Varfëria përkeqëson funksionet njohëse.

poev

Varfëria mund të përkeqësoj funksionet njohëse, thotë Xhiajing Zhao i Universitetit të British Columbia-s.
Mjerimi harxhonenergji mendore, të varfërit kanë shumë pak fuqi truri për t’u përqëndruar në anë të tjera të jetës, thonë studimet më të fundit. Si rrjedhojë, ata me burime të pakta ka shumë të ngjarë të marrin vendime të këqija të cilat e përkeqësojnë dhe më shumë situatën e tyre financiare.
Studimi i botuar në revistën Science thotë se aftësitë tona njohëse mund të zvogëlohen nga përpjekjet e lodhshme si përshëmbull stërmundimi për të paguar faturat. Si pasojë, mbetet më pak “frekuencë” për edukimin, stërvitjen, manaxhimin e kohës dhe për hapa të tjera që do të ndihmonin për të thyer ciklet e varfërisë.
Llogaritë e mëparshme për varfërinë kanë fajësuar të varfërit për dështimet personale apo ambientin, i cili nuk është i favorshëm për sukseset.- thotë autori i studimit Xhiajing Zhao, profesor në universitetin e British Columbias, i cili e ndërmori studimin si një student i diplomuar në Universitetin e Princeton. ‘ Ne po disktuojmë nëse të qënit i varfër mund të përkeqësoj funkionet njohëse, mund të pengojë aftësinë e individigt për të marrë vendimet e duhura, si rrjedhojë shton varfërinë.”
Në një pjesë të eksperimenteve, studiuesit konstatuan se shqetësimet e menjëhershme financiare kanë nje ndikim të menjëhershëm negativ në aftësinë e personave me të ardhura të pakta për të kryer një test konjitiv të zakonshëm logjik. Mesatarisht, tek një nëjri i shqetësuar për paranë, vërehet rënie e funksioneve konjitive, e barabartë me rënien prej 13 pikësh në IQ apo me humbjen e një nate të tërë gjumi.
Në një tjetër seri të eksperimenteve nga po kjo fushë, zbuluesit pane se fermerët kanë një performancë më të dobët konjitive para se të paguhen për të korrat, krahasuar kjo me një kohë më parë, kur ata kishin pagë më të mirë. Këto dallime në funksionet konjitive nuk mund të shpjegoheshin me ndryshimet në ushqim, ushtrimet fizike, me kohën që kishin në dispozicion apo me stresin. Sipas studimit trysnia mendore e varfërisë ndryshon nga stresi.Stresi madje mund të përmirësoj funksionet e dikujt në disa situata.

***
Studimi i Zhaos ka si bashkë-autorë Eldar Shafir ( Universiteti Princeton) Sendhil Mullainathan ( i Universitetit te Harvardit) dhe Anandi Mani ( Universiteti i Warwick)
Kumtesa ” Varfëria mund të pengojë funksionet njohëse” është botuar online në 29 gusht nga gazeta “Science”.
Sipas Shafir, pasojat e lënies pas dore të gjërave të tjera, me kalimin e kohës e vështirësojnë jetën e një njeriu. Ngecja me kamatë pagesat për diçka të harruar, puna e humbur për shkak të menaxhimit të keq të kohës, këto e bëjnë një situatë ” ngushtë nga paratë” shumë më keq. Ndërsa njeriu varfërohet, ai ka prirje të marrë vendime të dëshpëruara, të atilla si huamarrjet e tepruara, që vështirësojnë dhe më shumë situatën.
Studiuesit sugjerojnë që shërbimet për të varfërit duhet të kenë më shumë kujdes për dëmin mendor që varfëria bën në mendjen e njerëzve. Masat e marra mund të përfshijnë forma më të thjeshta ndihme dhe më shumë asistencë apo programet edukative duhet të hartohen në mënyrë që mësimet e humbura të mos jenë aq të dëmshme.
“Gabimi njerëzve të varfër u kushton shumë shtrenjtë- thotë Shafir.-Nëse je i varfër.
Zhao është profesor i Qëndrueshmërisë së Sjelljes në Departamentin e Psikologjisë në Universitetin e British Columbias në Kanada./©Graffox

source: news.ubc.ca

Leave a comment

Filed under Psychology

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s