NGROHJA GLOBALE, JA USHQIMET QE DO TE BEHEN LUKS NE TE ARDHMEN

vinoImagjinoni një ditë dimri pa një kafe apo kakao të ngrohtë. Sipas revistës ambientaliste amerikane Good, këto ushqime janë të destinuara të zhduken shekullin e ardhshëm për shkak të ndryshimeve klimatike. Këto të fundit do të ndikojnë në ekonominë globale nëse nuk do të merren masa përsa u përket politikave ambientale. Revista ka listuar tetë ushqime që janë të rrezik zhdukjeje.
Rritja e temperaturës së planetit, reshjet e paparashikueshme, përmbytjet dhe periudhat e gjata të thatësirës ndikojnë negativisht në prodhimin e mjaltit, kafesë, kakaos, drithërave e vreshtave.
Kafeja
Ndryshimi i cikleve të reshjeve çon në zhvendosjen e plantacioneve të kafesë (Brazil, Vietnam e Afrikë) drejt lartësive më të mëdha. Kjo do të thotë më shumë vështirësi kultivimi dhe transporti, rrjedhimisht ngritje e çmimit. Ndërkohë, kompanitë amerikane si Maxwell House e Folgers e kanë rritur çmimin me 25 për qind në krahasim me një vit më parë.

Çokollata
Rritja e temperaturës me 3 gradë do të reduktojë në mënyrë drastike kultivimin e kakaos në Gana dhe Costa d’Avorio, duke e rënduar ekonominë e këtyre vendeve, e cila varet nga eksportet.

Drithërat
Në 18 muaj e fundit të gjithë kemi qenë dëshmitarë të shtrenjtimit të bukës. Në krahasim me një vit më parë, në mbarë botën çmimi i drithërave është dyfishuar për shkak të thatësirës e zjarreve në Rusi dhe përmbytjeve në Australi. Ekspertët thonë se ky është vetëm fillimi. Në 20 vitet e ardhshme, çmimi i bukës mund të rritet me 90 për qind.

Mjalti
Një nga treguesit kryesorë të efekteve negative që kanë ndryshimet klimatike është edhe rënia në mënyrë dramatike e numrit të bletëve dhe si pasojë e prodhimit të mjaltit.

Kikirikët
SHBA-të kanë vërejtur një rënie të numrit të rrënjëve të bimës së preferuar, rrjedhimisht çmimi i gjalpit është ngritur menjëherë. Prodhimi vjetor në jug të vendit ka qenë i dobët për shkak të verës së nxehtë e të thatë.

Vera
Ngrohja globale bëhet përgjegjëse për reduktimin me 50 për qind të prodhimit të rrushit që përdoret për verë, brenda vitit 2040 në Kaliforni.

Agave
Thatësira në veri të Meksikës rrezikon të shkatërrojë prodhimin e agaves, bima e cila shërben për prodhimin e tekilës.

 

Leave a comment

Filed under Health

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s