Mace, si ndjehesh? Një fondacion bamirës shpenzon 400 mijë paunde për të bërë studime mbi çfarë saktësisht po mundohet t’ju thotë macja.

maciiTë apasionuarit pas kafshëve do të gëzohen kur të mësojnë se universiteti Linkoln po ndërmerr një studim për të kuptuar se çfarë po mundohen ta na thonë macet.
Shkencëtarët e universitetit morën një fond prej 400 mijë paundësh për të bërë një plan të shprehjeve faciale të maceve për t’i kuptuar më mirë kur ato ndjejnë dhimbje.
Pr. Daniel Mills, veteriner bihejviorist, titullar në Universitetin Linkoln, i cili do të merret me studimin thotë: “Macet janë shumë të pavarura dhe ato nuk e kanë të zhvilluar komunikimin facial, ndaj ne shpeshherë nuk arrijmë të kuptojmë nëse ato ndjejnë dhimbje apo janë të sëmura.”
Studimi do t’i ndihmojë ata që kanë mace për të kuptuar kur ato janë të sëmura, duke perdorur kompjuterat për të bërë skema të shprehjeve të ndryshme që macet bëjnë.
Profesori Mills thotë: “Projekti do të përqëndrohet në ndikimin emocional që vuajnë macet.”
Shpresohet që duke studiuar shprehjet e tyre, shkencëtarët do të jenë të aftë të kuptojnë pse macja juaj po ju sheh ashtu.
Bazuar në studimin e ndërmarrë nga Petfood Manufacturers Association në 2011 kishte rreth 7.5 milionë mace në Britaninë e Madhe, të cilat u përkasin 50 llojeve të ndryshme.
Megjithëse Profesor Mills nuk mendon se do të ketë ndonjë ndryshim tek shprehjet faciale mes llojeve, ai shton se “shprehjet faciale tek macet janë shumë të dobëta.”
Studiuesit shpresojnë që ky projekt ambicioz do të mund të ndikojë për të përmirësuar rrënjësisht mirëqënien e kafshëve duke u përqëndruar në ndikimin emocional të vuajtjes tek kafshët më shumë se në mënyrat tradicionale fizike të të dalluarit të dhimbjes. /©Graffox
burimi: independent.co.uk

Leave a comment

Filed under Science

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s