Genet janë shkak që disa njerëz përqëndrohen tek negativiteti.

 

closeup of sad teen boy with great hair by brick wall

Një studim nga shkencëtarët e Universitetit të British Columbia konstaton se disa njerëz janë gjenetikisht të prirur për të parë botën më ngjyra të errëta.
Studimi i publikuar në Psychological Science tregon se si se një gen i veçantë mund t’i bëj njerëzit të perceptojnë ngjarjet emocionuese -veçaërisht ato negative- shumë më gjallërisht se të tjerët.

genet

“Ky është studimi i parë që zbulon se ky variacion gjenetik mund të ndikoj dukshëm në atë se si njerezit e perceptojnë dhe e shohin botën- thotë Pr. Rebeka Tod e Departamentit të Psikologjisë në Universitetin e British Columbia.” Zbulimet tregojnë se njerëzit ndjejnë dhe shohin aspektet emocionale të botës kryesisht mes syzeve të ngjyrosura gjenetikisht dhe se variacionet biologjike në nivel gjenetik mund të luajnë një rol të rëndësishëm në perceptimet personale.”
Geni në fjalë është mungesa e variacionit të ADRA2b, i cili ndikon tek hormonet dhe në norepinerfhinën e neurotransmetuesit. Më parë është zbuluar sesi ai ndikon në formimin e kujtesës emocionale,ndërsa studimi i fundit tregon se mungesa e variantit të ADRA2b luan rol gjithashtu edhe në përceptimin e kohës reale.
200 pjesëmarrësve në studim u ishin treguar fjalë pozitive, negative dhe asnjëanëse më shpejtësi njëra pas tjetrës. Pjesëmarrësit me variantin e ADRA2b kishin më shumë gjasa se të tjerët për të kuptuar fjalët negative, ndërsa dy grupet i kuptuan njëlloj fjalët pozitive, më mirë se fjalët asnjanëse.
“Këta individë ka të ngjarë që të gjejëë fytyrat e vrenjtura apo të zemëruara në një turmë njerëzish.- thotë Todd. ” Ata mund të dallojnë rreziqet e mundshme, vendet ku ata mund të rrëzohen, gurë që mund të rrokullisen dhe të bien në vend të shijojnë bukurinë e natyrës.”


Zbulimet hodhën dritë të re mbi mënyrat në të cilën gjenetika, e nderthurur me faktorë të tjerë si edukimi, kultura dhe gjendja shpirtërore mund të ndikojnë në ndryshimet personale të perceptimit emocional dhe subjektivitetit njerëzor, thonë studiuesit.

Historiku
Kërkime të mëtejshme do bëhen për të hulumtuar këtë fenomen në grupe të ndryshme etnike. Besohet që më shumë se gjysma e rracës kaukaziane kanë variacion të genit ADRA2b, statistikat tregojnë që është më pak i përhapur tek etnitë e tjera.Për shembull, një studim i kohëve të fundit konstaton se vetëm 10 përqind e Ruandezëve ( Rëandans ) kanë variantin e genit ADRA2b.
Studimi u krye nga Pr. Rebeça Todd ( në proçes doktorature në Universitetin e Torontos) dhe nga Adam Anderson ( i Universitetit të Cornell-it. Mostrat e ADN dhe te genotipit janë siguruar nga Daniel Mueller ( Qendra e Torontos e Shendetit Mendor dhe Varësisë)

/graffox 2013

source: ubc.ca

Leave a comment

Filed under Psychology

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s