10 fakte të çuditshme për Isak Njutonin

 new1. Bebi Njuton lindi shtatanik Në vitin 1642, vitin që Galileo Galilei vdiq, Isak Njutoni lindi shtatanik në ditën eKrishtlindjes. Me emrin e të atit, i cili vdiq 3 muaj para se ai të lindte, Isaku ishte një bebe e pazhvilluar dhe të gjithë mendonin se nuk do të mbijetonte. Mamaja e tij thoshte se nuk peshonte as një çerek kilogrami.

2. Njutoni gati sa nuk u bë fermer Njutoni lindi në një familje fshatarësh. Kur ishte 17-vjeç, mamaja insistoi ta linte shkollën e të merrej me fermën e familjes. Për fat të mirë, Njutoni ishte një fermer i keq dhe jo shumë kohë më pas, xhaxhai ia mbushi mendjen mamasë ta linte të ndiqte kolegjin “Trinity” në Kembrixh.

3. Njutoni dhe pema e mollës, histori e vërtetë Historia e popullarizuar nga Volteri thotë se Njutoni u frymëzua kur pa një mollë të binte ndërsa ecte në oborrin e familjes në Woolsthorpe, për të formuluar teorinë e forcës universale të rëndesës (një version është dhe që molla i ra në kokë). Shkolla “King” në Grantham, që Njutoni ndoqi, e mban pemën në oborrin e saj.

4. Njutoni ishte i fshehtë, rrallë publikonte.  Nuk ka dyshime se Njutoni ishte i shkëlqyer, por pjesa më e madhe e zbulimeve të tij janë bërë të njohura kur ai ishte 27-vjeç. Eksperimentet për natyrën e dritës, se drita e bardhë përbëhet nga një spektër ngjyrash, ia paraqiti “British Royal Society” kur ishte 30 vjeç. Fshehtësia e tij ka shkaktuar mjaft zënka.

5. Njutoni ishte jashtëzakonisht besimtar Puna e Njutonit, veçanërisht ligjet e lëvizjes dhe forca e rëndesës universale, janë përdorur nga shumë njerëz për të argumentuar kundër ekzistencës së Perëndisë. Por vetë Njutoni ka thënë: “Graviteti shpjegon lëvizjen e planetëve, por nuk shpjegon si janë vënë në lëvizje planetët. Perëndia drejton gjithçka dhe ai di si bëhet”.

6. Por nuk besonte tek satani apo trinia e shenjtë Me gjithë bindjet e thella fetare, Njutoni ishte jokonformist kur bëhej fjalë për besimin tek trinia e shenjtë . Ky duket si qëndrim i arsyeshëm për një burrë të shkencës, por në atë kohë e kundërta besohej e vërtetë. Njerëzit e shkolluar besonin ekzistencën e trinitetit dhe pikëpamjet e tij ishin blasfemi.

7. Njutoni ishte i dhënë pas Biblës Bibla ishte pasioni më i madh i Njutonit. Ai shkroi më shumë për fenë se sa për shkencën dhe matematikën. Njutoni llogariti datën e kryqëzimit të Jezus Krishtit, 3 prill, në vitin 33 pas Krishtit dhe datën më të hershme të apokalipsit si vitin 2060, pas Krishtit. Një nga parashikimet e tij u realizua: Hebrenjtë u kthyen në Izrael.

8. Njutoni ishte alkimist Letra të zbuluara kohët e fundit të Njutonit zbuluan interesin sekret të alkimisë (në kthimin e metalit bazë në ar) dhe se ka shkruar për eksperimentet e kryera. Studimet i ka mbajtur të fshehta kur ishte gjallë. Bërja e arit dhe argjendit ishte krim nën një ligj të vitit 1404.

9. Njutoni luftoi me falsifikatorët Në vitin 1696, Njutoni u bë drejtor i London Mint”, vendit ku priteshin paratë dhe iu dha detyra e zbulimit të falsifikimeve, gjë që ishte e përhapur në atë kohë. Ai mblodhi prova, u maskua dhe kërkoi në bare dhe taverna. U shpall “Gjykatës i Paqes” për një vit kreu 200 hetime. Pas gjyqit urdhëroi shkatërrimin e provave.

10. Njutoni politikani shqiptoi vetëm një fjali Njutoni u zgjodh Anëtari i Parlamentit në vitin 1689 dhe shërbeu ekzaktësisht për një vit. Ai nuk është shquar asnjëherë si politikan i zoti, pasi nuk ishte profesioni i preferuar. Gjatë kësaj kohe, ai tha vetëm dhe vetëm një fjali gjatë seancave të gjata. Ai i kërkoi një personi pranë të hapte dhe të mbyllte dritaren e ajrosjes.

Leave a comment

Filed under Curiosities

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s