Zbulim i rëndësishëm për kurimin e Alzheimerit: Shkencëtarët britanikë mundësojnë një pilulë të thjshtë për t’a kuruar sëmundjen.

CaptureEshtë konsideruar si një “kthesë” historike, shkencëtarët anglezë zbulojnë si të ndalin vdekjen e qelizave të trurit, duke hapur kështu një shteg të ri për kurimet e së ardhmes me medikament. Për herë të parë është përdorur me sukses një preparat i cili ndali vdekjen e qelizave të trurit tek minjtë.
Edhe pse e ardhmja për një pilulë për kurimin e Alzheimerit mbetet ende e largët, studimi britanik të cilit po i referohemi ofron një shteg të ri të rëndësishëm për kurimin me ilaçe.
Preparati punon duke bllokuar një sinjal defektoz në trurin e prekur nga sëmundjet neurodegenerative, swmundje tw cilat  ndalin  prodhimin e proteinave bazë, gjë që çon në lënien e qelizave trunore të pambrojtura dhe rrjedhimisht në vdekjen e tyre.
Eshtë testuar tek minjtë me sëmundje e prionit- modeli më i mirë i mundshëm nga kafshët për çrregullimet neurodegenerative tek njerëzit- por shkencëtarët thonë se kanë besim se do të mund të zbatohet dhe tek truri njerëzor,  me  sëmundje të trurit të tilla si Alzheimeri apo Parkinsoni.
Studimi i botuar në revistën “Science Translational Medicine” është kryer në Këshillin Mjekësor të Kërkimeve dhe Studimeve, në Laboratorin e Toksikologjisë të Universitetit të Leicesterit.
është me të vertetë një hap shumë i rëndeësishëm përpara, thotë udhëheqesja e  ekipit të shkencëtarëve Pr. Xhovana Maluçi për The Independent. – Eshtë hera e parë që një substancë e provuar tek minjtë parandalon një sëmundje të trurit. Eshtë hera e parë që ndodh një gje e tillë, që një substancë që merret nga goja, shkon në tru dhe e parandalon sëmundjen. Ne mund të përparojmë dhe të mund të zhvillojme deri dhe tek molekulat e shwndetshme, unë nuk shoh arsye pse parandalimi i këtij proçesi duhet të mbetet vetëm tek minjtë. Mendoj se do e studiojmë këtë dhe tek truri i gjitarëve të tjerë.”
Në sëmundjë të tilla të trurit si Alzheimeri, prodhimi i proteinave të reja në tru ndalet nga një masë “mbivendosje  e proteinave” apo nga amyloidet. Kjo masë con një një ‘mbi aktivizim’ të mekanizmit natyral mbrojtës që ndalon prodhimin e proteinave të domosdoshme. Pa këto proteina që i mbrojnë, qelizat e trurit vdesin, duke çuar në simptoma të sëmundjeve të tilla si Alzheimer.
Përbëresi i përdorur në studim punon duke frenuar një enzimë, që njihet si PERK dhe luan një rol kyç në aktivizimin e mekanizmit mbrojtës. Tek minjtë me sëmundjen e prionit, ky përbërës kthen proteinat për të mbrojtur qelizat e trurit’ duke ndaluar sëmundjen në fillimet e veta”që nga rrënja”
duke rikthyer sjellje normale dhe duke parandaluar humbjen e kujtesës.
Ndonëse përbëresi ka patur gjithashtu dhe shumë efekte anësore tek minjtë, si humbje të peshës dhe shfaqje të diabetit, të cilat shkaktohen nga dëmtimi i pankreasit, pr. Maluçi thotë se nuk ështe “e pamundur’ për të krijuar një ilaç që e mbron trurin pa patur këto efekte anësore dhe se puna për të arritur këtë ka qënë “shumë premtuese”.
Ky zbulim i rëndësishëm u prit me entuziazëm nga shkencëtarët, ata thonë se kjo është në parim një provë e rëndësishme dhe se kjo do të jetë baza e mundshme që do të mundësojë kurën për Alzheimerin në të adhmen e afërt.
Pr. Roxher Morris, shef i Departamentit të Kimisë në Kolegjin e Mbretit në Londër thotë ” ky është rezultati i parë bindës që një medikament i vogël, nga ai lloj që është bërë ilaç, ndal vdekjen progresive të neuroneve në tru, gjë që ndodh tek ata me sëmundjen e Alzheimerit psh. është e vertetë që ky eksperiment është bërë tek minjtë, jo tek njerëzit dhe se ka kuruar prionin, jo alzheimerin. Megjithatë ka prova të shumta që mënyra se si vdesin neuronet,në të dyja sëmundjet është e ngjashme. Nga vëzhgimet e bëra tek minjtë me prion është provuar saktë mënyra që çojnë në zbutjen e sëmundjes së Alzheimerit tek pacientët.”`1
“Zakonisht duhen dekada që të kalohet nga gjetja e efektshme e medikamentit tek një kavie për të patur ilaçin e efektshëm për njeriun, me përjashtim të atyre rasteve kur është shumë i suksesshëm, ndaj kura për Alzheimerin nuk është dhe aq pranë. Sidoqoftë, pika kritike e studimit që është ndërmarrë nga pr. Maluçi është që një ilaç, i marrë nga goja, mund të ndalë neurodegenerimin e shkaktuar nga amyloidet në tru. graffox/
Unë mendoj se ky zbulim do të gjykohet nga historia si një pikë e rëndësishme kthese në kërkimet e mjekësisë për të kontrolluar dhe për të parandaluar sëmundjen e Alzheimerit.
David Ollsop, profesor i neuroshkencës në Universitetin e Lancaste-it, thotë se studimi ka nxjerrë në pah “rezultate inkurajuese dhe shumë të rëndësishme”, por shton se duhen kërkime të mëtejshme për të mposhtur problemet me efektet anësore dhe për të provuar që kjo do të jetë e efektshme në sëmundje si ajo e Alzheimerit dhe e Parkinsonit.
Në Mbretërinë e Bashkuar janë mbi 800 mijë njerëz që vuajnë nga dementia (çmenduria) dhe sëmundja e Alzheimerit është shkaku kryesor i saj. Numri i njerëzve që mendohet të preken nga kjo është thënë të arrijë në 1 milion në 2021, gjë që paraqet një ngarkesë të madhe për Shërbimin Kombëtar të Shëndetësisë dhe për sistemin e Kujdesit Shëndetësor. Parkinson prek 1 në 500 vetë dhe afro 127 mijë njerëz vuajnë nga kjo.
Dr Erik Karran, drejtor i Kërkimeve për Alzheimerin në Britaninë e Madhe thotë
“Duke patur parasysh njerëzit e prekur nga semundjet neurodegenerative, është e rëndësishme prodhimi i një medikamenti të vetëm me këtë gamë të gjerë përfituesish, por ky medikament është ende në një fazë të hershme. është shumë e rëndësishme që të përsëriten kërkimet dhe të testohen edhe në lloje të tjera të semundjeve neurodegenerative, duke përfshirë këtu dhe Alzheimerin. Alzheimeri është forma më e zakonshme e shfaqjes së dementias , por dhe sëmundjet e tjera që shkaktojnë dementia karakterizohen po nga këto masa të çregullta të mbivendosjes së proteinave në tru.
është për t’u theksuar megjithatë se jo gjithmonë diçka që vepron tek kafshët,ka të njëjtin efekt edhe tek njerëzit dhe se testi përfundimtar për këtë përbërës do të tregojë nëse është i sigurtë dhe i efektshëm tek njerëzit me këto sëmundje.”/graffox

Leave a comment

Filed under Health

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s