Engjëlli i zi i ekonomisë botërore

nga PhD Rita Loloçi

maoNjë seri e tërë tronditjesh ekonomike, problemet me borxhet e vendeve të Bashkimit Evropian, rreziku kërcënues i default të SHBA, ngadalësimi i rritjes së GDP botërore – të gjitha këto gjeneruan debatet midis ekspertëve mbi krizën e re ekonomike.
Një seri e tërë tronditjesh ekonomike, problemet me borxhet e vendeve të Bashkimit Evropian, rreziku kërcënues i default të SHBA, ngadalësimi i rritjes së GDP botërore – të gjitha këto gjeneruan debatet midis ekspertëve mbi krizën e re ekonomike. Analistët rusë në intervistën dhënë Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” parashtruan parashikimet e veta.
Ndërsa fantazmat e default fillimisht në Greqi, më pas në SHBA, kurse tani në Itali, Spanjë dhe vende të tjera të BE kanë pushtuar ethshëm mendjet e spekullatorëve të bursave, në qarqet e ekonomistëve kanë plasur debate të nxehta. Modelet ekonomike, formulat dhe skemat e përpunuara nga shkencëtarët në shekullin e XX po fillojnë të disfunksionojnë, po dështojnë në të vërtetë. Autoriteti ekonomik i Evropës është vënë aktualisht nën pikëpyetje të madhe, SHBA duket fare qartë se nuk i shtrijnë aspak këmbët sipas jorganit të vet, ndërsa qendrat e mëparshme financiare të tilla si Frankfurt-am-Main, Parisi, Londra, Nju Jorku po dorëzojnë tashmë pozitat e veta.
Një qendër e re ndikimi mund dhe duhet të bëhet Kina, shprehet me bindje të plotë analisti i Grupit Financiar “Kalita-Finans” Aleksei Viazovski:
– Kina mund të bëhet plotësisht lidere botërore, por, sigurisht, vetëm në qoftë se do të rivlerësojë fillimisht juan (dmth., ta zgjidhë juan nga dollari). Aktualisht juan është i lidhur fort, rreptësisht me dollarin dhe prandaj nuk mund të bëhet monedhë botërore rezervë. Për arritjen e këtij qëllimi juan duhet të lëshohet, si i thonë fjalës, në “lundrim të lirë” dhe të bëhet lirisht i konvertueshëm. Por duhet zhvilluar njëkohësisht me këtë edhe tregu i brendshëm i borxhit shtetëror. Atëhere investitorët do të joshen nga obligacionet shtetërore të Kinës e do të fillojnë blejnë gjatë kësaj juanë dhe atëhere Kina mund të zerë vendin e lideres botërore.
Ndërsa ekonomisti dhe Presidenti i kompanisë konsulente “NEOKON” Mihaill Hazin parashikon kolapsin (falimentimin) e modelit ekonomik aktual global të rritjes së ekonomive të brendshme për llogari të fluksit të kredive nga jashtë:
– Këtij modeli i ka ardhur me të vërtetë fundi. Teorikisht ndoshta ekzistojnë ndofarë modelesh alternative. Askush tani për tani nuk e di se ç’pamje do të kenë ato. Por problemi kryesor konsiston në atë, se për shkak të modelit të kredive ekonominë e fluturuan në stratosferë. Dhe tani ne na pret ulja mjaft e vështirë, e rëndë në tokë.
Tani për tani Perëndimi po përpiqet të qëndrojë në sipërfaqe (ti shpëtojë fundosjes). Për shembull, Presidenti i SHBA Barack Obama deklaroi të hënën, se në një kohë të afërt do ti paraqesë Kongresit propozimet për reduksimin e deficitit buxhetor të vendit. Kjo është deklarata e parë e Kreut të Shtëpisë së Bardhë pas uljes nga Agjencia Standart & Poor’s të klasifikimit (rating) të kredive të SHBA nga ai maksimal “AAA” deri në “AA+”. Ndërkaq, duhet thënë, se iniciativa e Obamas nuk ka gjasa të bëjë ndonjë efekt të madh. Sipas parashikimeve, vitin aktual financiar SHBA do ta përfundojnë me një deficit buxhetor në gjysmë trilion dollarë.

Leave a comment

Filed under Culture

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s