Babai indian vret djalin 8 muajsh me sopatë për të zbutur perëndeshën hindu të shkatërrimit

indiaNjë baba i çmendur flijon djalin e tij 8 muajsh per perëndinë e shkaterrimit.
Raxhkumar Khaurasia i tha policëve se e vrau të birin sepse “ishte urdhëruar nga Perëndesha Kali”
Khaurasia tha se ai e lau të birin dhe e mori të lutej në tempullin dedikuar Kalit, e njohur gjithashtu si Durga. Më pas u kthye ne shtëpi dhe e vrau me sopatë përpara një idhulli  të perëndeshës që ai kishte vendosur në një tempull që kishte ndërtuar në shteëpinë e tij në fshatin Narain Purva./graffox
Gruaja e tij ka parë se si ai e ka goditur të birin 2 here me sopatë në qafë. Khaurasia u mundua të arratisej por është kapur nga bashkëfshatarët të cilët e kanë dorëzuar në polici.
Burimet e policisë thanë se ai kishte planifikuar për ta vrarë të birin që sapo lindi. “Ai mendonte se sakrifikimi i të birit do t’i sillte lumturi çifteve pa fëmijë që vizitonin tempullin e Perëndeshës Kali”
Khaurasia u akuzua për vrasjen e të birit dhe është dërguar për ekzaminim të gjendjes mendore.
Zëdhënësi i policisë tha se ai nuk tregoi shenja pendimi. Edhe pse jo shpesh, sakrifime njerëzish ndodhin në disa zona të Indisë, në fise të cilët vazhdojnë të këshillohen me mjekë popullorë apo magjistarë.
Kali, që njhet dhe si Durga. është perëndesha indiane e vdekjes dhe e shkatërrimit. Ajo është e lidhur me kohën dhe ndryshimin dhe ndonjëherë nderohet dhe si shkatërruese e forcave të së keqes./graffox

Leave a comment

Filed under News

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s