Ronaldo shpëton shqiptarin nga burgosja (Video)

trrrQuajeni Ronaldo shpëtimtari, tanimë jo i Realit e as i Portugalisë pasi nuk bëhet fjalë për fushën e blertë por për aspektin njerëzor. Me sa duket ylli i Los Blankos ja ka dalë të bindë me letrën e tij të pak ditëve më parë prokurorin e Floridas duke e shpëtuar shqiptarin Ronald Gjoka nga burgu. Tashmë 20 vjeçari i cili në finalen e turneut “Guinnes Cup” u fut në fushë duke përqafuar Ronaldon e madje dhe duke biseduar për pak momente me të, nuk rrezikon më që të shkojë pas hekurave.

Prokurori i Floridas e ka ndryshuar akuzën ndaj tij nga “prishje e rendit publik”, që mund ta çonte në burg në “dhunim prone”. Me sa duket i bindur nga letra që i kishte dërguar Ronaldo ku i kërkonte prokurorit që ta falte tifozin shqiptar që kishte pushtuar fushën për ta përqafuar.

Për kronologjinë e plotë të ngjarjes duhet të kthehemi pas në 8 Gushtin e kaluar, kur Ronald Gjoka, student 20 vjeçar me pasaportë kanadeze dhe shqiptare që kishte shkuar në SHBA për të frekuentuar “Beach University” të Miami-t, hyri në fushë gjatë miqësores me Chelsea dhe Realit, u drejtua nga portugezi, e përqafoi duke i folur edhe diçka në vesh. Gjesti i kushtoi një natë në burg dhe hapjen e një procesi i akuzuar nga prokurori i Floridas për prishje të rendit publik. Në letrën e tij Ronaldo i kërkoi prokurorit të ndryshonte ide duke i shkruajtur.

“ Quhem Cristiano Ronaldo dhe luaj me Realin e Madridit, skuadër me të cilën po luaja në Miami, kur një tifoz, një student universitar pushtoi fushën. U përqafuam, folëm, pastaj erdhën personat e sigurisë që e morrën me vete. Nuk ishte as i dhunshëm dhe as agresiv. Kurrë… Nuk bëri madje as rezistencë kur e morën. E kuptoj që ka gabuar, por është vetëm një 20 vjeçar i rritur pa baba, dhe vetëm me nënën. Po studion në një kolegj prestigjioz të Floridas, por druaj se do të ketë probleme serioze me departamentin e emigracionit, nëse akuzat ndaj tij nuk tërhiqen, ndaj ju lutem me respekt për të rimarrë në konsideratë ngjarjen. Nuk dua që djali të rrezikojë akuza penale për faj të një gjesti naiv. Cristiano Ronaldo”.

Me sa duket fjalët e Ronaldos kanë bërë efekt. Prokurori e ripa qëndrimin e tij dhe Ronald Gjoka tani akuzohet vetëm për dhunim prone, që gjithsesi mund t’i kushtojë të riut shqiptar kartën e studentit ndërkombëtar, dhe fundin e aventurës së tij në Universitetin e Miami-t. Për sa i përket Ronaldos, pas këtij gjesti, imazhi një djaloshi sipërfaqësor, gjithë para e sukses, merr një ridimensionim të ndjeshëm. Tani mund ta quani Ronaldo shpëtimtari!

Leave a comment

Filed under Sport

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s