Maria ishtë ‘ujdisur’ të ishte një nuse e mitur. – deklaron policia për vajzën e gjetur në kampin e romeve. -Prindërit adoptive kishin vendosur ta martonin në moshën 12 vjeçare.

maria prinderTiparet e saj të çelura do e bënin atë ‘shumë të lakmueshme’ ndër romët.
Ajo do u mundësonte ‘prindërve’ të saj një prikë të majme.
Ka shumë të ngjarë që vajza të martohej në moshën 12 vjeçare.

Maria flokëverdhë u zbulua në vendqëndrimin rom gjatë një bastisjeje të policisë një javë më parë, policët vunë re se ajo nuk ngjasonte fare me çiftin që pretendonte të ishin prindërit e saj.
Provat e ADN ka treguar se ajo nuk ka lidhje me Elefteria Dimopulun dhe me të shoqin e saj, Kristo Salis, të dy këta të akuzuar për grabitje fëmije dhe për zotërim dokumentesh të rreme identiteti.
Policia është e bindur se Maria e vogël është parë në perspektivë për mundësinë e një paje të majme, kjoi është dhe një nga arsyet pse ajo nuk është shitur ende.
Ajo është trajtuar si një ‘investim’ është ruajtur deri kur të arrinte moshën për t’u martuar, sipas zakoneve rome, deri në atë 12 vjeç.
Maria kishte dhomën e saj në një shtëpi të ndërtuar me tulla,atje ku dhe u zbulua, në kampin roim të Tabakut në Greqinë Qëndrore. Ka gjithmonë e më shumë prova se ajo është përdorur nga Salis dhe Dimopulu për të kërcyer me pagesë dhe për të lypur.

 
maria



Ata gjithashtu kanë marrë para dhe nga asistenca sociale për fëmijën. Fqinjët thonë se çifti e bleu Marian për 850 paunde nga një çift bullgar kur ajo ishte foshnjë.
Agjentët e policisë po shohin mundësitë se mos ajo u shit lirë nga ndonjë bandë keqbërësish në arrati nga policia. Banda e cila kontrabandon fëmijë nga Bullgaria në Greqi mund të kishte si qëllim shitjen e saj tek një çift të pasurish deri në 22 mijë paunde.
Cështja është mjaft e ethshme pasi Salis, të hënën u paraqiti gjyqtarëve emrin e një ndërmjetësi bullgar dhe nr e tij të telefonit, duke u kërkuar atyre ta gjenin.
Dje policia greke arrestoi 3 romë të tjerë në ishullin grek të Lesvos të dyshuar për grabitje të një foshnje 2 muajsh.
Ata besojnë se çifti i të rinjve një djalë 21 vjeçar dhe një femër 19 vjeçare si dhe një grua e moshës 51 vjeç kanë grabitur fëmijë në Athinë.prinder 1

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

prinder 2
Sistemi i gjendjes civile i Greqisë po kalon në një shqyrtim të imtësishëm që nga gjetja e Marias . Konstandin Xanakulis, kryebashkiak i Larisës, qyteti më i afërt me kampin rom ku ajo u gjend, tha dje se ishte “krejtësisht rastësi” që kjo çështje u zbulua. Nuk dihet sa rastë të tillë të ngjashëm mund të ketë.”

©Graffox

Leave a comment

Filed under Culture

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s