Hackerat pedofilë po ‘regjistrojnë’ fshehurazi viktimat në dhomat e tyre të gjumit dhe po përdorin foto për t’u bërë shantazh

hacker 1

Pedofilët po detyrojnë fëmijët për të kryer akte seksuale duke i filmuar fshehurazi dhe duke i kërcënuar se do i hedhin këto pamje online nëse ata nuk marrin pjesë në lojrat e seksit deklaron një fondacion.

Abuzuesit po përdorin site si Facebook, Skype dhe Chatroulette për të gjetur të rinj.Ata përdorin viruse kompjuterikë të cilët hyjnë në kompjuterin e viktimës dhe mundësojën ndezjen e kamerave të kompjuterave në dhomat e gjumit dhe fillojnë dhe regjistrojnë.
Një shoqatë ka deklaruar se ky lloj krimi po denoncohet përherë e më shpesh tek ta, ndërsa kompjuterët me kamera të instaluar janë një pajisje e zakonshme nëpër shtëpi.
Shoqata që lufton fyerjet dhe ngacmimin onlinë, Fondacioni The Cybersmile thotë se hackerat përgjojnë viktimat duke përdorur motorë të veçantë kërkimi.
Sapo një fëmije identifikohet, hackeri përdor viruse kompjuterikë të njohur si trojanë të cilët instalohen dhe u krijojnë piratëve mundësi përdorimi të kompjuterave të të tjerëve.
Sapo vendoset lidhja, hackeri ndez kameran dhe fillon regjistron viktimën.
E vetmja mënyrë për viktimën të dijë që po regjistrohet është drita e ndezur e kameras.
Scott Freeman, themeluesi i Cybersmile- ( Buzëqeshjes kibernitike) thotë se kjo çështje është një nga gjërat më të frikshme që ai ka parë.
Ai thotë se shantazuesi ka materialin, viktima duke u veshur, duke u zhveshur apo çfarëdoqoftë. Ata u kërkojnë të bëjnë më shumë, të kryejnë akte seksuale.” Ai thotë se i ka kërkuar të bijës të mbulojë objektivin e kameras me një plastikë, kaq frikësuese ështe e gjithë kjo.
Fondacioni konfirmon se ata kanë patur 5 denoncime të këtij lloj shantazhi në 3 muajt e fundit. Z.Freeman thekson se ” Nëse ne kemi patur denoncime të atilla, atëherë numri i njerëzve që po e vuajnë diçka të tillë është shumë më i lartë.”
Këtë vit një hacker në Shtetet e Bashkuara u arrestua pasi kishte mundur të ndizte kameran e “Miss Adoleshenca ” dhe ta fotografonte të zhveshur.
Eksperti për sigurinë e internetit Charles Conëay i tha The Daily Telegraph” : Përdoruesit ndillen të shkarkojnë një virus i cili mund të jetë në një program të thjeshtë, psh një dizajn për ekranin e kompjuterit apo ndoshta i vendosur në një këngë hit apo në një film. ”
Ai tha se hakerat kanë ndezur kamera në dhoma gjumi të fëmijëve, në kopshte fëmijësh, në dhoma ndenjeje dhe nëpër restorante dhe eshte raportuar se ata kanë mundur të kontrollojnë kamerat dhe të fotografojnë nga këto kamera duke i përdorur në distancë.
Ai shton se ” Prindërit nuk do t’a lejonin kurrë një të huaj të fotografonte fëmijen e tyre në një park apo në një pishinë, por nëse ata nuk marrin masat e duhura, të huajt do të mund të fotografonin fëmijët e tyre në dhomë gjumi”

/ ©Graffox

Leave a comment

Filed under News

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s