Stereotipet dhe paragjykimet

 

 

 

 

stereStereotipet dhe paragjykimet janë mënyra se si mund të kategorizohet bota rreth nesh.Duke u bazuar në përkufizimin e Fjalorit të Kembrixhit, stereotipet janë “një ide e fiksuar që kanë njerëzit për dikë apo diçka, veçanërisht kur bëhet fjalë për njëide të gabuar”; po në bazë të këtij fjalori, paragjykimet janë “një mendim i padrejtë dhe i paarsyeshëm apo ndjenjë, veçanërisht kur krijohet pa u menduar mirë, ose pa patur njohuri të mjaftueshme”. Me fjalë të tjera, stereotipet janë perceptime dhe klishe, ndërsa paragjykimet janë ndjenja të paarsyeshme të frikës dhe mospëlqimit ndaj dikujt apo diçkaje. Ato mund të kuptohen si filtra me atë të të cilave mbrohemi deri diku kundrejt rrjedhës së informacionit e qëna jep mundësinë të gjykojmë në lidhje me njerëzit pa i njohur ata personalisht, apo thjesht në mënyrë sipërfaqësore: sa më sipër e kufizojnë këndvështrimin tonë në lidhje me atë që është realiteti në të vërtetë. Në këtë kuptim mund të argumentohet se stereotipet dhe paragjykimet kanë një funksion pozitiv, pasi ato na mundësojnë që të marrim shpejt vendimet. Megjithatë shpesh stereotipet përdoren për të justifikuar dhe mbështetur besimet dhe vlerat e shumicës së popullsisë. Ajo që është e “zakonshme” perceptohet si “normale” dhe ato që bëhen nga grupe të ndryshme shoqërore nuk vlerësohen kur nuk janë në përputhje me këto ‘norma’. Një nga elementët më të dallueshëm të stereotipeve dhe paragjykimeve qëndron në faktin se ato zakonisht krijohen nga ata që kanë pushtetin dhe zbatohen nga ata qënuk e kanë, të cilët nuk mund të kontrollojnë mënyrën se si perceptohen nga të tjerët dhe nuk mund të jenë në gjendje të ndryshojnë këto perceptime. Një shprehje e përhapur thotë se stereotipet zakonisht janë të vërteta. Sa herë që konstatohet një aspekt i një stereotipi, ky aspekt justifikon dhe përforcon atë stereotip. Politikanët dhe media shpesh përdorin këto stereotipe. Ata luajnë me ndjenjat negative apo frikën e njerëzve si një mënyrë të mirë për të fituar zgjedhjet apo për të shitur një gazetë. Njerëzit normalisht i përdorin stereotipet për të përcaktuar dhe justifikuar status quo-në. Ata që vuajnë nga stereotipet nuk janë ata që frika e të cilëve shfrytëzohet për këtë qëllim, por ata që pikërisht e kanë krijuar stereotipin. (Burimi: Instituti i Bashkimit Europian ne Shqiperi)

 

Leave a comment

Filed under Sociology

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s