Burri nga Teksas sajoi rrëmbimin e tij që të pinte me miqtë gjithë natën. Arrestohet.

andaverdeBurri quhet Rogelio Adnaverde, ai “rregulloi” që dy burra me maska t’a rrembenin nga shtëpia në Edinburbg, Teksas. Gruaja e tij, e tmerruar pa se si atij iu drejtua një armë në kokë dhe se si u mor me makinë.
Ajo i telefonoi policisë të cilët u vunë në kërkim të 34 vjeçarit.
Gruaja e tij kaloi më shumë se 5 orë duke iu përgjigjur pyetje të policëve ndërsa ata kërkonin viktimën e rrëmbimit.
Burri u kthye në shtëpi në mëngjesin e së nesërmes, ai  tha që pengmarrësit e lanë të shkonte.
Policia dyshoi për vërtetësinë e kësaj historie, burri më vonë pranoi se ai e kishte sajuar gjithçka sepse donte të dilte të pinte me shokët pa gruan. Dy miqtë e tij u shtirën si pengmarrës, duke fshehur fytyrën me maska, për të mos u njohur. Sherifi Trevino thotë se  rrëmbimi u mor shunë seriozisht. Njerezit nuk mund të shfaqen dhe  të rrëmbejnë dikë ashtu në shtëpi, pa asnjë shkak.Ai thotë se Andaverde rrëfeu se donte të shkonte të “bënte qejf” me shokët, ndaj dhe ideo këtë plan.
Nuk mendoj se e shoqja e vlerësoi që u mbajt zgjuar deri në 4 apo 5 të mëngjesit, duke u pyetur nga policët ndërsa i shoqi ishte atje jashtë, duke bërë zoti e di çfarë dhe me kë. Ai ka shumë përgjigje për të dhënë.”
Andaverde u arrestua për “denoncim fals” në polici. Ai ula i lirë pasi pagoi një garanci prej 5 mijë dollarësh./graffox

Leave a comment

Filed under News

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s