Frida Kahlo

fridaNuk mjafton të ikësh.Duhet të qëndrosh e ikur. Stërvite zemrën si të ishte një qen. Ndrysho bravat edhe në shtëpinë  të cilën ai nuk e ka vizituar kurrë. Je vajzë me shumë, shumë fat. Ti ke një apartament ashtu si e do. Një vaskë të mbushur me çaj.Një zemër të madhe sa Arizona, por jo aq të thatë.  Mos uro të  të shqitet e shkuara e çmendur, gishtërinjtë e shtrembër. Problemet e tua janë  kukulla që i ke bërë vetë apo i bleve vetëm sepse shitësi ishte kaq këmbëngulës dhe bindës. Duhet t’i kishe ato. Duhet t’a kishe atë. Dhe e pate. Dhe tani t’i shemb urën mës dy shtëpive tuaja. E bën të telefonojë para se të vijë të të shohë. E merr një dashnor për  të mirëqënë, e kap për dashnor pse të sheh ashtu, sikur ti je e magjishme. Shishen e parë që pini këtu, bëje relike. Vendose në cilindo altar të duash, pranë një thike dhe 5 boronicave. Mos u dobëso. Vajzat budallaçka përpiqen përherë të zhduken si hakmarrje. Ti nuk je budallaqe. Ti dashurove një burrë me më shumë duar se një ushtri lypsarësh dhe ja ku je. Me zemrën si një krevat i stërmadh. Me zemrën si një telajo. Nga zemra rrjedh diçka kaq e fortë sa mund të nuhatet deri poshtë në rrugë.- Frida Kahlo /©Graffox

Leave a comment

Filed under Culture

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s