Teorite mbi zgjedhjen e partnerit

Nga MSc. Bledar Kryemadhi  

choo1-     Mbi rendesine e zgjedhjes

Cdo shoqeri, çdo kulture ka pergjithesisht nje sistem tevetin normash dhe rregullash per zgjedhjen e partnerit. Konstatohen disa lloje lidhjesh apo martesash qe nga ato me mbleseri e deri tek ato me dashuri.Ndermjet tyre ka nga ato ku pertnerin per femijet e tyre e zgjedhin prinderit dhe femija pranon ose jo ashtu sikunder ka edhe nga ata ku partnerin e zgjedh femija dhe prindi pranon ose jo.

Forma e zgjedhjes se partnerit luan nje rol ne shkallen ekontrollit qe kane te tjeret (me te vjetrit ) ne familjen e re, luan rol nestabilitetit e familjes, ne vazhdimesine e saj, eshte e lidhur dhe me problemete pronewsise dhe te statusit te secilit prej partnereve ne martese. Martesat membleseri jane tipike per shoqerine tradicionale, ndersa ato me dashuri janetipike per shoqerite moderne.

Theksohet se zgjedhja nuk eshte absolutisht e lire. Nukka liri absolute, sepse edhe ne ato vende ku lidhjet behen me baze dashuriemerren parasysh disa faktore qe kane te bejne me parate, me pushtetin, me rangunshoqeror, me punesimin, me arsimin, me moshen, etj. Megjithese ato qe marrinperparesi ne zgjedhjet e lira jane dashuria dhe parate. Ne zgjedhje ndikojnedhe faktore te tille te rastit si qenia afer ne te njejtin vend pune, neshkolle, ne lagje, grupe shoqerore, ne kohen e lire, etj.

Ne sociologji njihet nje tendence qe quhet homogami, qe lidhet me terheqjen ndajnjerezve qe kane ngjashmeri per shkak te afersise se moshes, sekarakteristikave sociale te perbashketa, te cilat sjellin edhe afersi teshtreses shoqerore. Gjithashtu homogamia orientohet edhe nga faktoret qe i perkasinfese, arsimit, punesimit, inteligjences, pamjes fizike, statusit martesor.

Ne tipet e ndryshmete homogamise nje nga me kryesoret eshte:

a.     Homogamia moshore, sepse shumica e martesave jane me diferenca te voglamoshore nga nje deri ne tre vjet per Ameriken, nga 1-5 vjet per Shqiptaret.Mosha eshte nje nga karakteristikat me te rendesishme ne mbarevajtjene emarteses. Martesat e kryera ne mosha mbi 25 vjeç jane me te qendrueshme.

b.     Homogamia klasore, ne te cilen njerezit priren te martohen brenda shtresesse tyre. kjo nuk respektohet pergjithesisht ne qendrat universitare, kolegje,shkolla. Ndersa ne ambjente te tjera si ambjentet e punes, homogamia klasore zenje vend te rendesishem. Kjo zgjedhje sipas feministeve sjelll dhe riprodhiminklasor, edhe pse vihet re prirja e vajzave te shtresave te uleta qe te martohenme djem te pasur, por e kunderta nuk eshte aq e mundur.

c.     Homogamia racore eshte prirja e ruajtjes se dallimeve racore dhe zgjedhjae partnerit brenda se njejtes race. Ne Amerike kjo prirje eshte e fuqishme dhevetem 1% e martesave te amerikaneve jane me raca te kunderta me njeri-tjetrindhe jane kryesisht grate e bardha qe marrin per bashkeshort psh, zezake.

d.     Homogamia fetare eshte nje tjeter lloj homogamie qe ndjehet ne menyre teveçante ne Amerike. Pershembull, ne 1960 vetem 97% e Hebrenjve martoheshin menjeri-tjetrin, 94% e katolikeve dhe 74% e protestanteve. Edhe tek ne martesat eperziera nga pikepamja fetare kane qene nje problem para Luftes se DyteBoterore dhe vetem pas viteve 1990 pati nje ndryshim ekstremisht te kundert, icili eshte dhe rrjedhoje e ndryshimeve fetare dhe tolerances fetare qe nakarakterizon ne kete aspekt.

Zgjedhja e partnerit varet edhe nga karakteristikatpersonale te individualizuara. Ka me teper prirje homogame drejt njerezve meintelekt te perafert si dhe me pamje te perafert. Pra homogamia (ngjashmeria)eshte nje element i rendesishem. Ne zgjedhjen e partnerit ka disa teori qeshpjegojne keto zgjedhje nga pikepamja sociologjike. Sociologjia i klasifikonato ne dy plane ate individual dhe ate social.

 

2-     Teoriteindividuale te zgjedhjes

Ne teorite individuale te zgjedhjes se partneritdallohen.

1.     Teoriae instiktit

2.     Teoriae imazhit prinderor

3.      Teoria komplementare

-Teoria e instiktit perpiqet te shpjegoje terheqjen e nje burri nga njegrua dhe anasjelltas ne baze te instiktit, qe konsiderohet si baze e sjelljesdhe lidhet me teorine e ngjashmerise gjenetike sipas te ciles njerezit engjashem terhiqen nga njeri-tjetri.

-Teoria e imazhit prinderor lidhet me teorine e instiktit. Ajo ka ne bazeidene e Frojdit qe sugjeron se nje person priret te dashurohet dhe te zgjedhepartnerin siaps imazhit te prinderve te vet.

-Teoria komplomentare mbeshtetet ne idene se meqe mund te jene shume terendesishme ne zgjedhjen e partnerit karakteristike te tilla si:mosha, raca,arsimi, etj., ne aspektin psikik zgjedhja priret te jete kompesuese. Johomogame dhe komplementare.

Eshte bere nje studim ne rreth 20-30 çifte dhe karezultuar se aspektin psikik njerezit priren te marrin te kunderten tekpartneri. Kjo kryesisht kur martesa eshte me dashuri ose kur partneret kanepatur njohje me pare.

3-     Teoritesociale mbi zgjedhjen

Nder teorite sociale mbi zgjedhjen e partnerit renditen:

1.     Teoriae konsensusit

2.     Teoriae vlerave

3.      Teoria e shkembimit social

-Njerezit gjate socializimit mesojne te pervetesojne role te ndryshme qekane te bejne me statuset e tyre. Çdo rol ka te beje me nje teresi sjelljesh tepershtatshme per nje situate te caktuar, per nje status te caktuar. Kjo teorishpjegon se njerezit zgjedhin njeri-tjetrin mbi bazen e konsensusit qe ata kaneper rolin dhe nese ndodh keshtu ne zgjedhjen e partnerit te dy partnere endjejne njesoj rolin e tyre dhe ky eshte nje tregues per nje martese tesuksesshme. Neqoftese ka nje hendek ne perfytyrimet per rolin atehere eshteshume e veshtire qe martesa te kete jete te gjate, sepse do te hasen nje sereveshtiresi ne veprime per te cilat vendimet do te merren se bashku dhe mungesae konsensusit nuk favorizon.

-Teoria e vlerave eshte e lidhur me punen dhe sugjeron se terheqja midisnjeri-tjetrit favorizohet me shume kur njerezit, partneret kane orientime tenjejta per vlerat, per ate çfare eshte e mire dhe çfare eshte e keqe, çfareeshte e drejte dhe çfare eshte e padrejte. Teoria sugjeron se konceptet eperbashketa sjellin kenaqesine e perbashket dhe me shume lumturi ne jeten eçiftit. Kjoteori beshtet ate qe partneret te kene nje background ekonomik, politik,kulturor, social, etj., te njejte.

-Teoria e shkembimitsocial eshte nje teori qe ka per baze idene se ne proçesin e zgjedhjes senjeri-tjetrit, te formimit te çiftit behen shume veprime, nderveprime, qe kanetiparet e marreveshjes. Kur nje njeri martohet ai ben nje numer marreveshjeshdhe kete e di çdo njeri dhe eshte ky fakt qe ndikon dhe ne proçesin e renies nedashuri. Sot ka shumesociologe, te cilet e mbeshtesin kete ide: se zgjedhja e partnerit eshte njeproçes transaksionesh. Jane te rralla rastet kur vetem njeri jep dhe investonne nje lidhje si materialisht dhe emocionalisht.

Megjithate jo perhere mund te behenkontrata. Gjithmone kashkembime dhe secili e ka te qarte se do jape diçka dhe do marre diçka nekembim. Ana tjeter eshte se çdo individ pjesemarres ne kete marredhenieperpiqet te maksimizoje fitimin dhe te minimizoje humbjen si materiale dheshpirterore. Nga pikepamja e parimit te shkembimit gjate kohes ky proçes beheti ndersjellte. Ne rast te mosekzistences se reciprocitetit lidhja merr fund dhefjala eshte jo vetem per parate, por dhe per dashurine, perkujdesin etj. Kyproçes merr fund dhe atehere kur gjendet nje alternative me e mire. Kjo mundesi e nje alternative me te mire I mban njerezitnen presion, sepse ata synojne drejt barazpeshimit. Kjo teori e shpjegon keteproçes ne baze te kater koncepteve:

1)    Konceptii shperblimit, i cili ka te beje me sjelljet e mira, dhuratat etj

2)    Burimet,qe kane te bejne si me pasurine dhe me ato shpirterore, me bukurine, etj.

3)    Kostojaqe ka te beje e pasojat e pakendshme qe hasen ne nje lidhje.

4)     Sherbimetqe partneret ja bejne njeri-tjetrit. Gjithmone perfitimi arihet kur shperblimi eshte me I madh se kostoja.

Prirja e sotme eshte qe zgjedhja e partnerit te jete gjithnje e me paktradicionale kjo edhe per shkak te levizjeve te shumta pro te drejtave teindividit dhe per shkak te homagamise dhe zgjedhjeve homogame gjithnje e me nerenie.

Leave a comment

Filed under Sociology

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s