Burgu i San Antonios, Parajsa mbi tokë në Venezuelë

Capture7Burgu i San Antonios në Ishullin Margarita duket si çdo burg tjetër në Venezeuelë,por sapo hyn atje, duket me shumë si një klub playboy në Las Vegas se sa një burg. Atje mbahen mbi më shumë se 2000 të burgosur, shumica prej tyre pasi janë kapur duke tregtuar drogë.
Ishulli Margarita është pika nismëtare nga ku tregtohet droga për në Shtetet e Bashkuara, Meksike dhe në ishujt përreth. Njerëzit që arrestohen këtu, zakonisht çohen menjëherë në San Antonio.
Megjithëse blloqet e qelive janë veçmas për gra dhe burra, ata takohen në ambientet e burgut. Gra me rroba banjo shtrihen pranë pishinave. Të burgosurit tymosin hashash dhe kudo degjohet muzike reggae. Atje madje ka dhe një arenë për ndeshje gjelash ku të burgosurit mund të vënë baste.
Të burgosurit e pasur mund të marrin ç’të duan për qelitë e tyre, disa kanë tv satelitor apo ajër të kondicionuar. Burgu ka gjithsej 4 pishina. Ai që ka kontrollin aty brenda është Teofilo Rodriguez, një trafikant droge, i dënuar, që ka më shumë autoritet se rojet e burgut.
Ndonëse zotërimi i armëve në këtë burg është normal, disa nga të burgosurit këmbëngulin se rreziku që të qëllohesh është më i madh jashtë.
Rojet e San Antonios mbledhin super kur pyeten për këtë situatë të veçantë aty në burg. Ata thonë se është zakonisht shumë më qetë dhe më i sigurtë se shumë vende të tjera.tcaSistemi i burgut ne Venezuelë ka shumë probleme. Të burgosurit shpesh kanë liri të tepruar në qeli.Atyre u lejohen laptopët, celularët dhe krimi i organizuar, vrasin dhe trafikojnë drogë që nga burgu. Autoritetet thonë se kjo gjë ndodh për shkak të mbingarkesës, nuk ka roje sa duhen dhe shumë prej tyre janë të korruptuar dhe pranojnë rryshfete nga të burgosurit.
Megjithëse Margarita është një vend i qetë, krimi në burgjet këtu është shumë i lartë. Në 2010 në burgjet e Venezuelës u vranë gjithësej 476 të burgosur, apo 1 % e popullsisë së burgjeve./graffox

 

Leave a comment

Filed under Curiosities

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s