Ekzistencializmi si filozofi edukimi evropiane.

Nga Bledar Kryemadhi

Image Ekzistencializmi është kryesisht filozofi evropiane, që filloi para fillimit të shek. XX por fitoi popullaritet pas Luftës së Dytë Botërorë. Ekzistencializmi e vë theksin tek individualizimi dhe vetë-realizimi. Më tepër se një doktrinë në kuptimin e ngushtë, ekzistencializmi ka qenë një klimë kulturore, një atmosferë që ka karakterizuar periudhën mes dyluftërave botërore për të shpërthyer pastaj, në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore si një shpirt i vecantë i kohës, apo me një term më të thjeshtëzuar, si një modë. Në atë periudhë u krijua letërsia ekzistencialiste (A. Kamy,Dostojevski, Franz Kafka, apo Ungaretti), arti (Lucio Fontana, për shembull, veprat e të cilit janë thjesht një prerje në pëlhurë, apo shenja mbi një teneqe), madjedhe një veshje ekzistencialiste (flokë të gjatë dhe pamje të lëshuar, mospranimi i xhaketëse kravatës). Te poetika informale,qëllimi nuk është paraqitja e realitetit natyror por konkretizimi i veprimit zbatues të artistit: ngulitja te një objekt e një lëvizjeje të caktuar të eksistencës së vet. Në të vërtetë, pas këtyre aspekteve sipërfaqësore të ekzistencializmit, gjendej një gjykimi kritik për zbrazëtine e sigurive dhe për krizën e vlerave tradicionale si rrjedhojë e dy lufterave botërore,aq sa lëvizja u quajt “filozofia e krizës”. Pas periudhës së vdekur të Luftës së Dytë Botërore, filozofi francez, Jean Paul Sartre, sugjeroi se për të rinjtë momenti ekzistencial vjen kur i riu e kupton për herë të parë se zgjedhja është e tyrja dhe që ata vetë janë përgjegjës për veten e tyre. Pyetja e tyre bëhet: “Kush jam dhe c’duhet tëbëj?”

Sipas filozofisë ekzistencialiste, njerëzit janë të zhytur në një mori situatash, ku uduhet të bëjnë zgjedhje. Disa zgjedhje janë të parëndësishme, të tjerat janë tërëndësishme, por zgjedhja është individuale dhe vendimet shpien në përkufizimin e vetvetes. Njeriu krijon përkufizimine vetvetes dhe me këtë formon thelbin e tij.

Në arsim, ekzistencialistët parapëlqejnë t’i lënë nxënësit të lirë të zgjedhin atë që duan të studiojnë, si dhe të përcaktojnë cfarë është e vërtetë dhe mecfarë kriteresh t’i përcaktojnë këto të vërteta. Programi shkollor do të shmangte dijen sistematike ose disiplinat estrukturuara, kurse nxënësit do të ishin të lirë të zgjidhnin nga shumë situata mësimore të disponueshme. Nxënësit do të zgjidhnin dijen që dëshirojnë të zotërojnë. Këtu pati shumë debate mbi këtë filozofi jo-sistematike dhe laissez-faire2 . Ajo nuk u përdor në nivelin e shkollës fillore.

Ekzistencialistët besojnë se njohja më e rëndësishme është ajo që lidhet me gjendjen njerëzore dhe zgjedhjet që duhet të bëjë cdo njeri, ndërsa edukimi është procesi për zhvillimin e vetëdijespër lirinë e zgjedhjes dhe procesi për kuptimin e zgjedhjeve të njeriut dhe të përgjegjësisë për to.Për rrjedhojë, nocioni i normave të grupit, të autoritetit dhe të rendittë vendosur-shoqëror, politik, filozofik, fetar e kështu me rradhë-hidhet poshtë. Ekzistencialistët njohin pak standarde, zakone,tradita ose të vërteta të amëshuara;në këtë drejtimi ekzistencializmi ështënë kundërshtim me idetë eidealizmit dhe të realizmit.

Disa kritikë (kryesisht tradicionalë dhe konservatorë) pretendojnë se, si filozofipër shkollat, ekzistencializmi ka zbatimtë kufizuar, pasi arsimi nëshoqërinë tonë përfshin të mësuaritdhe shoqërizimin institucional, të cilat kërkojnë mësimdhëniennë grup, kufizime në sjelljen e individëvedhe organizim burokratik. Shkollimi është një proces që kufizon lirinë enxënësve. Ai mbështetet nëautoritetin e të rriturve dhe në normate besimet e kulturës së masës.duke ushtruar vullnetin dhe zgjedhjen e tij, individi ekzistencialist do tëhasë vështirësi në shkollë dhe në insitucione të tjera.

Programi edukativekzistencialist do të përbëhej ngapërvojat dhe lëndër që bëhen objekt për dialog filozofik dhe veprime zgjedhjeje.Për shkak se zgjedhja është individuale dhesubjektive, lëndët emocionale, estetike dhefilozofike janë të përshtatshme. Letërsia, drama, arti e këshut merradhë janë të rëndësishme, pasi portretizojnë ekzistencën njeroëzore dhe kushtet për të bërë zgjedhje. Kurrikula në fjalë e vë theksinnë veprimtaritë për shprehjen e vetvetes, ne eskperimentimin dhe ne metodat e mjetet që ilustrojnë emocionet, ndjenjat dhe intuitën. Klasa duhet të jetë e pasur me materiale,të cilat bëhen objekt për shprehjen evetvetes, ndërsa shkolla vendi ku mësuesidhe nxënësit ushtrojnë dialogun dhe diskutiminmbi jetën dhe mbi zgjedhjet e tyre.

Natyrae realitetit për ekzistencialistët është subjective dhe gjendet brendaindividit. Bota fizike nuk ka ndonjë kuptim tëtrashëguar jashtë ekzistencës njerëzore. Zgjedhjet dhe standardet individuale janë më të rëndësishme sestandardet e jashtme. Eksiztenca vjen përparacdo përcaktimi i asaj që jemi.Ne e përcaktojmë veten në lidhje mekëtë ekzistencë në bazë të zgjedhjeve që bëjnë.Ne nuk duhet të pranojmë sistemin e paracaktuar filozofik të askujt, por duhet të marrimpërgjegjësi për të vendosur kush jemi.Fokusi është tek liria, zhvillimi iindividëve autentikë që e formojnëvetë kuptimin e jetës së tyre.

Në lidhje me edukimin, lëndët e klasave ekzistencialisteduhet të jenë në bazë të zgjedhjeve personale. Mësuesit e shohin individin si një entitet brenda një kontekstisocial në të cilin nxënësi duhet tëpërballojë këndvështrimet e të tjerëve për të sqaruar mendimet e veta. Zhvillimi i karakterit theksonpërgjegjësinë individuale në vendimmarrje.Përgjigjet e vërteta vijnë brenda nga individi, jo nga autoriteti i jashtëm.

Analizimi i jetës nëpërmjet mendimitautentik përfshin nxënësin në eksperienca të vërteta nxënieje. Ekzistencialistët janëkundër mendimit të nxënësve si objekte që duhet të maten, të kontrollohen apo të strandardizohen. Mësuesit e tillë duan që eksperienca educative të fokusohetnë krijimin e mundësive përvetë-drejtim dhe vetë-arritje. Ata fillojnë menxënësin dhe jo me përmbajtjen kurrikulare

Leave a comment

Filed under Culture

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s