Gazetës së krishterë i ndalohet përdorimi i fjalës “Allah”

Muslim demonstrators chant slogans outside Malaysia's Court of Appeal in Putrajaya

Gjykata në Malajzi vendosi që përdorimi i termit nga të krishterët apo nga ndonjë besim tjetër mund të shkaktonte çoroditje dhe mund të merrej si përpjekje për të konvertuar muslimanët.
Vendimi përmbysi një vendim të mëparshëm, të dhënë 4 vjet më parë kur një gazetë katolike vendase donte të përdorte fjalën “Allah” në të përjavshmen e saj në gjuhën malajziane.
60 % e vendit me një popullsi 28 milionshe është muslimane.
Gazeta e krishterë “Herald” që ishte urdhëruar të mos përdorte atë fjalë që në 2009, kishte një konflikt të hapur me qeverinë.
Gazeta e apeloi vendimin dhe kërkesa e saj u hodh poshtë, duke shkaktuar protesta të dhunshme në vend, shumë nga revoltat ndodhën në vendet e adhurimit.
Vendimi i sotëm është përshkruar nga gazetat e minoriteteve të krishtera, budiste dhe hindu si një “shkelje” e të drejtës së tyre kushtetuese për lirinë e besimit.
Ata thonë se “Allah” është përdorur prej një kohe të gjatë në shkrime dhe në këngët e krishtera, duke qënë se është një term për Zotin që shumë njerëz, pavarsisht nga besimi e përdorin në gjuhën malaj për t’iu referuar zotit të tyre.
Gjykatësi Mohamed Apandi Ali tha se përdorimi i “Allah” nuk ishte një pjesë përbërëse e besimit dhe e praktikës së krishterë.”
Gjykatësi Ali hedh poshtë pretendimet se ky vendim është një ‘shkelje’ e ndonjë të drejte. Ai shton: “Nuk ka asnjë arsye që ata ( Gazeta Katolike) të ngulmojnë të përdorin fjalën “Allah” në të përjavshmen e tyre. Përdorimi i “Allah”, nëse ne e lejojmë, do të shkaktojë pashmangshmërisht konfuzion brenda komunitetit.”
Gazeta ka ndërmend të apeloj këtë vendim në Gjykatën e Lartë të vendit.

Malaysia Allah Disputehttp://www.graffox.com

 

Leave a comment

Filed under News

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s