Debati bashkohor, rikonceptimi i lirise dhe kultures. Sa te lire jemi sot?

Nga Bledar Kryemadhi

Capture

Në këndvështrimin tim frankfurdistët si Adornoja, Horkheimer,  Marcuse  ndoshta edhe Fromi deri diku, kanë arritur të identifikojnë problemin më bazal që ka shoqëria post-moderne. Pra kemi të bëjmë pikërisht me konceptin e lirisë. Koncepti i lirisë sipas këtyre autorëve është uzurpuar nga shoqëria e bollëkut dhe ka humbur kuptimin primar për këtë koncept. Individët nuk arrijnë dot ta kuptojnë se kur janë të lirë dhe kur jo, individët mashtrohen thjeshtë kur shohin që kanë  lirinë institucionale dhe thjeshtë mendojnë që duke e marrë si shembull një liri të tillë ata nuk ndrydhen nga askush, por kjo është një problem i madh sepse pikërisht në këtë moment kur ne mendojmë se e kemi fituar lirinë, kjo liri e fituar na kthehet në shtypje, ndrydhje. Një shembull shumë i mirë në këtë drejtim është edhe fetishizmi. Ne na jepet figura e Monalizës si një bukuri e rrallë dhe ne fillojmë menjëherë e fetishizojmë një gjë të tillë, ndoshta nuk mund të na pëlqejë, por si ta bëjmë kur ju pëlqen të gjitheve dhe në këtë rast ne do të na quanin si idiotë dhe do të na thoshim shumë thjeshtë : Që ju nuk merrni vesh nga arti. Pra shohim me pak fjalë që arti është kthyer në biznes ose e thënë më fjalë të tjera kjo figurë është kthyer në një “mall” ku çdo njeri mund ta blejë, ku çdo njeri pretendon se është gjë shumë me vlerë e megjithatë nuk ja di aspak vlerën për aq kohë sa e ka materializuar. Gjithashtu frankfurtistët dhe në veçanti Adornoja arriti në kuadër të fetishizmit të na japë një togfjalësh bombastik “ideologjia e hobeve” Si mund ta kuptojme këtë? Për çfarë arsyje Adornoja bashkon një togfjalësh të tillë, ku ideologjia është një fushë skematike e ngurtë dhe hobi tregon lirinë, lirshmërinë e individit për të zgjedhur atë në cilën atij i përjeton kënaqësi, kjo na dërgon menjëherë tek mungesa e kohës së lirë dhe na dërgon gjithashtu në mënyrë deterministe në hynizimin, fetishistë të të ashtëquajturve VIPA. Pra e thënë me fjalë më të thjeshta individët kërkojnë të kenë të njëjtat hobe si disa njerëz të tjerë që i proklamon media dhe ju jep natyrë më shumë pushtet se çduhet dhe këtë e bënë vetëm e vetëm për të fituar sa më shumë dhe në këtë rastë individi kthehet në mjet dhe jo në qëllim, dhe për sa kohë vazhdon i tillë atëhere kemi të bëjmë me degradim të personaliteit të tij. Në këtë pikë shikojmë se individi ka humbur lirshmërinë e tij dhe individi nuk po mendon me kokën e tij, ai kërkon të ndjekë modën, thuajse në mënyrë të pavetëdijshme, ai kërkon ta kalojë kohën e lirë duke bërë palestër sepse ai ka dëgjuar në media se disa individë të ashtëquajtur VIPA e bëjnë një gjë të tillë, por si mund të japim një zgjidhje të tillë?Adornoja orvatet të na japë një zgjidhje duke na thënë se koha e lirë duhet të shihet si një vazhdim i kënaqësive të punës, por këtu duhet të kemi kujdes sepse në këtë rast edhe puna duhet të jetë e lirë që do të thotë se individi duhet të bëjë disa gjëra me kokën e tij në pune, të mos jetë mekanikë në  punë, por të krijojë diçka, ta orientojë punën drejt norratorizmit dhe në këtë mënyrë e shpëton monotoninë sepse në të kundërt edhe monotonia do të bëhet monotone dhe individi do të ishte thjeshtë një automat.Për fraknfurdistët kjo industri e jashtëzakonshme kulturore ka arritur të manipulojë masat në mënyrë permanente duke përdorur idenë e iluminizmit.Ne këtë e shikojmë mjaft mirë tek arti. Arti si një mënyrë krijimtarie, tmerrësisht transedente në konflik të vazhdueshëm me racion, ka arritur që të shprehi të gjitha ndjenat e njeriut, por në momentin që arriti u kthye në biznes të kësaj lloje krijimtarie i humbi identiteti dhe liria. Pra për sa kohë që biznesi e shikon artin si mjetin kryesor për të maksimizuar fitimet, arti kthehet thjesht në një mall çfarëdo. Në këtë stad kultura është monopolizuar dhe si të thuash nuk egziston më një diktat ose tirani ndaj trupit, por jemi kthyer në një tirani ndaj shpirtit. Pra sipas shprehje klasike “Ti duhet të mendosh si unë ose do të vdesësh”, kjo tregon tiraninë ndaj trupit, eleminimin, mosekzistencën, por sot është krejt e kundërta, pushteti thotë : Je i lirë të mos mendosh si unë ! Pra jeta, mirëqënia çdo gjë varet nga ti dhe për sa kohë na ndodh kështu atëherë kemi të bëjmë me një përjashtim, pra individi bëhët i panjohur dhe nëse bëhet i tillë individi mbetet pa mbështetje. Psh: artisti nuk mund ti shesi dot veprat e veta sepse mediat pra institucioni i kulturës e kritikon këtë artistë dhe i mbush mendjen masave që veprat e këtij artisti janë një hiç dhe menjëherë rrënimi vjen vetvetiu dhe artisti nuk ka çfarë të bëjë gjë tjetër, por vetëm ti fusë pikturat e tij në këtë institucion kulturor dhe ti kthejë pikturat e tij në “mall”. Ka plot raste ku intelektualë të caktuar kanë dalë haptazi kundër institucionalizimit të ideve të tyre. Psh: Sarteri nuk pranoj të merrte çminim Nobel sepse mendonte se më në fund do të institucionalizohej, por megjithatë Sarteri ishte në pozita mjaft komode dhe modeste për ta bërë një gjë të tillë. Marrim një shembull tjetër një nga kompozitorët më të mëdhenj të kohërave tona Enio Moricone kur shkon për të kërkuar punë në një shtëpi diskografike dhe me aftësinë e tij krijuese kërkon që ti bëjë gjërat sipas mënyrës së tij, e mbajtën në punë vetëm ditën e parë dhe më pas e larguan  për paaftësi. Çfarë tregon kjo? Kjo na tregon se shoqëria funksionon si një sistem dhe nëse e rrezikon këtë sistem ose nëse kërkon ta vësh në diskutim, atëherë thjesht përjashtohesh duke të vënë epitet si i paaftë, duke të rrënuar shpirtin duke mos të lënë që të shprehësh aftësitë, sigurisht që nuk bëhet fjalë për aftësi rracionale, por për aftësi ndjesore. Çuditërisht kemi plot raste ku një sërë veprash të mjaft autorëve të mëdhenj fillojnë dhe pëlqehen pas vdekjes. Kjo mund të ketë dy shpjegime. Ndoshta shpjegimi i parë është ai që na jep Henri Bergson, “Burimet e moralit dhe fesë” ku na tregon se individë të caktuar zgjedhin një arsyje mbi rracionale që sigurisht edhe njëherësh irracionale. Nga ky shpjegim i parë kuptojmë që këta autorë nuk mund të kuptohen në kohën e tyre për shkak se idetë e tyre janë avarguardiste, megjithatë ne mund ta besojmë këtë, por ka edhe nje shpjegim tjetër që është : përjashtimi i këtyre gjinive sepse reklama që mund ti bëhet është në diktatin e menaxherit dhe në këtë linjë menaxheri e përjashton një individë të tillë me idenë që kjo nuk vlen dhe ky menaxher që drejton këtë reklamë bën pjesë në institucionin e kulturës i përfaqësuar nga media, si i tillë ka një ndikim të madh tek njerëzit. Pra kemi të bëjmë me një makineri gjigante ekonomike që ka ndërhyrë në çdo intimitet të individit duke përfshirë edhe kohën e lirë. Kjo makineri i shetë individit filma, piktura, letërsi dhe e bën atë që të ndiejë varësi dhe në këtë pikë ai nuk mund ta shijojë kohën e lirë. Po marrim një shembull nga realiteti shqiptar. Mediat tek ne i propozon individëve dhe i ofron televonela për të kaluar kohën e lirë. Gjatë shikimit të këtyre telenovelave njerëzit krijojnë varësi dhe përfshihen emocionalisht në to. Telenovela nuk bën gjë tjetër veçse i bën një shpalarje trurit të individit ku dihet se si do të fillojë, si do të përfundojë, dihet subjekti, pra me pak fjalë dihet çdo gjë dhe e bënë individin që ta shikojë këtë produktë duke i shfaqur reklama kohë pas kohe e tërheq individin në një varësi të plotë para ekranit dhe rrjedhimishtë i ka rrëmbyer atij kohën e lirë. Frankfurtistët kërkojnë të na tregojnë edhe liritë që i ofron shoqëria perendimore mirëqënies. Shoqëria perendimore ka arritur që ti fitojë liritë, por problemi më i madh është se këto liri të fituara kthehen në liri shtypëse ashtu siç mendonte edhe Marcuseja. Pra njerëzit mendojnë se janë të lirë për shkak se liritë e institucioneve janë të garantuara. Pra po të shikojmë ne kemi mundësi të zgjedhim një makinë, një celular, llojin e celularit. një pastë etj, por ai nuk ka liri për të zgjedhur sesi ta bëjë punën më interesante, sesi të mendoj ndryshe në një vend pune, të kërkojë me shumë kohë të lirë, më shumë liri, pra individët i nënshtrohen thjesht blerjes dhe shitjes dhe është pikërisht ky konsum që e bën njeriun të njëtrajtëshëm ose e thënë në terma Markusiane e bën e atë një dimensional.

burimi: newnews.com – vitrina.edu.al

Leave a comment

Filed under Sociology

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s