Dualizmi kartezian kundrejt shëndetit holistik

Nga Desarta SpahiuDescartes_mind_and_bodyFilozofi francez i shek. XVII, Rene Descartes, propozoi që një qenie njerëzore ka një mendje që ekziston në sferën shpirtërore dhe një trup që ekziston në sferën e makinës fizike. Descartes i pa mendjen dhe trupin si të ndara, megjithëse të lidhura ngushtë (Descartes, 1662/1955). Megjithatë, kjo ndarje apo dualizëm udhëhoqi mendimtarët pasardhës drejt një dallimi mendje-trup. Kur ato u përpoqën për t’i bashkuar të dyja argumentuan se trupi mund të mendojë. Të tjerë propozuan se trupi ekziston në mendje, por asnjëri nuk e kishte të lehtë të kuptonte mendjen dhe trupin si një tërësi e vetme. Kjo është akoma e vërtetë për shumë njerëz edhe sot.

Në mjekësinë moderne, problemet “mendore” pothuajse gjithmonë dallohen nga problemet “fizike”. Shumë kirurgë fokusohen në problemet fizike dhe infeksionet bakteriale, kockat e thyera dhe arteriet e bllokuara. Problemet si depresioni, dhimbja e pashpjeguar dhe mungesa e “dëshirës për të jetuar”, zakonisht etiketohen si problemet mendore dhe u referohen ekspertëve të shëndetit mendor. Por ky dualizëm fals është aktualisht kaq i pasaktë saqë shpie në gabime serioze në trajtimin e shumë sëmudjeve të rëndësishme. Cili është problemi?
Së pari, bashkëveprimi i pacientit me kurën shpeshherë varet nga lidhje të caktuara ndërpersonale. Të lesh pas dore mendjen e pacientit ndërsa përpiqesh të kurosh trupin e tij, mund të shpjerë në një pacient që nuk bashkëpunon për të marrë kurën që i ka dhënë mjeku dhe kështu ai nuk përmirësohet. Përgjithësisht shumë probleme shëndetësore vijnë apo shkaktohen nga një mënyrë jetese e çrregullt si pirje e duhanit me shumicë, përdorimi i alkoolit, abuzimi me substancat, të ngrënit e shumtë e me yndyrna, etj. Një mjek që përqëndrohet vetëm në rezultatet fizike të sjelljeve të tilla si kanceri i mushkërive, zemra e sëmurë, etj, padyshim tregohet mendjeshkurtër dhe inefiçent në kurimin e pacientit.
Së dyti, dualizmi mendje-trup në mënyrë të gabuar supozon që mendja dhe trupi veprojnë në mënyrë të pavarur, ndërkohë që realisht faktorët fizikë dhe mendorë janë pothuajse gjithmonë të gërshetuar. Një shembull konkret është dhimbja. Megjithatë, këtu themi dhimbja mund të shkaktohet nga probleme fizike por gjithashtu edhe nga vështirësi mendore. Për më tepër, dhimbja mund të kontrollohet nëpërmjet instrumentave mendore si dhe nga medikamentet apo ndërhyrjet kirurgjikale, prandaj është e gabuar të konsiderosh dhimbjen dhe sëmundjen të ndara si vetëm fizike apo si vetëm mendore. Megjithëse, ne mund të theksojmë njërin aspekt apo tjetrin, në të vërtetë mendja dhe trupi janë pjesë e të njejtin sistem.
(Friedman & Di Mateo, 1979)

burimi: vitrina.edu.al

Leave a comment

Filed under Psychology

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s