Jeta në zhdukje e fiseve: Fotografi spektakolare të njerëzve që janë në rrezik zhdukjeje përgjithmonë

Nga Daniel Miller

Nuk është se ata nuk ishin miqësorë. Ata i kishin ofruar vodka pandërprerje, të cilën, duke qenë se nuk ishte ndonjë pijetar i thekur, ai e kishte refuzuar. Por, pasi kishtë dështuar t’i bindte për të pozuar për të, ai vendosi të ulte aparatin dhe të bëhej mysafiri mirënjohës. Si pasojë, në shumë pak kohë, ai u deh tërësisht dhe u mpi. Gjëja tjetër që dinte, ishte se u zgjua në një çadër teepee i rrethuar nga 30 njerëz a më shumë, me një fshikëz urine që po plaste.

1 2 3 4 5
I mbështjellë në 8 palë rroba, në një temperaturë minus 40 gradë aty jashtë, fotografi Xhimi Nilson nuk kishte ç’të bënte më shumë se të pshurrte në pantallona dhe të binte sërish për të fjetur.
Gjëja tjetër që pa është se tenda u rrënua nga një rendje e furishme drerësh- kafshë të cilat, ai nuk e kishte idene se janë shumë të dhëna pas kripës së urinës. Shumë shpejt kafshët e egra e rrethuan dhe po i lëpinin rrobat.
‘Në fillim tsataan-ët ishin krejt të ngurtë, por meqënëse u bëra gazi i botës dhe gaztori i grupit, ata më në fund filluan të më hapeshin.’
Tsaatan-ët ( njerëzit e drerëve) nga jugu i Mongolisë, janë një fis normand të cilët varen krejtësisht nga drerët në të gjitha aspektet e mbijetesës. Duke jetuar në tajgën polare më të varfër, ku temperaturat gjatë dimrit arrijnë deri në minus 50, Tsaatan-ët janë të fundit të mbijetuar të barinjve të drerëve.

6 7 8 9 10 11 12 13
Për mijëra vjet, tsaatanët u kanë mbijetuar kushteve të vështira të maleve të pyllëzuar dukë lëvizur familjen dhe duke jetuar në oortz- çadra. Zakonet dhe traditat e tyre janë kushtëzuar nga migrimi dhe janë të udhëhequra nga nevojat e drerëve të tyre.

Kazakhs- Kazakët – janë turq, origjinën e kanë nga pjesët jugore të Azisë Qëndrore. Për më shumë se dy shekuj burrat kanë gjuajtur mbi shpinat e kuajve me shqiponja të argjendta të stërvitura.
Mursi është një fis normand barinjsh që jetojnë në ultësirën e Luginës Omo, që gjendet në Luginën e Riftit të Madh, në jug-perëndim të Etiopisë, jo larg kufirit kenian.
Dassanechm Banna dhe Karo jetojnë në Luginën e Omos në Luginën e e Madhe të Riftit në Afrikë, në jug perëndim të Etiopisë.
çelësi suksesit në punën e Xhimit ishte fitimi i besimit ë njerëzve.
Xhimi që ka udhëtuar shumë përqark që kur ishte i ri, pa u bërë ende një fotograf i suksesshëm, ka kaluar 3 vitet e fundit duke fotografuar 35 fise në cepat më të bukur dhe më të humbur të botës.
Libri i tij më i ri “Para se ata të largohen’ është një fotografim i këtyre fiseve ashtu siç janë tani, ky libër është një ndërthurje, ai është edhe një pjesez arti ,edhe një dokument historik.
Udhëtimi i tij ishte në 5 kontinentet, ka vizituar vende të largëta si rajoni malor i Bayan Olgii në Mongoli, Lugina Balierm në Papua, Guinea e Re dhe zonat më të egra në jug të Etiopisë. Një nga fiset ishte ai Mursi në Etiopi, ku gratë mbanin pllaka argjile në buzën e poshtme. Në moshën 15 vjeçare gratë shpoheshin në buzë, pas të cilës buzët u tërhiqeshin për të bërë vend për pllakën.

14 15 16 17 18 20 21 22 23 24 25 26 27
Jeta e këtyre fiseve ka ndryshuar shumë pak në këtij milleniumi. Ata bëjnë një jetë të thjeshtë duke u marrë me gjueti, më gjënë e gjallë dhe duke rritur mel në brigjet e lumit Omo.

Fiset e Omos kanë tashmë një përzierje të besimeve monoteiste dhe të animizmit, që rezulton në atë që është aktualisht politeizëm. Sipas traditave animiste, njerëzit besojnë se të gjithë objektet e natyrës, si shkembinjtë dhe pemët, kanë shpirt.
Huli ëigmen janë të njohur për traditën e tyre të të bërit paruke zbukuruese më flokët e tyre.Ka disa fise në Papua të Guinesë së Re.
Gauchos-it e Argjentinës janë kalorës nomadë të cilët bredhin kullotave që nga 1700. Jeta e tyre u vështirësua shumë gjatë shekullit të 19, me ligjin kundër endacakëve dhe ligje të tjera ata u detyruan të shpërnguleshin më në thellësi të vendit.
Gauchët e kalojnë kohën me bixhoz, pije, dukë i rënë kitarës dhe duke kënduar për cilësitë e tyre si gjuetarë, luftëtarë dhe dashnorë të zjarrtë.

28 29 30 33 34 35 213 10009

Mustangët- nga Mun Tan i Tibetit, ( emri ka kuptimin fushë pjellore) është ajo çka qënë më parë Mbretëria e Lo-s, shtrihej një një pllajë që rrihej nga era ndërmjet veri-perëndimit të Nepalit dhe Tibetit, në një ndër rajonet më të largëta të botës. Mustangu spikat si një nga të fundit kultura të vërteta tibetiane. Populli i Lo, Lapat, janë budistë tibetianë. Ata janë shumë fetarë, lutjet dhe festivalet përbëjnë një pjesë të rëndësishme të jetës së tyre.
Populli i Lo ka një strukturë tradicionale të familjes, djali i parë do të trashëgojë pasurinë e familjes ndërsa familjet pritet që të dërgojnë djalin e tyre të dytë në manastire kur ata janë në moshën gjashtë apo shtatë vjeçare./graffox

Leave a comment

Filed under Photography

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s