Njësitë leksikore

indegreeЁshtё shumё i rëndësishëm studimi i qartё dhe shkencor ikonceptit pёr fjalёn si njёsi leksikore. Fjala, kuptimi leksikor i saj dheleksiku pёrbёjnё objektin kryesor tё studimit tё leksikologjisë. Janë bёrёshumё pёrpjekje pёr tё përkufizuar fjalёn dhe pёr tё pёrcaktuar kufijtë e saj,e megjithatë shumё çёshtje mbeten ende tё diskutueshme.

Vështirësi tё veçanta paraqet cilësimi i njësive leksikoretё ndërmjetme, midis morfemës nga njëra anë dhe fjalёs ose togfjalëshit, ngaana tjetër. Tashmë ёshtё e njohur,se njёsitё themelore tё gjuhёs janё fonema,morfema, fjala, togfjalëshi dhe fjalia. Nё kёtё varg, qё shkon nga njësia mё eulët te mё e larta, nga mё e thjeshta te mё e ndërlikuara, fjala zё vend nё mestё morfemës dhe tё togfjalëshit. Po tё vendosim kufi tё drejtë e tё qartëndërmjet këtyre njësive, përcaktojmë nё tё njëjtën kohё dhe kufijtë e fjalёs,dallojmë ç‟ёshtёfjalё e ç‟nukёshtё e tillё. Njёsi mё tё ulta se fjala, janё fonema dhe morfema.

Fonema (qё shёnohet nё alfabet me shkronja: a, b, c,…)ёshtё njёsi fonetike, ajo nuk ka fare kuptim leksikor, as ёshtё mbartëse endonjë nuance kuptimore, ёshtё thjeshtë elementi formës, pёrbёrёse e morfemёs.Ёshtё tjetёr gjё kur kemi fjalё prej njё foneme, si lidhëzat e “edhe”, a “ose”,pasthirrmat, o, ё, pjesëza mohuese s‟,“nuk”, përemri pyetës ç‟,“çfarë” etj. Nё kёto raste kemi fjalё, qё, si pjesё e ligjëratës, kanё kuptimleksikor, por qё nga forma përbëhen vetëm nga njё tingull: pra, kuptimileksikor ёshtё atribut i fjalёs dhe jo i tingullit (i fonemës). Morfema(pёr-pun-o-j), qё gjendet mё pranë fjalёs, ёshtё njёsi morfologjike, nukkakuptim leksikor tё pavarur dhe nuk funksionon nё gjuhё e veçuar

 

Ekzistenca dhe rëndësia e fjalëve si njësi leksikore ështëdiskutuar nga një numër gjuhëtarësh, të cilët kanë argumentuar, se atonëgjuhë,si gjuha angleze, i shërbejnë jo vetëm studimit të

tyre por edhe të gjuhës amtare, prandaj ato duhet të ruhen dhetë ripërdoren.

Gjerësia e shkrirjeve të shprehjeve të tilla, të cilatshfaqen për të plotёsuar nevojat vetjake komunikuese, në një moment të caktuardhe që ripërdoren më vonë, është një mjet pasurimi i vazhdueshëm me larminë efjalëve, shprehjeve të përsëritura, përzierjet ose riformulimet e tyre. Lewis(1997b) sugjeron klasifikimin e njёsive  leksikoresi mё poshtё:

 

 

·        words (e.g., book, pen) fjalët(p.sh., libër, stilolaps)

·        polywords (e.g., by the way, upsidedown) (p.sh., meqë ra fjala nga lartë poshtë) kompleks fjalësh

·        collocations, or word partnerships (e.g.,communityservice, absolutely convinced)

·        togfjalëshat, ose fjalët që shkojnëbashkë (p.sh., në shërbim të komunitetit, shumë i bindur)

Burimi: Relinda Qerimi  vitrina.edu.al

Leave a comment

Filed under Culture

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s