Teoritë socilogjike dhe zeitgeistët: A do ketë një Brez të Ri të Heshtur?

generation zTemat sociologjike janë të komplikuara, sidomos  kur vjen puna për të përshkruar brezin e tanishëm apo tiparet sociale që na rrethojnë. Pse? Ne ndikohemi shumë nga çfarëdoqoftë që përcakton brezat tanë e megjithatë  mund të bëjmë një skicë të mënyrës se si jetonim disa dekada më parë. Është më e thjeshtë për ne të diskutojmë për gjeneratën X, e cila përfshin ata që kanë lindur më 1960, apo për gjeneratën Y, një emërtim i përdorur për ata që kanë lindur në 1980 apo më 1990, e ardhmja e brezave të rinj, apo çdo të bëjnë ata në rrjedhën e historisë është ende një çështje spekulimi. Lufta e ftohtë është lënë pas ( është e vërtetë?) Muri i Berlinit ka rënë dhe tani po merremi me pasojat e këtyre ngjarjeve. Ndjenja e lindur e përkatësisë së llojit njerëzor ka krijuar gjithmonë kategori në raport me ndjenjën e të rriturit në një moshë të caktuar, e ngjashmërive që kemi me të tjerët, por zeitgeistët i afrohen me një numër të caktuar vitesh apo ndoshta dekadash.
Fotografit Robert Capa dhe studiuesit Jame Deverson u është atribuar përdorimi për herë të parë i termit “Gjenerata X”, megjithëse popullaritetin e fitoi në sajë të novelës së Douglas Coupland-it më 1991, “Gjenerata X- histori për një kulturë të përshpejtuar” në të cilën Coupland përshkruan jetët e tre miqve që rriten në një shoqëri të mbushur me frymëzime të kulturës pop, pritshmëri të ulta dhe pa shpresë për të ardhmen. Zhgënjimi i këtij brezi është shoqëruar shpesh me muzikën Punk dhe Grunge dhe më rritje të problemeve sociale në 1990.
Në varësi të asaj që ne e konsiderojmë si “mosha dixhitale”, e cila gjerësisht është përdorur për vitet në të cilat teknologjia dixhitale është vënë në përdorim të masave dhe ka patur ndikim të thellë tek ta, ne mund të flasim dhe për të lindurit dixhitalë. Ky term përdoret për atë brez i cili u rrit me Mp3, iphone, facebook, tëitter and me pëlqimet dhe natyrisht paraqet një ndjesi të lartë familjarizimi më këto krahasuar me sistemin e brezave më të vjetër të cilëve iu deshën më shumë përpjekje për të patur këtë familjarizim.
Disa mendojnë se në vitet e rritjes së tyre, fëmijët e sotëm do të shfaqin një lloj refuzimi ndaj teknologjisë meqënëse ata janë rritur me të tilla, ndaj ata do të drejtojnë rebelimin e tyre drejt asaj çka kanë parë dhe provuar si një sistem i qëndrueshëm. Por, a do jenë ata rebelë? Gjenerata Z ( gjeneratë e cila ndjek atë Y dhe përdoret për të përcaktuar ata që kanë lindur pas 2000) mund të pasqyrojë Gjeneratën e Heshtur, term i përdorur për ata që kanë lindur pas 1925 dhe para 1945, me disa përjashtime, ata që kishin lindur në këto vite, nuk kishin manifeste dhe pritën me durim duke shpresuar që fati apo besimi të ndryshonte jetët e tyre për më mirë, dhe gjërat u vështirësuan shumë me pasojat e Depresionit të Madh dhe Luftës së Dytë Botërore. Sidoqoftë, në Literaturën Botërore njerëz të cilët kishin lindur në këto dekada do të shkruanin dhe botonin më vonë “To kill a mocking bird” ( Harper Lee ) “One fleë over the cuckoo’s nest” ( Ken Kesey) apo “Possession” ( A.S Byatt) ndaj nga një perspektivë letrare ata nuk ishin dhe aq të heshtur, por më të rafinuar, më delikate, kishin mënyra më pak të dukshme të rrëfimit të ngjarjeve dhe të të zhvilluarit të historive.
Për shkak të krizës Ekonomike të 2008 dhe në vazhdim, disa studiues kanë parë tashmë një pasqyrë të asaj gjenerate të heshtur në Gjeneratën Z, gjeneratë e cila është quajtur ndërkohë dhe Gjenerata e Re e Heshtur. Ka shumë koincidenca, modele dhe spekulime, por ndershmërisht si mund të parashikojmë zhvillimin e një gjenerate të tërë pa qënë në gjendje të parashikojmë elementët historikë, socialë dhe ekonomikë që do ndikojnë në jetët e tyre?/©Graffox

Leave a comment

Filed under Sociology

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s