Të nxënët nëpërmjet vëzhgimit

Nga Anisa Subashi

eyeMegjithese kushtezimi klasik dhe operant jane tipet me te rendesishme te te nxenet, njerezit nxene nje pjese te gjere te cfare ata njohin prej vezhgimit. Te nxenet nepermjet vezhgimit dallon prej kushtezimit kalsik dhe atij operant sepse ai nuk kerkon eksperienca direkte personale me stimuj, perforcues apo ndeshkime. Te nxenet me vezhgim perfshin veshtrimin e drejtperdrejte dhe te vemendshem te sjelljes se personave te tjere, e cila duke qene mbreselenese merret si nje model dhe me pas imitohet ne sjelljet e veta..
Si te rriturit dhe femijet nxene nje sasi te madhe permes vezhgimit dhe imitimit. Femijet nxene gjuhen, aftesite sociale, zakone, friken dhe shume sjellje te tjera te perditshme, duke vezhguar prinderit dhe femijet me te rritur. Shume njerez nxene aftesite akademike, atletike, apo muzikore nepermjet vezhgimit dhe imitimit te mesuesit, instruktoreve, trajnereve, apo modeleve qe ju referohen.
Duke iu referuar psikologut amerikano-kanadez Albert Bandura, nje pionier ne studimin e te nxenit vezhgues, ky tip i te nxenit luan nje nje rol te rendesishem ne zhvillimin e personalitetit te femijes, Bandura provoi se femijet nxene tipet si zellshmeria, ndershmeria, vetkontrolli, agresiviteti dhe impulsiviteti duke imituar prinderit, pjesetaret e familjes, shoket, yjet apo figura te spikatura.

Psikologet mendojne se jo vetem qeniet njerezore mund te nxene me vezhgim. Ata tani dine se shume lloje kafshesh – duke perfshire zogjte, macet, qente, mbrejtesit apo primatet – mund te nxene me vezhgim anetaret e tjere te specieve te tyre. Kelyshet mund te nxene ushqimin e preferuar, friken dhe aftesite per te mbijetuar duke vezhguar prinderit. Kafshet e rritura mund te mesojne sjellje te reja ose zgjidhin probleme te thjeshta me vezhgim te kafsheve te tjera.

burimi: vitrina.edu.al

Leave a comment

Filed under Culture

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s