Format me te keqija te punës se femijeve te percaktuara nga Konventa nr.182

 

Nga Zoje Abazi

kala1. Konventa nr.182 u kerkon shteteve ratifikuese te marrin masa te efektshme dhe te menjhershme per te siguruar ndalimin dhe eliminimin e formave me te keqija te punes se femijeve si nje ceshtje e ngutshme. 2. Konventa nr.182 nuk ben dallime ndermjet vendeve te zhvilluara dhe vendeve ne zhvillim. Konventa eshte e zbatueshme per te gjitha vajzat nen moshen 18 vjec. 3. Ajo percakton format me te keqija te punes se femijeve, si : Te gjitha format e skllaverise ose praktikat e ngjashme me skllaverine, te tilla si shitja dhe trafikimi i femijve, detyrimi skllaverues dhe bujkroberia dhe puna pa deshire ose e detyruar, perfshire rekrutimin pa deshire ose i detyruar per perdorim ne konfliktet e armatosura. Perdorimin, gjetjen ose dhenien e nje femije per prostitucion per prodhim pornografie ose shfaqje pornografike. Perdorimin, gjetjen ose dhenien e nje femije per veprimtari te paligjshme, ne vecanti per prodhimin dhe trafikimin e drogave sikunder jane perkufizuar ne traktatet perkatese nderkombetare. Punen e cila, nga natyra e saj ose nga rrethanat ne te cilat kryhet, mund te rrezikoj shendetin, sigurine ose moralin e femijeve. Eleminimi i formave me te keqija te punes se femijeve eshte shpallur si nje perparesi kryesore dhe e ngutshme per veprime kombetare dhe nderkombetare. Fakti qe ne shtator 2001, vetem 2 vjet pas miratimit te saj, Konventa nr.182 ka arritur nje rekord me ratikimet duke u ratifikuar nga 100 vende qe perbejne gati mbi gjysmen e vendeve anetare te ILO-s tregon se vendet, kudo ne bote, e pranojne ate per tu bere nje prioritet kryesor dhe urgjent. Por miratimi dhe pranimi ne mase te gjere i konventes nr.182 nuk do te thote se qellimi perfundimtar i ileminimit te te gjitha formave te punes se femijeve eshte braktisur dhenia e prioritetit luftes kunde formave me te keqija te punes se femijeve eshte vetem ceshtja per te bere se pari gjerat kryesore. Ajo perben nje pike fillestare per te promovuar dhe per te lehtesuar veprime te tjera per te arritur qellimin perfundimtar.

source:vitrina.edu.al

Leave a comment

Filed under Culture

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s