Shëndeti si koncept “tërësor”

healthSipas këtij këndvështrimi, shëndeti konsiderohet si koncept “tërësor” duke i’u referuar shumë elementëve si: “tërësisë së individëve” të një shoqërie, “tërësisë së komuniteteve”, “tërësisë së dimensioneve të shëndetit”, apo “tërësisë së faktorëve përcaktues të shëndetit”.

Kështu, sipas këtij koncepti, “trupi”, “mendja”, “shpirti” dhe “emocionet” ndërveprojnë dhe funksionojnë si “një e tërë”.

Gjithashtu, në këtë konceptim të shëndetit, theksohet edhe ndër-varësia (marrëdhëniet reciproke) mes individëve me njëri-tjetrin. Një vëmendje e veçantë i kushtohet të gjithë dimensioneve të shëndetit dhe të gjithë faktorëve përcaktues të shëndetit në mënyrë të tillë që, shëndeti fizik dhe ai mendor konsiderohen njëlloj të “çmuar”.

Koncepti “tërësor” i shëndetit përshkohet nga një filozofi e unitetit mes dimensioneve dhe aspekteve të ndryshme që përcaktojnë shëndetin e individit në veçanti, dhe të popullatës në tërësi.

Sipas këtij konceptimi, fokusi qendror përqëndrohet në karakterin sinergjik të shëndetit, individit dhe shoqërisë, ku të gjithë elementët përbërës ndër-veprojnë në mënyrë sinergjike duke përftuar një “tërësi” që është më e madhe sesa shuma e të gjithë elementëve përbërës.

Prandaj, këndvështrimi “tërësor” i shëndetit është shumë i rëndësishëm përsa i takon evokimit të karakterit ndër-veprues të të gjithë komponentëve të shëndetit, individëve, shoqërisë, dhe botës në tërësi.

Kjo përqasje “tërësore” ndaj shëndetit është përqafuar nga shumë shkolla Perëndimore gjatë këtyre dekadave të fundit. Kështu, njerëzit po bëhen gjthnjë e më të ndërgjegjshëm për lidhjen e ndërsjellë mes “trupit” dhe “mendjes” mbi çështjet e lidhura me shëndetin.

Koncepti “tërësor” mbi shëndetin aludon gjithashtu për një ekuilibër mes të gjitha pjesëve përbërëse të shëndetit; nga kjo pikëpamje, “ekuilibri” i këtyre komponentëve, sipas shumë autorëve, është edhe thelbi i shëndetit.

Koncepti “tërësor” i shëndetit është i një rëndësie vendimtare për një shoqëri që pretendon të jetë progresive. Kështu, preokupimi i një shoqërie vetëm për sëmundje të karakterit fizik do të ishte shumë defektoz dhe i njëanshëm.

Ky ka qenë rasti i pothuajse të gjitha shoqërive në mbarë botën deri në dekadat e fundit, ku theksi i vihej vetëm trajtimit të sëmundjeve pas shfaqjes së tyre dhe/ose mënjanimit të faktorëve “klasikë” të rrezikut (p.sh. ndotjes mjedisore, apo përmirësimit të kushteve higjieno-sanitare).

Vitet e fundit, gjithnjë e më shumë po i mëshohet studimit të faktorëve të tjerë përcaktues të shëndetit, përfshi nivelin e edukimit, të ardhurat materiale, strehimin, apo punësimin.

(Burimi: OBSH)

vitrina.edu.al

Leave a comment

Filed under Health

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s