Divorci

divorceDivorci perfaqeson nje te drejte te njeriut. Ai eshte shprehje e lirise se individit per te dashuruar dhe per te zgjedhur. E drejta e barabarte juridike – civile midis burrit dhe gruas per prishjen e marteses triumfoi mbi te drejten e njeanshme. Vendosja e te drejtes se divorcit eshte shprehje e qyteterimit te sotem dhe njeheresh mund te konsiderohet si nje fitore e madhe boterore. Megjithate divorci ne vetvete perfaqeson nje problem social. Mund te duket ne fakt disi paradokse qe nje e drejte te quhet si problem , kur dihet qe problemet sociale kane te bejne me sjelljet devijimet. Divorci megjithate eshte nje problem social perderisa per te flitet , shkruhet me shqetesim derisa ai shkakton probleme sociale derisa shumica e njerezve e cilesojne ate si nje te tille. Nga pikpamja juridike mund te mos pranohet qe divorci te klasifikohet midis problemeve sociale derisa ai perfaqeson nje te drejte. Ne shumicen e rasteve divorci lidhet me shkaqe te cilat ne te vertete perfaqesojne probleme sociale si: martesat e palumtura, dhune seksuale, dhune psikologjike, krimi etj. Divorci fiton gjithashtu statusin e te qenit nje problem social nisur nga problemet sociale qe ai sjell ne nje pjese apo ndoshta ne shumicen e rasteve. Problem shqetesues mbetet ai i femijeve te te divorcuareve, te cilet kundrejt femijeve te familjeve te tjera bejne nje jete me te stresuar. Traumatizimi psikik i tyre shkon si rregull ne perpjestim te drejte me shkallen e konflikteve te prinderve gjate procesit te divorcimit. Ne analize te fundit pavarsisht ngjyrimeve individuale divorci perfaqeson nje problem social per nga permasat, social per nga origjina dhe shkaqet sociale per nga pasojat qe shkakton ai te pakten sot per sot.

 

Divorci ndodh vetem atje dhe atehere kur ekziston martesa. Sot ne bote numri i divorceve pergjithesisht eshte rritur. Por c’tregon kjo rritje? Divorci eshte sidoqofte e kunderta e marteses, pra zgjedhja e saj. “lidhja dhe zgjidhja e marteses rregullohet me ligj’. Ketej buron statusi juridik i divorcit. Por ne rastin e divorcit aspekti ligjor eshte me i theksuar se ne martese. Kjo sepse cdo individ mund te lidhet ne martese me nje individ te seksit tjeter  me vullnetin e tij te lire brenda kornizave te ligjit. Vendimi per lidhje ne martese deklarohet para organeve shteterore. Kjo perfaqeson thjesht nje shpallje zyrtare te vullnetit per tu martuar. Mjafton vetem qe individet qe martohen te kene arritur moshen e marteses sic parashikon ligji dhe te mos kene lidhje gjaku me njeri-tjetrin etj. Sipas legjislacionit tone martesa mund te zgjidhet vetem me vendimin e gjykates. Madje ligjvenesi yne ka pranuar kurdohere vetem rruge gjjyqesore institucionale jokontaktore te marteses. Shkurorezimi njihet e rregullohet me ligj thuajse ne te gjithe boten. Por praktikat e zgjidhjes se marteses ndryshojne nga nje vend ne nje tjeter.

Nga sa mund te gjykojme na duket se legjislacioni i sotem i familjes eshte ne parametra normale.  Nga ane tjeter ne nuk shohim ndonje liberalizim te plote te se drejtes per shkurorezim cka do te demtonte qendrueshmerine e marrdhenieve martesore ne familje. Pra eshte i pamundur divorci arbitrar jashte kontrollit shoqeror. Pavaresisht nga statistikat e ketij dhjetevjecari te paskomunizmit duket se edhe ne Shqiperi divorcet kane pasur prirje per rritje. Per shembull ne pa dashur te profetizojme, mund te parashikojme se divorcet ne te ardhmen do te rriten. Ne kete parashikim kemi parasysh pervojen e vendeve te tjera, sikurse edhe rrethanat specifike te Shqiperise. Ne rritjen e tyre duket se do te ndiklojne nje sere faktoresh qe kane te bejne me ndryshime te thella sociale. Por rritja e divorcit ka shtuar per diskutim te ardhmen e marteses ne familje. Nuk dyshim se edhe brenda shoqerise shqiptare organizimi i familjes do te pesoje shume ndryshime. Por familja do te vazhdoje te mbetet celula baze e shoqerise, me nje numer karakteristikash te pergjithshme qe shquajne ate. Ajo do te vazhdoje te karakterizohet nga monogamia. Lidhja monogame ehste sanksionuar ne legjislacione te te gjitha vendeve. Por duke marre parasysh shkallen e larte te divorcit disa studiues ka shprehur mendimin se ky model i marteses mund te quhet monogami seriale. Sot konstatohet prirja qe divorci te ndiqet ne menyre gjithnje e masive nga rimartesa. Rimartesa nga ana e saj eshte prova me e mire e epersise se familjed dhe vete marteses perkundrejt alternativave te tyre. Sa me e paqendrueshme te jete nje popullsi aq me teper rriten premisat e rritjes se ritmeve te divorcit midis individeve perberes te saj. Ndersa ne nje popullsi qe ndryshon sa me e rregullt te jete levizja e saj aq me pak divorce mund te kete. Rritjet e divorcit shkojne gjithashtu ne perpjestim me rritjen e vorbullen e urbanizimit, nivelin e spontaliteti te tij. Pra, rritjet e larta te levizjes gjeografike tentojne zvogelimin e lidhjeve shoqerore, krijojne anormalitet dhe ndikojne ne menyre perkeqesuese mbi normat e sjelljes. Mjaft autore e kane trajtuar divorcin dhe problemet qe krijon ai edhe ne raport me integrimin e komuniteti fetar me shkallen e besimit shpeshtesine e pjesemarrjes ne ceremoni e rite fetare apo me frekuentimin e institucioneve me efekte emocionale e psikologjike. Studimet jane perqendruar edhe ne tregues te tjere qe ndikojne mbi divorcin sic jane: niveli i liberalizimit te shoqerise, tipi dhe mosha e marteses numri i femijeve e deri tek shpeshtesia e shtatzanise, nivelit te punesimit te burrave e grave, te ardhurat mesatare te familjeve dhe diferenca e te ardhurave midis partnereve te lidhur ne martese, alternativat e marteses, simptomat e depresionit, shkalla e pranueshmerise se divorcit nga prinderit e komunitetit me i gjere, niveli i arsimimit  e diferenca e arsimimit midis burrit e gruas menyrat e jeteses para e gjate marteses etj.

 

Roli i punonjesit social/psikologut

 

Punonjesi social/psikologu luan nje rol te redesishem ne zbutjen apo eliminim e problemin me te cilat ndeshen individet me jeten pas divorcit. Ai vepron ne kuadrin e agjencive publike apo private. Nje nder rolet me te rendesishem te tij eshte ai keshillues. Ne mjaft raste punonjesi social ne punen e tij me individ qoft ne grup apo ne menyre individuale e ndimon ate qe te perballojne ne menyre sa me efektive veshtiresite qe dalin para ne jeten e tyre pas divorcit. Keshillimi eshte nje sherbim qe ndahet ne disa nivele:

– Keshillim martesor. Ky lloj keshillimi ka ne qender mardhenit burre–grua. Çiftet e ndara bisedojne me punonjesit social dhe kerkojne ndihme prej tij per t’u riorientuar ne lidhje te tjera me kuptimplote.

-Keshillimi i Familjes. Ky perfshin sitemin burre-grua-femije. Familjet shpesh kerkojne ndihme tek punonjesit social per nje komunikim sa me efektiv me femijet e tyre pas divorcit. Punonjesi social perdor nje sere metodash ku perfshihen: teoria e rolit, analiza transaksionale, terapia geshtaldiste, teoria sistemore e familjes, modifikimi i sjelljes, metoda psikoanalitike, etj.

– Nje rol tjeter i punonjesit social/psikologut  eshte dhe advokacia. Ketu ai perfaqeson te drejtat e te gjithe individeve te perfshire ne lidhje ne jeten tyre pas divorcit. Menyra e ndarjes se pasuris ndermjet dy ish-bashkeshorteve, e drejta per t’u kujdesur per femijet etj. Nje rol tjeter i punonjesit social eshte ai mbeshtetes ndaj individeve te divorcuar. Ai mbeshtet ish-bashkeshortet per te vlersuar nevojat e gjithesecilit, te respektojne deshirat dhe lirite personale te çdo anetari.

source: vitrina.edu.al  D. Spahiu

Leave a comment

Filed under Sociology

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s