Asimetria të bën agresiv

asssNjerëzit me trup asimetrik kanë tendencë më të madhe ne agresivitet. Këtë e sjell rezultati I një hulumtimi amerikan.
Shkencëtarët në fillim hulumtuan supozimin e pohuar më parë, që një pamje e jashtme asimetrike ka të bëjë me një defekt në sistemin nervor dhe me kontrollim të pakësuar të agresionit.
Shkencëtarët e Universitetit të Ohio-s matën veshët, duartë, krahet dhe këmbët e 100 personave vullnetarë dhe nga kjo përcaktuan simetrinë. Me pretekstin për t’ua u matur forcën bindëse të tyre, kërkuan nga pjesëmarrësit të bëjnë dy telefonata, në të cilat ata bashkëbiseduesit e tyre duhej ti bindnin për të dhuruar t’holla për një qëllim bamirës.
Pjesëmarrësit nuk e dinin se të dy bashkëbiseduesit në anën tjetër të telefonit ishin punëtorë të Universitetit. Njëri prej tyre refuzonte lutjën e tyre në mënyrë miqësore, ndërsa i dyti reagonte ekstrem me një vrazhdësi. Agresivitetin e pjesëmarrëseve, hulumtuesit e matën se sa vrullshëm e hidhnin receptorin mbi telefon. Studimi rezultoi që ata persona me trup asimetrik e përplasnin shumë më shpesh receptorin e telefonit.
Udhëheqsja e studimit Zeynep Benderlioglu e shpjegon këtë lidhje me faktin, se asimetria formohet në mitër në kushte të pafavorshme. Kjo ndikon, jo vetëm në dukurinë e trupit, gjë që shihet edhe në sistemin nervor. Defektet e tilla në sistemin nervor, sipas vlerësimit të shkencëtares, influencojnë aftësitë e njerëzve për të kontrolluar agresivitetin e tyre.

Zamira Greva vitrina.edu.al

Leave a comment

Filed under Science

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s