidhje me memorjen për të dalë në 6 stilet për të mbajtur mend fytyrat.
2. Përdorni procesim të thelluar të informacionit. Kur ju përpiqeni të mësoni një listë fjalësh, për shembull, ju nuk ngeleni vetëm tek shikimi i fjalëve apo tek mënyra si ato tingëllojnë. Memorja më e mirë do te vijë për ato sende të cilave ja kapni kuptimin. Vendosni këto fjalë në një fjali apo krijoni lidhje personale logjike me to, sado të çuditshme që mund të duken. Në fakt, sa më të çuditshme aq më mirë. Duke ju kthyer fytyrave, ky është një stil të cilin ekspertet e rekomandojnë shumë. Krijoni lidhje midis emrit të personit dhe fytyres së tij (veçanërisht syve). Mendoni se çfarë mund t’ju kujtojnë (për shembull “Lulzim” ju kujton “lulet” apo “Yllka” “yllin”), dhe kaloni këteë lidhje në fytyrën e këtij personi.1. Shikoni personin drejt në sy. Fytyra në vetvete, dhe sytë në veçanti, hapin derën jo vetëm drejt shpirtit, por edhe drejt memorjes së mirë ndaj fytyrave. Sytë janë një aspekt i personit i cili ndryshon pak me kalimin e kohës dhe të kushteve jetike. Përveç plakjes, që shton disa rrudha këtu e aty, sytë e njerëzve nuk ndryshojnë. Duke u përqëndruar tek një pjesë e pandryshueshme e anatomisë, ju do të influencoheni me pak nga ndryshimet në gjatësinë apo ngjyrën e flokëve, veshjet (që është e sigurtë që ndryshojnë), dhe gjithashtu format e trupit dhe lartësia e tyre (që gjithashtu ndryshon.)
3. Zbuloni emrin më përpara, kur është e mundur. Siç tregon edhe studimi mbi trurin, njerëzit qenë më të aftë të mësojnë emrat kur e dinin përpara. Kjo është e mundshme kur shkoni të bëni një intervistë pune apo në një festë ku ju ka ftuar miku juaj (i cili mund t’ju japë këtë info). Ky variant fatkeqsish nuk ju ndihmon shumë kur takoni rastësisht dikë për herë të parë. Sidoqoftë, meqë ka dhe shumë situata të tjera të cilat lejojnë parapërgatitjen, ju mundeni shumë mirë ta shfrytëzoni këtë stil.
4. Dëgjoni me vemëndje të vërtetë kur ju prezantojnë dikë. Shpesh hutohemi kur takojmë një person aq sa mund të mos e kapim fare emrin e tij/saj. Nëse jeni nëpër festa apo evente të mëdha ju mund edhe të mos e dëgjoni emrin me qartësi. Në fund të fundit është pak si turp të pyesni për herë të dytë (kështu mendoni ju). Nëse do ti lejonit vetes një fraksion momenti të dytë dedikuar lidhjes midis fytyrës dhe emrit, do të rriteshin shumë mundësitë që ju të mbanit mend atë emër dhe fytyrë. Gjithashtu, ju nuk keni përse të turpëroheni për të pyetur një herë të dytë apo edhe të tretë emrin e personit. Kjo bile mund të rrisë vlerat tuaja sepse do dukeni si një njeri që po merr mundimin.
5. Praktikoni ushtrimin fytyrë – emër në shtëpi. Kryerja e ushtrimit me emra vipash te TV apo internetit ju ndihmon ne zhvillimin e aftesive te memorizimit te fytyrave. Ndërkohë që shihni një spektakël në TV mundohuni të krijoni lidhje midis fytyrës dhe emrit të prezantuesit apo protagonistit kryesore. Keshtu mund te zbuloni edhe dobesite tuaja. Ndoshta do të zbuloni se kini difekt më të madh me emrat e meshkujve, apo ndoshta do të zbuloni se shikoni shumë aspektin e jashtëm dhe veshjet. Vërini nota vetes dhe mundohuni ti përmirësoni ato.
6. Çlodhuni!Kur ju jeni të stresuar, trupi juaj lëshon kortizon në qelizat tuaja si kundërpërgjigje. Kortizoni shkatërron çfarëdo lloj memorje, përfshirë (dhe ndoshta në veçanti) tipin e memorjes që përdoret për të mbajtur mend emrat. Në një situatë intervistimi për punë, ju mund të fokusoheni në pozicionin e vështire ne te cilin gjendeni ne ato momente te para takimi dhe te harroni plotesisht ushtrimin e lidhjes midis fytyrës dhe emrit. Ndërkohe që intervista vazhdon, stresi juaj mund të rritet në nivele të rrezikshme, veçanërisht nëse filloni të preokupoheni se si do ti thoni mirëupafshim intervistuesit, emri i të cilit ju ka dalë krejtësisht nga mendja. Intervistuesi sigurisht di emrin tuaj, kështu që nëse doni të lini një përshtypje të mirë, ju duhet ti kundërpërgjigjeni. Ju mund ta arrini në mënyre të sukseshme këtë nëse do ti lejoni vetes të merrni një fraksion sekonde në fillim të interviste për të realizuar procesimin e thellë të emrit të personit.
Çelësi i suksesit në lidhje me memorizimin e emrave ka të bejë shumë me besimin në vetvete se mund t’ia dalësh. Nëse keni vendosur në mendjen tuaj se jeni një rast i pashpresë, mungesa juaj e besimit do ti çojë gjërat në përkeqësim. Ndërtoni dita ditës memorjen e emrave në trurin tuaj, person pas personi, rast pas rasti, dhe shumë shpejt do të jenë miqtë tuaj që do ju kenë zili për aftësitë shoqërore që keni.

Leave a comment

Filed under Health

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s