Presidenti Nishani dekoron Tafil Buzin me titullin “Nderi i Kombit”

1Tepelenë, 13 tetor 2013/graffox.com – Presidenti Bujar Nishani nderoi me titullin “Nderi i Kombit ” heroin Tafil Buzi në fshatin Buz të Tepelenës.
Në këtë festë , kreu i shtetit i akordoi Tafil Buzit dekoratën “Nderi i Kombit” me motivacionin “Për kontribut të shquar atdhetar, si një nga drejtuesit kryesorë të kryengritjeve antiosmane në Shqipërinë e jugut në vitet 1828-1847”.
Duke iu referuar edhe vlerësimeve te Fan S.Nolit që patriotizmin shqiptar e gjen tek lufta dhe vepra e Tafil Buzit, Zenel Gjolekës dhe Rrapo Hekalit, presidenti Nishani u shpreh se:”Me ketë nderim që ne po i bëjmë sot së bashku, duke i dhënë titullin “Nderi i Kombit” Tafil Buzit, ne e vendosim më në fund këtë figurë të vyer të trimërisë dhe mençurisë sonë në piedestalin e duhur që i takon, jo vetëm si një prijës i kryengritjeve më të para mbarëshqiptare, por dhe si një pararendës të madh të vetëdijes sonë kombëtare.”2
Nishani veçoi në fjalën e tij vlerësimin për vizionin largpamës të Tafil Buzit kur përkrahu nismën luftarake për kryengritje të përgjithshme të përfaqësuesve të shtatë krahinave të jugut, të lidhur në një besëlidhje politike në Berat. 4
Presidenti Nishani mori falenderime të veçanta për nderimin e figurës së Tafil Buzit nga kryetari i komunës, Bujar Skëndo dhe nga kreu i shoqatës “Tafil Buzi” Eqerem Osmani e më pas, së bashku me deputetët dhe autoritetet vendore të Tepelenës dhe qarkut Gjirokastër, ndoqi festimet e organizuara me këtë rast./
©Graffox

Leave a comment

Filed under Culture

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s