Motrat siameze Abi dhe Britani Hensel

 

Motrat siameze Abi dhe Britani kanë patur një jetë të vështirë. Sapo lindën, doktorët thane se ato nuk do të jetonin gjatë. Por pohimet e doktorëve rezultuan të gabuara pasi binjaket kanë mbushur plot 23 vjet. Këto zonjushëza do të marrin pjesë në një shfaqje me titull :Abi dhe Britani” dhe atje do te thuhet gjithçka rreth jetës së tyre. Abi and Brit kanë lindur më 7 mars 1990 në Minesota të Shteteve të Bashkuara. Të gjitha organet e tyre nga mesi e poshtë janë të përbashkëta, organet riprodhuese, të brendshmet dhe fshikëza e urinës, megjithatë binjaket nuk ndjejnë ndonjë gjë nga njëra tjetra në pjesë të tjera të trupit, dmth që Abi nuk ndjen asgjë nga ana e saj e majtë dhe nga binjakja e saj në të majtë. TWO-HEADS
Ato kanë ndjekur një shkollë kishtare. Ato u bënë të njohura për të tjerët pasi u shfaqën ne Oprah Uinfrej Shou dhe në kopertinën e revistës LIFE. Pas kësaj ato vijuan të jetonin si zakonisht me familjen, deri kur mbushën 16 vjeç. Në këtë vit të ditëlindjes, vajzat u xhiruan për një dokumentar për TLC. Majk dhe Pati i kanë nxitur gjithmonë vajzat që të ruajnë individualitetin e tyre dhe i kanë mbajtur përherë larg medias për gjithë këtë kohë. Vajzat kane interesa dhe pëlqime të ndryshme, nevoja të ndryshme për të fjetur dhe për të ngrënë, e megjithatë ato bashkëveprojnë shumë mirë me njëra tjetrën në një trup të vetëm. Të gjitha veshjet e tyre janë bërë me porosi, me dy qafë, këmbët me ngjyra të ndryshme për secilën këmbë dhe ngjyra të ndryshme për këpucët, gjë që tregon se të dyja vajzat kanë dhe shije të ndryshme. Conjoined-Twins-2
Vajzat grinden rralë dhe kanë mbështetur përherë njëra tjetrën në kohë të vështira. Ato hanë bashkë, por në pjata të veçanta, njëra mban pirunin e tjetra thikën dhe ushqejnë njëra tjetrën. Abigail është pak më kokëfortë, ajo e ka ndihmuar përherë Britaninë, edhe pse ka kaluar pneumininë, dy herë. Ato konsiderohen si binjaket më të rralla me dicephalus ( dykokëshe) që kanë mbijetuar fëmijërinë. Statistikisht, në 40 mijë lindje të atilla vetëm një cift binjakësh jeton për më shumë se një vit. Binjaket Hensel janë si rezultat i një veze të fekonduar e cila nuk mundi të ndahej në brendësi të fetusit. Ato kanë 2 shtylla kurrizore të ngjitura tek legeni me 4 mushkëri, 2 zemra, 2 esofagë, 3 veshkë, një kafaz kraharori, një mëlçi dhe ndajnë pjesërisht të njëjtin sistem nervor dhe atë të qarkullimit të gjakut.
Brit nuk ndjen asgjë në anën e saj të djathtë, por megjithatë ato kryejnë aktivitetë të bashkërenduara me njëra tjetrën, si psh i bien pianos të dyja bashkë, i japin biçikletës, notojnë etj. Në momentin e lindjes ato kishin 3 krahë, por iu nënshtruan një operacioni dhe e hoqën njërin krah. Megjithë që kanë kaluar në shumë operacione, ato gëzojnë shëndet të mirë.
2-heads-one-body-girlsAto e kanë marrë patentën të dyja në një ditë. Ato të dyja e ngasin shumë mirë makinën, secila më njërën dorë në timon. Nëna e tyre shpesh pyet se nëse ato do ndaloheshin ndonjeherë për ngarje makine me shpejtësi, cila do e paguante gjobën. Ato nuk kanë dashur asnjëherë të ndahen nga njëra tjetra, me përjashtim të asaj here në fëmijëri kur Britani u sëmur me pneumoni. Ajo ishte e detyruar të qëndrontë në shtrat tërë ditën dhe Abi u mërzit shumë duke qëndruar e shtrirë dhe tha se ajo donte të shkëputej nga Britani. Brit qau shumë dhe Abi i premtoi se nuk do të ndaheshin asnjëherë. Njerëzit megjithatë kanë lloj lloj pyetjesh, si psh: çdo të ndodhë nëse njëra nga ato bie në dashuri më nje njeri të cilin tjetra e urren? A do të kenë fëmije meqënëse ato kanë të njëjtin sistem riprodhues? Megjithë këto gjëra në mendje, Majku ende beson që vajza e tij do të martohet në të ardhmen. TWO-HEADS-2
As Majku dhe as Pati nuk kanë menduar t’i ndajnë ato nga njëra tjetra. Ata megjithatë janë shumë të frikësuar për faktin se çdo të ndodhë atë ditë kur njëra nga ato mund të vdesë apo të pësojë diçka që do e lë të paaftë të lëvizë për gjithë jetën. Ata përherë i kanë mësuar vajzat të ruajnë individualitetin e tyre. Majk dhe Pati përherë blejnë dy bileta për kinema, vakte të veçanta, dy torta për ditëlindje për binjaket. Ata gjithashtu sigurohen që të qortojnë vajzën e duhur në rast se ato bëjnë ndonjë gabim.

Leave a comment

Filed under Culture

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s