Pema e mollës

apple treeShumë kohë më parë, na ishte një pemë molle. Një djalë i vogël gjithmonë pëlqente të luante rreth saj cdo ditë. Ngjitej në majë të pemës, hante mollë, dhe dremiste nën hijen e saj.

Ai e donte pemën dhe pema pëlqente të luante me të. Koha kaloi, dhe djali i vogël u rrit dhe nuk po luante më rreth pemës si cdo ditë.
Një ditë, djali kthye i trishtuar tek pema. “ Eja luajmë bashkë” , i thotë pema djalit. “ Unë s’jam më fëmijë, nuk luaj më rreth pemëve” u përgjigj djali.
“ Unë dua lodra. Më duhen para t’i blej.” “Më vjen keq, unë s’kam para, por mund të marrësh të gjithë mollët e mia dhe t’i shesësh. Kështu, do bësh paratë. “ Djali u gëzua shumë. Ai mblodhi të gjitha mollët nga pema dhe u largua i lumtur. Djali nuk u kthye më pasi kish vjelë mollët. Pema u trishtua.
Një ditë djali ,tashmë burrë, u kthye tek pema dhe pema u gëzua. “ Eja luajmë bashkë” i thotë pema. “ Nuk kam kohë të luaj. Më duhet të punoj për familjen. Më duhet një shtëpi për t’u strehuar. A mund të më ndihmosh?” “ Më vjen keq, unë nuk kam shtëpi. Por, mund të presësh degët e mia e të ndërtosh shtëpinë tënde.” Kështu burri preu të gjitha degët e pemës dhe u largua i lumtur. Pema u gëzua që e pa atë të lumtur, por burri nuk u kthue më. Pema ishte sërish e trishtuar dhe e vetme.
Një ditë të nxehtë vere, burri u kthye dhe pema u ngazëllye. “ Eja luajmë bashkë!” i thotë pema. “ Po plakem. Dua të dal për lundrim. A mund të më japësh një varkë?” I thotë burri. “ Përdor trungun tim për të bërë varkën tënde. Ti mund të lundrosh larg dhe të jesh i lumtur.” Kështu burri e preu trungun e pemës për të bërë varkën. Ai lundroi dhe nuk u kthye për një kohë të gjatë.
Në fund, burri u kthye pas kaq vitesh. “ Më vjen keq, biri im. Por unë nuk kam më asgje për ty. S’kam më mollë për ty” , i thotë pema. “ Nuk ka problem, unë nuk kam dhëmbë për t’i ngrënë.” iu përgjigj burri. “ Nuk kam më trungun që ti të ngjitesh.” “ Jam shumë i vjetër për gjëra të tilla” përgjigjet burri. “ Unë në të vertetë nuk mund të të jap më asgjë, e vetmja gjë që më ka mbetur janë rrënjët e mia të vdekura, “ i foli pema e përlotur. “ “ Nuk më duhet shumë tani, vetëm një vend ku të pushoj. Jam i lodhur pas gjithë këtyre viteve, “ tha burri. “ Mirë! Rrënjët e vjetra të pemës janë vëndi më i mirë për t’u mbështetur, eja ulu dhe pusho.” Burri u shtri , pema u gëzua dhe buzëqeshi e përlotur.
Kjo histori është e të gjithëve. Pema janë prindërit tanë. Kur jemi të rinj, ne pëlqenim të luanim me ta. Kur rritemi, I lëmë; vijmë tek ata kur kemi nevojë për dicka ose kur kemi problem. Nuk ka rëndësi se cfarë, prindërit do jenë gjithmonë aty për të dhënë gjithcka që munden për të na bërë të lumtur.
Ju mund të mendoni se djali u tregua i ashpër me pemën, por kjo është mënyra si të gjithë ne i trajtojmë prindërit tanë. Ne marrim gjithcka gati nga ata, ndonëse nuk e cmojmë aq atë që kanë bërë për ne, deri sa të jetë tepër vonë.
Morali:
Trajtoji prindërit me dashuri. Sepse do e njohësh vlerën etyre, kur të shohësh karrigen e tyre bosh. Ne kurrë nuk e dimë dashurinë e tyre për ne; derisa ne jemi bërë vetë prindër./ ©Zoje Abazi për këtë përkthim

Leave a comment

Filed under Culture

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s