Arkeologët thonë se shumë nga arti i shpellave i periudhës së Paleolitit, është bërë nga gratë.

tigerArkeologu i Universitetit Shtetëor të Pensilvanisë, Dean Snow ka thënë për National Geographic se studimet që ai ka ndërmarrë për artin e shpellave të epokës së Paleolitit, tregojnë se shumë nga ato janë bërë nga gratë, jo nga burrat, ashtu siç besohej.
Dean Snow ka studiuar gjurmët e duarve me kërkesë të National Geographic për gati një dekadë. Gjithçka filloi pasi ai kishte lexuar për punën e bërë nga gjeologët John Manning,Äîhe‚Äôd të cilët zbuluan se gjatësia mesatare e gishtërinjve tek njerëzit ndryshon sipas gjinisë. Burrat priren t’i kenë më të gjatë se të grave gishtërinjtë e unazës, dhe e kundërta vlen për gratë.Ai tregon se si disa kohë më vonë ai po vështronte fotografi të artit të shpellave dhe vuri re gishtërinjtë e duarve aty dukeshin ashtu siç i përshkruante Mannning duart e grave. Kjo e shtyu atë në rrugën eksploruese. Ai filloi t’a shihte artin e shpellës në një mënyrë tjetër, ai madje dhe përpiloi një algoritëm që ofronte ngjashmërinë e gjurmës së duarve , nëse i përkiste një gruaje apo një burri.Ai e provoi atë në vullnetarë të kohës së sotme në Evropë dhe u pa se algoritmi ishte afro 60% i rasteve i saktë. Ai thekson se ndryshimet mes gjinive në gjatësinë e gishtit tek njerëzit e paleolitit ishte më i theksuar se tek të sotmit, ndaj ai beson se algoritmi i tij është më i saktë kur flitet për matjet tek njerëzit që bënë artin e shpellës.
Shqyrtimi i artit të shpellave është një shembull i hershëm i shabllonit të dorës, ku njeriu që po i punonte ato vendosi dorën në një mur dhe vuri bojë mbi të nëpërmjet një kallami apo direkt nga goja për të bërë një skicë. Art i tillë është gjendur në shpellat e Australisë. Afrikës, Borneos, Argjentinës dhe më të famshmet janë ato në shpellat e Spanjës dhe Francës. Snoë thotë se deri më tani studimet e tij kanë zbuluar se rreth 75 përqind ( 24 në 32) të këtij artit të dorës, ka të ngjarë të jetë bërë nga gratë.Deri në kohët e fundit ishte besuar se arti i shpellave ishte një art i bërë nga burrat- pershkrimi i grave dhe kafshëve që gjuheshin dukej sikur permblidhte jetën e gjuetarëve, të gjysmës mashkullore të një shoqërie që përqëndrohej kryesisht tek gjuetia. Dalëngadalë kjo ide ka ndryshuar në dritën e zbulimeve të reja të arkeologëve. Biologu Dale Guthrie ka kryer një studim të artit të dorës dhe arriti në perfundimin se ato kishte shumë mundësi të ishin bërë nga djelmosha adoleshentë. Snow teorizon se nëse gratë kishin bërë pjesën më të madhe të artit të shpellës, ka shumë të ngjarë që ato të kishin një rol shumë më të rëndësishëm nga sa mendohej në këto shoqëri./©Graffox

Leave a comment

Filed under Science

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s