Stuart Chaifetz, prind, vendos përgjues tek i biri dhe inçizon abuzimin që i bëhej atij nga mësuesit.

s-STUART-CHAIFETZ-largeKur Stuart Chaifetz e dërgoi të birin 10 vjeçar në shkollën fillore të Nju Xhersit “Horace Man”, me një përgjues, nuk e dinte  se ç’do të zbulonte.
Gjesti  erdhi si reagim ndaj akuzave të shkollës ndaj djalit të tij Akian. Ata i thanë se ai kishte “shpërthime të dhunshme”, se ai kishte goditur mësuesen dhe ndihmësen e saj. Chaifetz deklaroi se këto ishin në kundërshtim me natyrën e butë dhe të dashur të të birit.
Akian, i cili është autik, u kthye në shtëpi me një kasetë e cila mban orë të tëra dëshmi të abuzimit verbal dhe emocional nga ana e mësueses dhe e ndihmëses, të cilat Chaifetz i identifikon si ‘Xhodi” dhe “Keli”.Inçizimet ai i ngarkon në youtube.
Inçizimi i datës 17 shkurt nis me mësuesen e Akianit dhe me ndihmësesn, që sipas regjistrave të publikuar online nga shkolla mund të jenë Xhodi Sgouros dhe Kelli Altenburg.
Të dyja këto kanë filluar një bisedë shumë të pahijshme, ato bëjnë shaka rreth jetës seksuale dhe me pirjen e shfrenuar , në sy të nxënësve të cilët janë të gjithë fëmijë me nevoja të veçanta. Sipas deklaratës së Chaifetz-it, ata kanë dhe probleme me të folurën, gjë që i pengon ata për t’u thënë prindërve se ç’ndodh.
“Nëse këta do ishin si të tjerët, këto nuk do t’ia hidhnin dot aq lehtë duke folur në këtë mënyrë.”- thotë Chaifetz-i në videon e tij.-Ato e dinin që askush nga fëmijët nuk do t’u thoshte prindërve se mësuesja ishte e dehur dhe po nxirrte zorrët aty.”
Ndërsa gjithçka inçizohej, sjellja e mësueses dhe e ndihmëses behet nga ‘e pahijshme’ në ‘mizore’.
” Me kë po flet? Me askushin?- i thotë Keli Akianit, i cili ndonjëherë flet me vete. – Mbylle!”
Sipas asaj çka është xhiruar, Akiani u mërzit dhe filloi të qante.
“Vazhdo, qaj dhe plas. Nuk do fitosh asgjë po se mbylle gojën!- degjohet mësuesja.-Qepe!”
Fëmija kalon në panik emocional, askush nga ato nuk e qetëson, përkundrazi, ndihmësja thotë më tërsëllimë ” Akian, je një bastard!” Capture
Chaifetz thotë se ndihmësja u pushua nga puna pasi ai paraqiti inçizimet e bëra në drejtorinë e shkollës. por mësuesja është ende aty, e punësuar në një klasë tjetër.
Zëdhënësja e shkollës refuzoi të prononcohej për mbajtjen në punë të mësueses, por i thotë The Huffington Post se incidenti është “një çështje personale që drejtoria e mori shumë seriozisht dhe e zgjidhi siç duhej.”

“është fyese që mësuesja e tim biri nuk është pushuar nga puna dhe vazhdon në po atë shkollë!- thotë Chaifetz në një email dërguar redaksisë së gazetës. – Unë nuk do lejoj që diçka e tillë të kalojë në heshtje.”
“Mëesusja tradhëtoi besimin e tim biri dhe i shkaktoi shumë vuajtje. Nëse ajo e ka mbajtur vendin e punës në bazë të ndonjë rregulli të sindikatës apo në bazë të ndonjë ligji, ateherë ky ligj apo ky rregull duhet të ndryshohen në mënyrë që ajo të mos ketë më mundësi të lëndoj një fëmijë, veçanërisht një fëmijë më probleme. Ajo duhet të pushohet menjëherë nga puna. Sikur të mos bëja asgjë, do të ishte njëlloj sikur t’a trajtoja djalin tim më keq nga sa ma kishin trajtuar ato.”- shton ai.
Peticioni online në change.org dhe një faqe në rrjetin social facebook që flet për këtë abuzim duke kërkuar pushimin e mësueses nga puna, ka tërhequr shumë vemendje.
Pervoja shqetësuese e Akianit nuk është një rast i veçuar.
” Jam habitur me letrat që kam marrë nga njerëz me nevoja të veçanta, të cilët janë abuzuar nga mësuesit kur kanë qënë në shkollë si dhe nga prindër të cilët kanë probleme si ky i imi.” -thotë Chaifetz për gazetën.- Këta prindër duan të marrin vesh ç’ndodh me fëmijët dhe kanë kërkuar ndihmë që t’i pajisin me përgjues.”


Aty përmendet edhe rasti i prindërve të një vajze në Ohajo të cilët e dërguan të bijën në shkollë me një regjistrues të fshehur pas ankesave të përsëritura të saj për abuzim nga mësuesit.
Zbulimi ishte shokues. Edukatorët në regjistrim e quanin fëmijën dembele, idiote dhe e detyronin të vraponte në një pistë për palestër, duke ia rritur shpejtësinë.
“Nuk do të bësh diçka për tërë atë bark që ke?- i thoshte mësuesi fëmijës Kelley Chaffins në atë regjistrim. – Duket qartë që sdo, seose të pëlqen më shumë të qëndrosh duke parë tv. pa bërë asgje!”
Vajza dhe babai i saj kanë dhënë intervista me lot në sy, ku tregojnë se sa shumë ka ndikuar në jetën e së bijës një përvojë e tillë.
“Ajo arriti deri në atë pikë ku nuk donte të shkonte më në shkollë.- thotë ai.- Vajza filloi të lëndonte veten në mënyrë që të mos rrinte ne shkollë , duhet të bënim diçka për këtë.”
Chaffins u detyrua të jepte dorëheqjen.
Edhe incidente te tjerë të abuzimit me nxënësit janë nxjerrë në pah nga kamerat e fshehta./graffox 2013

burimi: huffingtonpost.com

Leave a comment

Filed under News

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s